GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Thirrja e Luçiano Boçit: Inceneratori duhet të fiket menjëherë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Në fjalën e tij në protestë sot, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ka deklaruar se protesta e sotme për të larguar Ramën nuk është betejë politike

Në fjalën e tij në protestë sot, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ka deklaruar se protesta e sotme për të larguar Ramën nuk është betejë politike

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka përsëritur sërish thirrjen e tij për ndërprerjen e punës në inceneratorin e këtij qyteti.

Boçi, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se ndotjes së këtij qyteti, pas metalurgjikut i është shtuar industria e re që falë politikave korruptive.

Mes të tjerash demokrati thekson se qeveria Rama ka “ngulur” në Elbasan një incenerator me planin që ta kthejë qytetin në kosh ndërkombëtar plehrash.

REAGIMI I BOÇIT:

Elbasani e kishte një ndotje historike. Metalurgjiku – me depozitimet nëntokësore të metaleve të rënda dhe me pluhurin e një shkretëtire industriale të mbetur rrënojë – ishte dhe është një kërcënim për shëndetin. Sëmundjet profesionale, gjymtimet e pakthyeshme të mushkërive, talasemia minor e shpërndarë masivisht, trepanocitoza dhe anemia, sëmundjet gjenetike etj., të gjitha flasin për urrejtjen me të cilën sistemi ndëshkoi Elbasanin.

Kësaj ndotjeje historike iu shtua industria e re, e cila falë politikave korruptive dhe zarfit nën dorë (që e paguan ende), kursen energji duke mos ndezur filtrat dhe kështu merr jetë njerëzish. Sot, industria si kërcënim mjedisor – shëndetësor vjen e katërta pas inceneratorit, trafikut dhe ndërtimit.

Përvijues të së njëjtës filozofi të urrejtjes, qeveria Rama nguli në Elbasan një Incenerator me planin që ta kthejë qytetin në kosh ndërkombëtar plehrash – pikë pritjeje të importit të mbeturinave. Inceneratori i Elbasanit ishte Monstrumi i parë i një plani mjedisor makabër. E mira është se e vërteta dalëngadalë po zbardhet. E keqja është se autorët, duke qenë në pushtet, duan të mbrohen duke shtyrë përpara një plan ku Elbasani konsiderohet ekologjikisht i vdekur dhe krejt i pavlerë.

Ndezja e Inceneratorit në kushtet siç është, e bën planin e tyre një realitet. Ata e dinë se inceneratori shpërndan gjerësisht kancer, si me tymin e djegies ashtu edhe me hirin e zjarrit. Ne e marrim këtë kancer nga ajri dhe nga ujërat, por tashmë edhe nga bimët e mbjella në Jagodinë, Kuqan dhe nga fusha më pjellore që kemi. Kur inceneratori ndizet, Elbasani është një krematorium dhe ne jemi të dënuarit e tij. Tani ai është ndezur për fushatë. Dhe ne jemi në një rrezik real për jetën dhe shëndetin!

Paturpësisht, njeriu që vjen t’i fyejë elbasanllinjtë në shtëpinë e tyre, ka guximin që ta ndezë këtë armë të shkatërrimit në masë si shenjë të punës së mirë që ka bërë në shfarosjen e tyre. Në fakt është i njëjti që ka detyruar mbi 30% të popullsisë të ikin nga sytë këmbët, nga Shqipëria dhe nga Elbasani. Logjika e veprimit të tij për shfarosjen e shqiptarëve, në Elbasan është dëshmuar solide. Tani që flasim, po thithim kancer në vend të ajrit, uji që na arrin është i ndotur, ushqimet që blejmë janë “spërkatur” me helmet e inceneratorit – sepse na qeveris një i papërgjegjshëm.

Do të ftoja të gjithë qytetarët e Elbasanit që t’i bashkohen thirrjes sime “FIKE PLEHRËN!” dhe të postojnë në profilin e tyre në mediat sociale këtë foto… Pas zgjedhjeve, flasim. Tani Inceneratori duhet të fiket. Menjëherë!

 

Etiketa: BociinceneratoriKryesore1

Lajme të lidhura

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
Aktualitet

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26
“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë
Aktualitet

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26
Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm
Aktualitet

Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

13:12 - 26/10/26
Para
Motra dhe vëllai dashurohen më njëri-tjetrin dhe lindin dy fëmijë

Motra dhe vëllai dashurohen më njëri-tjetrin dhe lindin dy fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
Aktualitet

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26

Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentore...

Lexo më shumë
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

13:30 - 26/10/26
“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26
Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

13:12 - 26/10/26
“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

12:46 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com