Theodhoro Çami e ka kthyer AKSHI-n si pronë të tijën dhe po sulet t’i rrëmbejë çdo fond deri në qindarkën e fundit. Drejtoresha e Akshit Mirlinda Karcanaj e ka nisur këtë vit me kontratat të nënshkruara me Theodhori Çamin. Vetëm në dy javët e para të janarit i ka dhënë në dorë 100 mln dollarë.
Bëhet fjalë për dy tenderë. Të dy prokurimet kanë si objekt “mirëmbajtjen e paishjeve të zyrës së AKSH-it dhe promovimin e e-Albania. Çami ka fituar përmes firmës të themeluar nga ai “Spot Communication”. E cila supozohet se do të mirëmbaj sistemin dhe kompjuterët e platformës e-Albania.
Dy kontratat me të njëjtin objekt Çami i ka marrë në periudhe 10 ditore.
Njëra prej tyre ishte hapur si garë në fund të dhjetorit 2022 dhe është shpallur fitues kompania “Spot Communication” me datë 5 janar 2023. Dhe pa u vënë akoma mirë në zbatim kjo kontratë, AKSHI i ka dhuruar një tjetër tender firmës së Çamit, me vlerë 71 milionë lekë. Gara për këtë tender është hapur me datë 12 janar dhe AKSHI vetëm në 6 ditë ka mbyllur garën dhe më 18 ka shpallur fituese sërish firmën “Spot Communication”.
Kjo firmë ka si kompani mëmë i mëmë “Le SPOT Group”, në pronësi formale të Mirza Alibegaj. Por, në të vërtetë pas kësaj kompanie qëndron manjati i mediave Theodhoro Çami. Referuar të dhënave të gjetura në QKB nga Gijotina.com vihet re se “Le SPOT Group” me datë 24 janar të vitit 2012 ishte në pronësi të Theodhoro Çamit.
Por i ka “shitur” aksionet te Mirza Alibegaj dhe Vilma Maze. Kjo nuk do të thotë se ai ka hequr plotësisht dorë nga firma. Por, kjo është mënyra që Çami ka gjetur për të mos dalë në pah për aferat që bën dhe të vazhdojë abuzimet me drejtorët e institucioneve publike.
Theodhoro Çamit përpinë fondet
Pak javë më parë Gijotina.com ka denoncuar se si Cami duke u kamufluar pas aktorëve të tjerë vjedh fondet e qytetarëve me tenderë korruptivë. Evidentojmë se “Spot Communication”, vetëm në 3 vitet e fundit ka fituar 1.5 miliardë lekë vetëm nga AKSHI. Pjesa më e madhe e këtyre prokurimeve janë promocion për portalin e-Albania.
Ajo që bie në sy është se ai merr tender që kanë vlerë të mëdha dhe kryesisht nga AKSHI. Pra, dukeysikur kjo kompani është krijuar nga Çami vetëm për të përpirë lekët e AKSH-it. Institucion i cili nuk mbrojti aspak të dhënat e qytetarëve. Por, vazhdon të sulmohet nga hakerat iranianë dhe nuk është marrë asnjë masë.
Së fundmi AKSHI është paditur në SPAK nga ekspertët e IT. Kjo padi është bërë lidhur me hakërimin e të dhënave të shqiptarëve nga hakerat iranianë, teksa sipas Prognit, është vërtetuar tashmë që nuk ka pasur një segregim të serverëve, dhe sipas tij kjo mund të jetë bërë që t’u jepet akses patronazhistëve në mbledhjen e të dhëna
Lexo edhe: Oktapodi i reklamave/ AKSHI i dhuron Theodhoro Çamit 2.7 mln euro
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post