GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tifozët polakë përdhosën bustin e heroit tonë këmbëtar, policia arreston shqiptarët që reaguan

12:55 - 29/08/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tifozët polakë përdhosën bustin e heroit tonë këmbëtar, policia arreston shqiptarët që reaguan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përfundimit të ndeshjes mes Dinamo City dhe ekipit polak Jagiellonia, e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes tek “Arena Kombëtare”, në afërsi të stadiumit ka ndodhur një incident ku një nga huliganët polakë është dhunuar nga një grup tifozësh shqiptarë.

Personi në fjalë identifikohet si njëri nga tifozët që disa orë më parë u filmua duke përdhosur bustin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në sheshin qendror të Tiranës.

Një grup i tifozëve polakë, kryenin gjeste të turpshme poshtë bustit të Skënderbeut dhe valëvitnin një flamur me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Gjithashtu, qytetarë të shumtë denoncuan se tifozeria e Jagiellonias është e njohur për kore të tipit “Vritini Shqiptarët”, ndërsa janë përshkruar si huliganë radikalë pro-serbë.

Më vonë, autobusi me tifozët polakë u sulmua nga një grup tjetër pranë Rinasit, duke sjellë tensione të shumta dhe praninë e forcave të rendit.

Po ashtu, një episod i turpshëm është regjistruar dje në kryeqytet me tifozët polakë të ekipit Jagiellonia, të cilët përpara syve të qytetarëve kanë “pushtuar” një kioskë në Tiranë dhe kanë grabitur çfarë u ka dalë përpara.

Megjithatë, ajo që ka shkaktuar edhe më shumë zemërim është fakti se policia nuk ka marrë asnjë masë ndaj huliganëve polakë, të cilët përdhosën monumentet kombëtare, shfaqën flamuj ofendues, bënë thirrje raciste dhe dje grabitën kioskat në mes të qytetit. Në vend të kësaj, të vetmit që janë arrestuar janë disa tifozë shqiptarë, të cilët reaguan ndaj provokimeve dhe thirrjeve të rënda kundër shqiptarëve.

Ky standard i dyfishtë i trajtimit të ngjarjeve po shihet nga qytetarët si një padrejtësi e hapur, ku të huajt lejohen të shkelin ligjet dhe dinjitetin kombëtar, ndërsa shqiptarët ndëshkohen sapo reagojnë ndaj tyre.

Arrestohen tifozët që ‘vunë nderin’ në vend, asnjë masë për përdhosësit polakë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: POLAKEPoliciskenderbeu

Lajme të lidhura

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)
Aktualitet

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur
Aktualitet

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Para
“Mendoi se do të jetonte”/ Mes lotësh, vajza e Naun Shundit flet për humbjen e babait: E hëngri kanceri nga brenda…

“Mendoi se do të jetonte”/ Mes lotësh, vajza e Naun Shundit flet për humbjen e babait: E hëngri kanceri nga brenda…

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26

SPAK dyshon se dhënia me koncesion për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës është bërë me shkelje ligjore. Pesë...

Lexo më shumë
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26
Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

Berisha rrëzon verionin e Ramës: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE në vendnumëro

12:46 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com