GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri

18:12 - 21/01/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Pak javë pas dorëheqjes, Edi Martini rikthehet sërish në krye të Teutës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Martini nuk është më trajneri i Teutës në Superligë. Klubi durrsak ka një akord me Bledar Devollin, trajnerin që orët e fundit dha dorëheqjen nga Liria e Prizrenit në Kosovë.

“Klubi i futbollit Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Gjatë këtij sezoni, Martini ka dhënë kontributin e tij në drejtimin e ekipit. E falënderojmë për punën dhe përkushtimin e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Në ditët në vijim, do të zyrtarizohet trajneri i ri që do të drejtojë ekipin tonë në sfidat e ardhshme”, njofton klubi durrsak.

Edi Martini u ul për herë të pestë në stolin e Teutës më 26 shtator 2023 dhe gjatë kësaj periudhe e ka drejtuar ekipin në 56 takime, me një mesatare prej 1.3 pikësh për ndeshje.

Humbja e fundit 0-2 nga Partizani fundjavën e shkuar në “Niko Dovana” ka rezultuar fatale për trajnerin shkodran që sheh të mbetet i papunë. Kjo ka qenë periudha e pestë për të në krye të stolit durrsak. Për herë të parë ai e drejtoi Teutën në sezonin 2010-11 dhe më pas në sezonet 2019-2021, 2021-22, 2022-23 dhe 2023-2025.

Emri i tij është i lidhur ngushtë me atë të Teutës, pasi në sezonin 2020-21 fitoi Superligën dhe Superkupën, ndërsa një vit më herët kishte fituar Kupën e Shqipërisë.

Martini e lë Teutën në vendin e shtatë me 23 pikë pas 21 ndeshjeve të luajtura këtë sezon në Superligë. Kujtojmë se në pak orë ky është largimi i dytë i trajnerëve nga ekipet e Superligës, pasi të hënë Tirana zyrtarizoi largimin e Gugash Maganit dhe rikthimin e Bledi Shkëmbit.

Etiketa: edi martiniTeuta

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut drejt Italisë, 2 vëllezër në krye të grupit

Trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut drejt Italisë, 2 vëllezër në krye të grupit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26

Policia e Lezhë ka reaguar në një njoftim zyrtar pasi makinës së agjentet të krimeve iu vu tritol. Uniformat blu...

Lexo më shumë
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com