GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Therje, vdekje e aksidente tragjike, çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në Kosovë

08:50 - 07/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Therje, vdekje e aksidente tragjike, çfarë ndodhi në 24 orët e fundit në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dita e djeshme në Kosovë ka shënuar një sërë ngjarjesh të rënda.

Erdin Haxhiu, 30-vjeç, është qytetari nga Podujeva që humbi jetën tragjikisht në Prishtinë. 30-vjeçarin e zuri lisi në lagjen Pejton në kryeqytet si pasojë e stuhive dhe erërave të forta që u zhvilluan pasditën e djeshme në vendin tonë.

Në vendngjarje mori lëndime serioze edhe një grua, e cila u dërgua për trajtim në QKUK.

Rrufeja mbyti një 34-vjeçar në Rahovec dhe në një aksident trafiku në Qyshk të Pejës vdiq një 23-vjeçar, shkruan Gazeta Express.

Kryetari i Podujevës, Shpëjtim Bulliqi, shprehi ngushëllime për vdekjen e të riut Erdin Haxhiu dhe ndër të tjera tha:

“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të bashkëqytetarit tonë, Erdin Haxhiu, i cili ndërroi jetë sot në Prishtinë, ku si pasojë e erërave të forta u rrëzua një lis i cili goditi veturën në të cilën ndodhej tashmë i ndjeri”.

Si pasojë e rrufeve të njëpasnjëshme vdiq një person në Zatriq të Rahovecit.

Në fakt, rrufetë goditën dy persona në Rahovec, ku njëri nga ta vdiq. Viktima ishte një shtetas turk i moshës 34 vjeçar. Personi që e shoqëronte pësoi lëndime dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Rrufeja la pa rrymë edhe shumë qytetarë të Kosovës si dhe veriun e Mitrovicës.

Një 23 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:25 në rrugën Pejë- Prishtinë, konkretisht në fshatin Qyshk.

Sipas komunikatës së Policisë, deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku.

Ndërsa në Kaçanik u ther me thikë një nxënës.

Sipas policisë, bëhet fjalë për viktimën me inicialet A.M, 17-vjeçar, ndërsa i dyshuari është një 16-vjeçar.

Etiketa: aksidentKosove

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
Ish-banorja e “BBV” tregon hapur: Monika manipulon Fifin

Nuse në Dibër? Ish-banorja e “BBVIP” jep përgjigjen e papritur: Duhet të... (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26

- Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Lexo më shumë
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26
Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com