GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Thellohen përplasjet në PD zyrtare/ Njerëzit e Bashës në Kryesi nuk lejojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Thellohen përplasjet në PD zyrtare/ Njerëzit e Bashës në Kryesi nuk lejojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thellohen përplasjet në fraksionin e PD-së, që konsiderohet si partia e vulës, për shkak se me një vendim Gjykate, iu dha e drejta e logos dhe vulës së përfaqësimit të Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm në PD zyrtare, ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar për vendimin e miratuar me shumicën e votave të Kryesisë lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të këtij fraksioni në 29 korrik.

Referuar burimeve, Bardhi ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar në funksion të zbatimit të statutit të kësaj partie, ku vendimmarrjen përfundimtare e ka ky forum.

Por kërkesa e Bardhit mësohet është kundërshtuar nga të njëjtët anëtarë të kryesisë së PD zyrtare, të cilët të martën në mbrëmje miratuan zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme.

Madje këta anëtarë pretendojnë se procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri ta menaxhojnë vetë, çka duket se do e çojë këtë fraksion përfundimisht drejt ndarjes me grupin e deputetëve që kryesohen nga Gazment Bardhi.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD zyrtare ndodhi edhe përplasja e fortë mes të paktën 4 deputetëve dhe një grupi mbështetësish të Lulzim Bashës, të cilët më pas u etiketuan nga Gazment Bardhi si një grup paramilitar. Këta të fundit krijuan përplasjen me deputetët, duke i sharë dhe fyer ata, pavarësisht se disa orë më pas, vetë Lulzim Basha, deklaroi se dënonte akte të tilla dhune verbale.

Deputeti Dashnor Sula, një prej ligjvënësve që pati përplasjen me grupimin e militantëve, deklaroi se PD nuk vuan për kryetar, por për faktin se nuk ka anëtarë. Madje ai shtoi se kjo pjesë e PD-së nuk ka as Këshillin Kombëtar dhe shumë prej drejtuesve të degëve i janë bashkuar Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha.

Etiketa: BardhiBASHAKeshilli KombetarKryesore1PD

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, krerët e Kosovës bëjnë thirrje për bashkim

145 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, krerët e Kosovës bëjnë thirrje për bashkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com