GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“The Sun”: Armët e kapura nga SPAK trafikoheshin nga një grup në Tropojë me lidhje në Londër

12:22 - 03/08/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“The Sun”: Armët e kapura nga SPAK trafikoheshin nga një grup në Tropojë me lidhje në Londër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Media britanike “The Sun” ka zbuluar detaje të reja nga operacioni i koduar “INKORPORIMI”, ku Prokuroria e Posaçme (SPAK) goditi një grup kriminal që merrej me trafikimin ndërkombëtar të armëve nga Shqipëria drejt Britanisë.

Policia vuri në pranga shtetasit Adulla Hoxhaj, 44 vjeç, Bojken Turtulli, 21 vjeç dhe Rifat Avdiaj, 62 vjeç, ndërkohë që tre të tjerë janë shpallur në kërkim dhe dyshohet se fshihen në Angli.

Gjatë kontrollit ë ushtruar në banesën e Adulla Hoxhaj, i cili dyshohet se është edhe kreu i grupit kriminal u zbulua një arsenal armësh.

Më konkretisht 25 armë zjarri (24 pistoleta dhe 1 kallashnikov), qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike. Gjithashtu edhe veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptopë dhe 2 thika.

Sipas medias britanike “The Sun”, armët dhe qindra fishekë ishin porosi për bandat shqiptare në Angli, të cilat luftojnë për terrenin e shitjes së drogës dhe zonat e prostitucionit në Londër.

Edhe pse arrestimet u kryen në Tiranë, duket se “epiqendra” e grupit ishte në Tropojë, në veri të Shqipërisë.

“Që nga fundi i viteve 1990, bandat nga Tropoja janë aktivizuar në komunitetet shqiptare në lagjet e Londrës Lindore dhe Juglindore të Woolëich, Stratford dhe Barking. Mafiozët e përfshirë në prostitucion, kontrabandë kokaine dhe ferma kanabisi dyshohet se do të rrisin fuqinë e tyre të zjarrit për të sulmuar rivalët.”-shkruan “The Sun”.

“Grupet kriminale në Shqipëri kanë krijuar një arsenal armësh dhe aksesorësh modernë për të furnizuar bashkëpunëtorët e tyre në MB. Armët janë të siguruara në Turqi dhe tregun ilegal serb dhe mund të ishin përdoren nga kushdo – përfshirë terroristët.” – ka thënë për median britanike profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Hetimet për gotijen e këtij grupi kriminal nisën pas arrestimit të regjistruar më 10 Prill të vitit 2023 ku Policia sekuestroi 8 armë zjarri pistoleta të llojit “Glock” në portin e Durrësit të cilat po transportoheshin nga një furgon me targa angleze.

Furgoni është ndaluar nga policia në vijën e dytë të kontrollit të terminalit të trageteve ku më pas do të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona. Armët ishin ambalazhuar në një kuti kartoni dhe kishin destinacion Anglinë.

Hetimet më pas u morën nga SPAK. Në atë kohë u arrestua drejtuesi i furgonit, i cili do të transportonte armët drejt Britanisë, shtetasi Jetmir Koloshi.

Itinerari i armëve

Gjashtë armë “Glock”, një pistoletë “Browning” dhe një pistoletë “Hel-Star” u zbuluan të fshehura në një tavolinë brenda një furgon me targa të Britanisë së Madhe, së bashku me më shumë se 200 plumba.

Sipas “The Sun”, ishin zyrtarët në portin shqiptar të Durrësit ata që i gjetën armët përmes skanerit, ndërsa destinacioni i tyre ishte një adresë në Luton.

Furgoni, një Mercedes i bardhë i regjistruar në Britani, do të udhëtonte me traget për në portin italian të Ankonës, dy ditë larg me makinë nga Britania e Madhe.

Etiketa: Spaktrafik armesh

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Para
Gëzim Topçiu godet sërish, 750 milionë lekë për asfalt në Maliq, mbi tender valëvitet “Flamuri i kuq”

Gëzim Topçiu godet sërish, 750 milionë lekë për asfalt në Maliq, mbi tender valëvitet “Flamuri i kuq”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com