GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Teuta turpërohet në shtëpi nga Sheriff Tiraspol

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Teuta turpërohet në shtëpi nga Sheriff Tiraspol
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teuta ka zhgënjyer sot në Durrës në ndeshjen e raundit të parë eliminator të Champione League ndaj Sheriff Tiraspol, duke u mundur me shifrat 0-4 dhe lënë fare pak shpresa për kualifikimin në raundin e dytë eliminator. Miqtë dominuan kampionët tanë gjatë gjithë ndeshjes.

Menjëherë rivalët moldavë treguan se janë një skuadër shumë e fortë. Ata morën menjëherë kontrollin e lojës dhe i diktuan Teutës ritmin e lojës. Në minutat e para rrezikuan shumë portën e Frashërit, madje gjetën edhe shtyllën.

Por goli nuk do vononte shumë sepse Teuta rezultoi të ishte një skuadër shumë e plogësht në mbrojtje. Në minutën e 14 sulmuesi kryesor Luvannor Henrique gjeti golin, pasi një goditje të kthyer nga portieri Frashëri, aty ku çuditërisht kishte vetëm lojtarë të Sheriff.

Paaftësia e Teutës për të rrezikuar portën kundërshtare vazhdoi bashkë me kaosin në mbrojtje dhe Sheriff mundi të gjejë edhe golin e dytë me të njëjtin autor.

Këtë herë mbrojtësit e Teutës respektuan rregullat e distancimit social prej pandemisë dhe ja bënë autostradë Luvannor, i cili tundi rrjetën në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë, i ndihmuar edhe nga hezitimi i Frashërit.

Edhe në pjesën e dytë Teuta vijoi të tregonte dobësi dhe nuk mundi të gjejë forcë reagimi. Djemtë e Martinit pësuan edhe golin e tretë në minutën e 56. Këtë herë ishte Adama Traore, i cili shënoi një gol shumë të bukur dhe e bëri të pavlefshëm reagimin e Frashërit, duke fiksuar shifrat në 0-3.

Pas golit të tretë Teuta u mundua të krijonte shanse me Seferin dhe Bregun, por pa mundur të rrezikojnë seriozisht portën. Sheriff nuk u mjaftua me kaq sepse në minutën e 89 Frank Castaneda shënoi golin e katërt, duke plotësuar “pokerin”. Mbyllet me fitoren 0-4 të moldavëve kjo ndeshje, duke ja bërë të pamundur Teutës për të kthyer gjithçka në anën e vet në ndeshjen e dytë. Beteja e kthimit luhet në Tiraspol më datë 13 korrik dhe pritet të jetë thjesht formalitet.

Lajme të lidhura

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut
Sport

Ivan Gvozdenović jep dorëheqjen nga Elbasani pas humbjes ndaj Skënderbeut

11:29 - 18/10/26
MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit
Sport

MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit

17:00 - 16/10/26
Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër
Sport

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

16:00 - 16/10/26
Para
Hygerta Sako pozon me bikini, por cila është arsyeja që u përball me kritikat e ndjekësve?

Hygerta Sako pozon me bikini, por cila është arsyeja që u përball me kritikat e ndjekësve?

TË FUNDIT

I vihet zjarri Komisariatit nr. 3 në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë në katin e parë të godinës
Aktualitet

I vihet zjarri Komisariatit nr. 3 në Tiranë, protestuesit hedhin molotovë në katin e parë të godinës

18:23 - 18/10/26

Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur molotovë në katin e parë të godinës së Komisariatit...

Lexo më shumë
Policia qëllon me gurë drejt gazetarëve gjatë protestës

Policia qëllon me gurë drejt gazetarëve gjatë protestës

18:11 - 18/10/26
Tensione në qendër të Tiranës, i merr flakë uniforma një efektivi

Tensione në qendër të Tiranës, i merr flakë uniforma një efektivi

17:56 - 18/10/26
Skena “lufte” në “Sheshin Skënderbej”! Përballje frontale mes protestuesve e policëve, largohen efektivët

Skena “lufte” në “Sheshin Skënderbej”! Përballje frontale mes protestuesve e policëve, largohen efektivët

17:45 - 18/10/26
Përshkallëzohet protesta, protestuesit hedhin molotovë drejt Policisë

Përshkallëzohet protesta, protestuesit hedhin molotovë drejt Policisë

17:39 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com