GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tha se e ka përdhunuar, Peng Shuai, deklarata tronditëse ndaj ish-zëvendëskryeministrit kinez

13:16 - 07/12/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Tha se e ka përdhunuar, Peng Shuai, deklarata tronditëse ndaj ish-zëvendëskryeministrit kinez
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenistja kineze Peng Shuai u zhduk nga rrejtët sociale më 2 nëntor të këtij viti, pasi hodhi akuza ndaj ish-zv.kryeministrit Zhang Gaoli se e kishte përdhunuar. Gjë e cila shqetësoi komunitetin e këtij sporti në të gjithë botën.

Postimi ku tenistja hidhte këto akuza të rënda u fshi menjëherë dhe emri Peng si dhe fjala tenis në Kinë u censurua.

Së fundmi Shuai ka reaguar sërish në rrjetet sociale, ku ka tentuar të shfaq gjendjen e saj emocionale, ndërsa ka shtuar se për fat të keq nuk ka asnjë provë ndaj Zhang Gaoli.

Postimi i Peng Shuai ku rithekson se është përdhunuar nga ish-zv.kryeministri i Kinës:

“Nuk është e lehtë të flasësh, por dua që kjo gjë të mësohet. Deri në çfarë pike jam hipokrite? Rrëfej se nuk jam një vajzë e mirë, madje jam e keqe, një vajzë shumë e keqe. Rreth 3 vite më parë, ish-zv.kryeministri Zhang Gaoli doli në pension dhe i kërkoi doktorit Liu, i qendrës Tianjin Tennis Centre, të kontaktonte me mua për të zhvilluar një ndeshje tenisi, në një hotel në Pekin. Pasi luajta tenis në mëngjes, ti dhe bashkëshortja jote Kang Jie Mi, më dërguat në shtëpinë tuaj. Më pas, ti më dërgove në një dhomë dhe ashtu si në Tianjin, më shumë se 10 vite më parë, më the se doje të bëje seks me mua.

Isha shumë e trembur atë pasdite, nuk prisja të ndodhte një gjë e tillë, me një roje jashtë derës, pasi ishte e pamundur ta bindje bashkëshorten tënde që kishte lejuar që një gjë e tillë të ndodhte. Kishim bërë seks një herë më parë, 7 vite më parë dhe më pas ti ike në Pekin për të marrë pjesë në një mbledhje të Partisë Komuniste. Prej kohësh e kisha groposur atë histori në zemrën time, duke parë se nuk kishte ndërmend të merrje asnjë përgjegjësi. Atëherë, përse erdhe dhe më kërkove sërish, për të më çuar në shtëpinë tënde për të bërë sërish seks?

Nuk kam asnjë provë dhe ishte e pamundur të ruajë asnjë gjurmë nga ajo që ndodhi. Atë pasdite, të thashë JO dhe nisa të qaja. Darkuam me bashkëshorten tënde. Vazhdoje të flisje dhe the shumë gjëra, për të larguar çdo dyshim nga mendja ime. Pas darkës më the se nuk më kishe harruar asnjëherë në ato 7 vite dhe se duhej të isha e sjellshme me ty e kështu me radhë… Më kishte pushtuar paniku. Po, bëmë seks. Që nga ajo ditë nisa sërish të kisha dashuri për ty.

Edhe pse rrezikoj jetën time, dua të them të vërtetën për ty. Mbrëmjen e 30 tetorit 2021 bëmë sherr. Ti më the se do të shkonim në shtëpinë tënde pasditen e 2 nëntorit për të zgjidhur çështjen. Sot në mesditë më more në telefon për të më thënë se je i zënë me punë dhe se do të dëgjohemi herë tjetër. Dhe u zhduke sërish, ashtu si 7 vite më parë. Më the se mes nesh nuk ka asnjë lidhje.

Kisha gjithnjë frikë se mos mbaja me vete ndonjë regjistrues për të mbledhur prova.

Nuk kam asnjë provë, as video dhe as zë të regjistruar, vetëm përvojën reale të jetës time të shkatërruar.

Edhe pse rrezikoj të më zhdukin dhe shtypin si një vezë në një shkëmb, jam e gatshme të them të vërtetën. Do ta mohosh ose do të kalosh në kundërsulm. Unë jam një vajzë që nuk meriton të bëhet nënë. Ti je baba i një djali dhe një vajze. Pas gjithë asaj që bëre në këtë jetë a do të jesh në gjendje t’i shohësh në fytyrë me ndërgjegjen e pastër?”/K.T/Gijtoina.com

Etiketa: peng shuaiperdhunimteniste

Lajme të lidhura

Renditja e Superiores, fitorja me Partizanin e ngjit Vllazninë në krye së bashku me Egnatian
Sport

Renditja e Superiores, fitorja me Partizanin e ngjit Vllazninë në krye së bashku me Egnatian

21:01 - 24/01/26
Surprizë e madhe në Bundesligë, Bayerni pëson në shtëpi humbjen e parë të sezonit
Sport

Surprizë e madhe në Bundesligë, Bayerni pëson në shtëpi humbjen e parë të sezonit

17:59 - 24/01/26
DETAJE/ Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës
Aktualitet

DETAJE/ Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës

14:44 - 24/01/26
Para
Kurti: BE-ja të liberalizojë vizat, Kosova i ka përmbushur standartet

Kurti: BE-ja të liberalizojë vizat, Kosova i ka përmbushur standartet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë
Aktualitet

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë

23:05 - 24/01/26

Tension dhe përplasje fizike kanë shpërthyer në ambientet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku disa deputetë të Partisë Demokratike...

Lexo më shumë
PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital

PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital

22:11 - 24/01/26
Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre

Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre

21:38 - 24/01/26
Policia e Prodës arreston dhe dhunon ‘kryeterroristin’ 10-vjeçar: Më kanë gjuajtur me shpullë…

Policia e Prodës arreston dhe dhunon ‘kryeterroristin’ 10-vjeçar: Më kanë gjuajtur me shpullë…

21:33 - 24/01/26
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

21:15 - 24/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com