GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Thomas Kunze: Procesi i integrimit europian të Shqipërisë nisi me Berishën! KAS dhe Gjermania do të qëndrojnë në krah të PD-së

11:36 - 23/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Thomas Kunze: Procesi i integrimit europian të Shqipërisë nisi me Berishën! KAS dhe Gjermania do të qëndrojnë në krah të PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thomas Kunze, shefi i Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung, gjatë fjalës së tij në programin e trajnimit për deputetët e rinj të PD, u shpreh se procesi i integrimit europian të Shqipërisë ka nisur gjatë qeverisjes së Sali Berishës, duke theksuar lidhjen e ngushtë të Partisë Demokratike me këtë proces. Ai theksoi se si fondacion, por edhe si përfaqësues të Gjermanisë, do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të PD-së dhe të mbështesin përpjekjet e saj për integrimin në Bashkimin Europian.

Kunze përgëzoi deputetët e rinj të PD-së, vlerësoi kontributin e tyre dhe punën e deputetëve si Tomor Alizoti në arenën ndërkombëtare. Ai rikujtoi se PD është pjesë e familjes Popullore Europiane (EPP) dhe se Fondacioni Konrad Adenauer do të vijojë të mbështesë trajnimin dhe forcimin e kapaciteteve të deputetëve dhe strukturave të partisë për përmbushjen e kritereve të integrimit.

Në përmbyllje, Kunze siguroi se Fondacioni dhe Gjermania do të jenë gjithmonë pranë PD-së në këtë rrugëtim.

“Fondacioni Konrad Adenuer, por edhe Gjermania e përzgjedhin rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së prej shumë vitesh dhe e mbështesin atë. Procesi i Shqipërisë në BE ka filluar kur z.Berisha ka qenë kryeministër, prandaj dhe partia juaj është shumë e lidhur ngushtë me këtë proces. Ne si fondacion e kemi mbështetur me zemër procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si edhe kontributin e Partisë Demokratike dhe deputetëve tuaj gjatë të gjithë procesit. Shikoj, përshembull, disa prej miqve të mi, Tomor Alizotin, i cili bën dhe një punë në rrafsh ndërkombëtar shumë të mirë për t’ia arritur këtij qëllimi.

PD është dhe pjesë e familjes Popullore Europiane, dhe ne e mbështesim shumë trajnimin dhe përmbushjen e kritereve që duhet të bëjë çdo deputet për të qenë i aftë për të kryer detyrën e tij. Prandaj, për çdo gjë që ju do të keni nevojë ne do të jemi këtu, qoftë për deputetët e rinj, por edhe për nevojat që ka partia gjatë këtij procesi”, tha ai.

Etiketa: PDThomas Kunze

Lajme të lidhura

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Para
OSBE/ODIHR reagon për Reformën Zgjedhore: Duhet të jemi në kohë për…

OSBE/ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit: PS përfitoi nga burimet administrative, presion mbi votuesit dhe blerje votash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26

Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal). Pas hekurave...

Lexo më shumë
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com