GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Thellohet borxhi/ Qeveria tërheq 512 milionë euro kredi të huaj për energjinë

08:26 - 31/08/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Thellohet borxhi/ Qeveria tërheq 512 milionë euro kredi të huaj për energjinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga viti 2013 deri në qershor të vitit 2022, qeveria e Shqipërisë ka tërhequr 512.2 milionë euro hua nga tregjet e huaja për financimin e sektorit të energjisë, por në tre dekada ekonomi tregu, vendi mbetet i padiversifikuar në burime dhe me varësi të plotë nga reshjet.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, tërheqjet nga borxhi jashtëm për sektorin e energjisë arritën në fund të qershorit 2022 rreth 1 miliard euro, nga të cilat rreth 500 milionë euro ishin disbursime që u bënë para vitit 2013. Energjia është sektori i dytë pas transportit për nga sasia e borxhit të jashtëm që është marrë kryesisht për reformimin, menaxhim dhe difersifikimin e sektorit.

Pavarësisht se, sektori i energjisë është një përgjegjës i madh për rritjen e borxhit të jashtëm jo të gjitha kreditë kanë arritur qëllimin e synuar, madje disa prej tyre dështuan totalisht.

I tillë është projekti për ndërtimin e një termocentrali të ri në Vlorë. Qeveria shqiptare ka përfunduar së shlyeri borxhin 130 milionë USD që ka marrë për ndërtimin e TEC-it, i cili nuk u vu kurrë në punë, për shkak të një defekti në procesin e ndërtimit.

Saga në të cilën ka kaluar ndërtimi i termocentralit të ri të Vlorës nuk mbaron me dështimin e projektit që kushtoi 130 milionë dollarë, për të kontribuar me 8% në konsumin e energjisë, por me perspektivën e paqartë të rivënies në punë dhe kostot e larta që shoqërojnë procesin.

Qeveria projekton që të shpenzojë edhe miliona euro të tjera për rikualifikimin e TEC-it të Vlorës duke prodhuar energji me gaz.

Financuesi më i madh i sektorit të energjisë në vendin tonë është Banka Botërore, dhe një pjesë e madhe e fondeve kanë shkuar për ndërtimin e linjave të interkoneksionit, rrjetit të brendshëm, dhe reformave në sektor.

Sektori i energjetikës gjithashtu është përdoruesi më i madh i kredisë sovrane nga qeveria. Në vitin 2021, më shumë se 60% e totalit të garancive shtetërore i përkasin sektorit të energjisë, duke reflektuar politikat e qeverisë në drejtim të mbështetjes së sektorit për përmirësimin e performancës financiare, rritjes së eficiencës në kuadër të shpalljes së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike me 2021.

Referuar shifrave zyrtare në fund të vitit 2021, portofoli i borxhit të garantuar vlerësohet në 54.9 miliardë lekë (2.9% e PBB) ose 4.0% e portofolit të borxhit të qeverisjes qendrore.

Garancitë shtetërore janë një formë mbështetjeje që qeveria qendrore jep për institucione të ndryshme varësie në momente të caktuara. Këto garanci janë të shoqëruara me marrëveshje që përcaktojë termat dhe u mundësojnë institucioneve që të kenë akses në marrjen e huave në tregjet e brendshme.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se kompanitë shtetërore kanë dështuar të shlyejnë garancitë sovrane, duke u shndërruar në barrë për buxhetin./MONITOR

Etiketa: borxhiqeveria

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Para
Rasti i 11-vjeçares, Getinjo i bën thirrje Kurtit: Hap shtëpitë publike (FOTO)

Rasti i 11-vjeçares, Getinjo i bën thirrje Kurtit: Hap shtëpitë publike (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com