GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Del audiopërgjimi i gazetarit, tregon çmimet e gjobave?

12:39 - 23/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Del audiopërgjimi i gazetarit, tregon çmimet e gjobave?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një audio përgjim i një gazetari u publikua në mediat e Tiranës gjatë ditës së sotme.  Në audiopërgjim, gazetari Adriatik Doçi tregon se si sulmon zyrtarë, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë dhe ministra, dyshohet për interesat e tij. Doçi tregon se nuk ka rëndësi nëse informacionet janë të sakta apo jo dhe se lajmet i përpunon vetë.

Më pas tregon ndërhyrjet që i bëhen për të hequr shkrimet nga të cilat, përfitues duhet të jetë ai. Pas publikimit të dy audiopërgjimeve, gazetari i dyshuar si gjobëvënës ka pasur debat me gazetarin që ka bërë publik dy audiopërgjimet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Naim Noka, gazetari dhe redaktori i portalit Publiklive, ku janë publikuar audiopërgjimet, shkruan se nuk shantazhohet dhe as frikësohet nga sms-të e Doçit.

“Dy fjalë ‘patllakes gjobëmedia’. Unë në të drejtën time profesionale nuk shantazhohem e frikësohem nga ‘sms’ e tua Adriatik! Më shpejtove botimin e Pjesës Nr 2”, shkruan Noka në rrjetet sociale. Kështu ka lindur një përplasje e fortë mes dy gazetarëve.

Adriatik Doçi më pas ka reaguar, duke u shprehur se nuk shantazhohet, Doçi hedh akuza në drejtim të gazetares që sipas tij ka realizuar audi-çimkën dhe po keqpërdoret nga një person i tretë, të cilin e identifikon pikërisht si Naim Noka.

BISEDA:

Doçi: E kështu kështu funksionon kjo bota e mediave dhe unë befas fillova të kuptoj që kisha një pushtet shumë të fortë.

Një pushtet që të ndihmon të përulen dekanë, pedagogë, drejtorë, ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë.

Pse? Vetëm nga informacioni që ke. Biznes…Deri tek kryeministri.

Gazetarja: Duhen të sakta të gjitha informacionet?

Doçi: S’ka rëndësi, të kesh vetëm një gjë të saktë dhe ti krijon perceptimin.

Gazetarja: I përpunon vetë?

Doçi: Po i përpunon vetë. Unë nxora dje një që çonte punësime në Gjermani. Kush nuk më ka hyrë dje mik për t’ja hequr shkrimin. Unë nuk hyj fare në marrëveshje me atë sepse ai është mashtrues. Jo çdo gjë që bën ti bëj marrëveshje unë se s’ka kuptim pastaj.

Ornela Jaupi dhe Ylli janë dy mashtruesat e punësimit. Ky tani ka hap kompani dhe janë dy vajza por këto s’kanë lidhje, ky është kryesori, del me sheikë, kytani ça s’ka bërë, ia kam rrënuar imazhin, futen njerëzit në Google dhe del foto e këtij. Ky çfarë nuk ka bërë që t’ja heq shkrimin. Unë as nuk e njihja, jam juriste te Ora News, ma hiq të lutem, mos harro këto që folëm bashkë, shihi kur të mundesh. Ka çuar link. Më tha po shikoj artikullin.

E shikon çfarë ndërhyrjesh më bëjnë apo jo? Ja çfarë përgjigje i kthej. Po ta kishe vlla dhe kunat do të ndihmoja. Le kështu ndërhyrje të tjera.

Kisha një dosje njëherë ishte një kryetar gjykate në Elbasan edhe prokuroria ndiqte një grup që shiste drogë, kokainë. Ata ishin shumë të fuqishëm. I kishin lekët me valixhe, ata e kishin korruptuar këtë gjyqtarin. /CNA.al/

VIDEO

Etiketa: audio pergjimigazetari

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Interi i fiksuar pas Kessie, propozon super-shkëmbim me…

Interi i fiksuar pas Kessie, propozon super-shkëmbim me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26

Sqarimi i detajeve të vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela në Elbasan dhe ekzekutimi i Elvis Dedaj në...

Lexo më shumë
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com