GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Thellohet skandali i Flotës, Qeveria dha me koncesion Bazën e Sarandës

20:35 - 19/03/23
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri – Hetimet e SPAK për privatizimin e Bazës Detare të Sarandës janë përqëndruar tek një kontratë qiraje mes Ministrisë së Financave dhe bashkimit të kompanive Kastrati dhe Concord Investment.

Por një muaj para kontratës së qirasë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nënshkruar me të njëjtat kompani një kontratë 35 vjeçare koncesioni për ngritjen e një porti jahtesh dhe shërbimesh në territorin ujor të bazës.
Kontrata e koncesionit është nënshkruar në 23 qershor të vitit 2020. Sipas hartave bashkangjitur kontratës, porti i jahteve praktikisht bllokon daljen e Flotës në det, pasi parashikon ndërtimin e bankinave në të gjithë zonën bregdetare para bazës, sic ilustrohet nga vijezimet e shenuara me blu ne foto.

Edhe pse Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi nën sekuestro preventive territorin tokësor të Bazës Detare me argumentin se dhënia e saj me qira tek privatët ka cënuar operacionalitetin e Flotës, sërish Baza e Sarandës mbetet e paralizuar pasi kontrata e koncesionit për Portin e Jahteve qëndron në fuqi.

Tenderi

Tenderi për dhënien me koncesion të Portit Turistik të Limionit u shpall në 1 gusht të vitit 2019. Pas zhvillimit të procedurës, në 21 tetor 2019 Ministria e Infrastrukturës shpalli fituese të koncesionit ofertën e paraqitur nga kompania Marina Limion, që parashikonte një investim për 11 milionë eurosh për ngritjen e një porti jahtesh dhe shërbimesh në territorin ujor të bazës.

Kontrata është negociuar për gati 1 vit dhe në 23 qershor të vitit 2020 MIE ka nënshkruar me dy kompanitë fituese marrëveshjen e koncesionit. Nuk dihet nëse Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar aprovimin e Ministrisë së Mbrojtjes për ngritjen e një porti turistik në zonën bregdetare të Bazës së Sarandës. Por koncesioni i portit ishte hapi i parë i një plani që parashikonte fshirjen totale të Bazës së Sarandës, pa e nxjerrë më parë nga Plani i Përhapjes.

Një muaj pas firmosjes së kontratës së koncesionit nga Ministria e Infrastrukturës, nje tjetër ministri, ajo e Financave nënshkroi një tjetër kontratë me të njëjtat kompani. Këtë herë për të dhënë me qira afatgjatë territorin tokësor të Bazës për të ndërtuar aty hotele dhe vila. Kontrata e qirasë u kallëzua në SPAK nga ish komandanti i Fkotës. Pas dy vitesh hetime, një javë më parë, me kërkesë të SPAK, Gjykata udhëroi bllokimin e kontratës së qirasë dhe vendosjen e Bazës në sekuestro preventive.

Por edhe pse baza është e sekuestruar, kontrata e koncesionit për Portin e Jahteve është ende aktive. Madje dy ditë pasi Gjykata vendosi në sekuestro bazën, Ministria e Infrastrukturës miratoi rregulloren e funksionimit dhe sigurisë të Portit që do të ndërtohet me koncesion ne territorin ujor të Bazës.
E gjithë qeveria në lojë

Gjatë këtyre ditëve, SPAK ka thirrur për të pyetur një sërë zyrtarësh të lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm për kontratën që dha me qira bazën e Sarandës. Kontrata e lidhur në korrik të vitit 2020 dha me qira afatgjatë 265 mije metër katrorë tokë, përfshirë 40 mije metër të bazës detare, tek dy kompanitë private për ndërtimin e një resorti turistik.

Të gjitha hetimet e SPAK janë përqëndruar tek kjo kontratë qiraje. Por skandali i Bazës është shumë më i gjerë dhe përfshin disa ministri njëherësh. Pasi përpara kontratës së qirasë, që ka bllokoi SPAK, qeveria e kishte dhënë me koncesion të gjithë zonën bregdetare të bazës duke bllokuar daljen e saj në det.

Ligji shqiptar nuk parashikon koncesion për pronat e ushtrisë. Kjo e bën edhe më të nxehtë çështjen e kontratës së koncesionit për ndërtimin e portit të jahteve në territorin bregdetar të bazës. Nuk dihet nëse hetimet e SPAK do të zgjerohen edhe tek kontrata e Ministrisë së Infrastrukturës. Por ajo që dihet është se në privatizimin e bazës së Sarandës janë përfshirë shumë ministri.

Etiketa: flotaqeveria

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Superiorja ndryshon sërish lokomotivë, Partizani rikthehet në krye

Superiorja ndryshon sërish lokomotivë, Partizani rikthehet në krye

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paraqitur rekurs në Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të...

Lexo më shumë
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

I sapo dalë nga bankat e shkollës, 24-vjeçari emërohet zv.drejtor i Portit Durrës (Emri)

14:03 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com