GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Thirrja e dëshpëruar nga Mariupoli: Mijëra civilë të bllokuar

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Thirrja e dëshpëruar nga Mariupoli: Mijëra civilë të bllokuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mijëra civilë kanë mbetur të bllokuar në metalurgjikun e qytetit të Mariupolit, e konsideruar si fortesa e vetme që s’ka rënë në duart e ushtrisë ruse.

Alarmin e ka dhënë komandanti i regjimentit Azov, Denis Prokopenko përmes një postimi në rrjetin e tij social Telegram.

Ai është shprehur se të moshuar, gra e fëmijë, familjarë të tyre dhe civilë të tjerë janë bllokuar në “Azovstal”, fabrika më e madhe në Europë për përpunimin e hekurit dhe çelikut dhe baza e fundit e ushtarëve ukrainas në Mariupol. Ai gjithashtu kërkon hapjen urgjente të korridoreve humanitare për evakuimin e tyre.

“Jam komandanti i regjimentit Azov, Denis Prokopenko. I bëj thirrje liderave të botës. Në këto momente në Mariupol, në “Azovstal” qindra civilë janë duke u strehuar. Mes tyre ka njerëz të të gjitha moshave, gra, fëmijë, familje. Po strehohen në tunele dhe bunkerë. Streha e tyre e vetme është pranë ushtarëve ukrainas, të cilët ende po e mbrojnë qytetin nga pushtuesit rusë.”

Nga ana tjetër, në shkrimin e tij ai shprehet se forcat ruse dhe ato të Donetsk dhe Luhansk po bombardojnë qëllimisht fabrikën dhe po hidhen bomba me rënie të lirë, raketa anti-bunker, të gjitha llojet e artilerisë si nga toka dhe nga deti.

“Forcat ruse dhe ato të Donetsk dhe Luhansk po bombardojnë qëllimisht fabrikën. Po hidhen bomba me rënie të lirë, raketa anti-bunker, të gjitha llojet e artilerisë si nga toka dhe nga deti. Spitalet, kinematë, shkollat janë shkatërruar tashmë, kjo është streha e vetme e këtyre civilëve. Nevojitet hapja e menjëhershme e korridoreve jeshilë për evakuimin e tyre, ushtarëve të plagosur dhe atyre të vrarë.”

Etiketa: LuftaMariupolRusiUkraine

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
I dha “dorën e fundit” Bashës, ja kush është gjyqtari që i rikthehu selinë Berishës

Ish-kryeministri: Basha u thotë njerëzve kini durim, Berisha do arrestohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës
Aktualitet

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26

Një incident ka ndodhur gjatë protestës së studentëve e cila po zhvillohet në Tiranë, ku një efektivi të policisë i...

Lexo më shumë
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com