GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bozdo: 100 milionë euro për “Tigrat“ që nuk punuan, SPAK të sekuestrojë dosjet e këtij korrupsioni

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Qeveria gjen zgjidhjen për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do të konvertohen me gaz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, i ka kërkuar SPAK-ut të veprojë menjëherë për aferën e TEC-eve lundruese, të njohura si “Tigri 1 dhe 3”.

Bozdo denoncoi faktin se ERE ka pezulluar procedurën për rilicencimin e dy TEC-eve, por, pavarësisht kësaj, KESH ka hapur një tender të ri, me vlerë rreth 20 milionë euro, për operimin dhe mirëmbajtjen e tyre për dy vitet e ardhshme, edhe pse ato, sipas tij, nuk kanë punuar asnjë ditë.

“Çfarë prove tjetër pret SPAK-u për të vepruar?”, deklaroi Bozdo, duke kërkuar sekuestrimin e menjëhershëm të të gjithë praktikës shkresore, anulimin e tenderit të ri dhe publikimin e plotë të kontratave të qirasë, të cilat, sipas tij, janë mbajtur të fshehta nën justifikimin e “sekretit tregtar”.

Deklarata

Sot dal përpara jush për të ridenoncuar, nën dritën e fakteve të reja të ndodhura këto ditë, një ndër aferat më të rënda dhe më të mëdha të korrupsionit të ndodhura nën qeverisjen e Partisë Socialiste: aferën e TEC-eve lundruese, “Tigri 1 dhe 3”!

Vetëm pak ditë më parë, më 3 shtator 2026, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) refuzoi rilicencimin e dy TEC-eve, duke pezulluar procedurën! Këto TEC-e kanë operuar, me sa duket, pa leje të vlefshme mjedisore. Zullumi është kaq i madh, saqë as ERE nuk mund të mbyllë sytë.

Në të vërtetë, shoqata dhe aktivistë mjedisorë, si dhe opozita, kanë ngritur shqetësimin e madh mbi faktin se këto anije-TEC ishin jashtë çdo standardi mjedisor dhe se KESH-i i ndizte vetëm natën, që Vlora të mos shikonte blozën që prodhonin!

Sa i ka kushtuar deri më sot kjo aferë shqiptarëve?

Mbi 65 milionë dollarë janë paguar vetëm për qira dhe mirëmbajtje. Mbi 44 milionë dollarë qira dhe mbi 21 milionë dollarë mirëmbajtje. Mbi 65 milionë dollarë të taksave tona kanë shkuar në xhepat e kompanive private, thjesht dhe vetëm që dy anije të qëndrojnë të ankoruara!

Dhe çfarë morën shqiptarët në këmbim? Për një kapacitet të pretenduar prej 110 MW, përgjatë dy viteve të fundit janë prodhuar gjithsej vetëm rreth 109 mijë MWh. Mesatarisht, diku tek dy ditë konsum vjetor. Pra, anijet kanë qëndruar të fikura, por paratë e qirasë kanë vazhduar të rrjedhin lumë.

Sa na kushtoi kjo energji? Plot 163 euro për MWh! Kjo është shifra zyrtare e KESH-it. Ju siguroj se shifra reale, siç do ta argumentoj më poshtë, është shumë më e lartë se kaq. Gjithsesi, për të prodhuar këtë sasi minimale energjie janë djegur mbi 25 mijë tonë karburant të rëndë (HFO), me një kosto karburanti mbi 18 milionë dollarë. Kjo do të thotë se çdo megavat i prodhuar nga këto anije ka kushtuar dyfishin ose trefishin e çmimit me të cilin mund të blihej energjia në tregjet ndërkombëtare.

Pra, përveç 65 milionë dollarëve të shpenzuar, janë shtesë edhe rreth 18 milionë dollarë të tjerë, fakt ky që e rrit koston e dy anijeve-fantazmë në 83 milionë dollarë!

Por korrupsioni dhe makutëria nuk paskan fund!

Këtë vit, KESH-i hapi procedurën për depozitimin dhe ngarkim-shkarkimin e lëndës djegëse, me një vlerë prej rreth 5.3 milionë eurosh. Dhe si u bë kjo procedurë? Me negocim pa njoftim paraprak! Pa garë!

Ligji i prokurimit e lejon këtë procedurë vetëm për raste emergjence ekstreme dhe të paparashikueshme.

Pyes sot publikisht KESH-in dhe ministrin e linjës: Çfarë urgjence të paparashikueshme kishte këtu, kur anijet ndodhen aty që prej vitit 2022?

Asnjë!

Dhe rezultati? Mori pjesë vetëm një kompani, La Petrolifera Italo Albanese, dhe u shpall fituese me 99.95% të fondit limit. Diferenca midis fondit limit dhe çmimit të fituar ishte qesharake, vetëm 260 mijë lekë!

Kjo nuk është garë; ky është pazar i mbyllur në tavolinë.

Dhe nuk mbaron këtu.

Ndërsa ERE bllokon “Tigrat”, KESH-i ka hapur një tjetër tender prej rreth 20 milionë eurosh për operimin dhe mirëmbajtjen e “Tigrave” për dy vitet e ardhshme.

Pra, fatura totale po shkon rreth 100 milionë euro!

Kjo është kostoja e tmerrshme që i paguajmë çdo ditë korrupsionit të kësaj qeverie, babëzisë së saj dhe makutërisë së saj!

Denoncimeve të opozitës mbi këtë aferë megakorruptive, në dritë të diellit, Prokuroria e Posaçme SPAK i është përgjigjur deri tani me heshtje dhe mosveprim. Faktet janë aty, të depozituara; provat janë në mes të sheshit.

Blerja e TEC-eve është realizuar kundër interesit publik dhe interesit të sektorit të energjisë elektrike. Kostot janë shumë të mëdha, të papërballueshme.

Nga ana tjetër, drejtuesja aktuale e KESH-it shpërdoron detyrën duke refuzuar të bëjë publike kontratat e qirasë së këtyre objekteve, nën pretekstin e sekretit tregtar! Sepse çdo kërkesë e deputetëve të Partisë Demokratike për transparencë të kontratave refuzohet, duke u justifikuar me sekretin tregtar!

Për këtë aferë, me kaq shumë denoncime nga opozita dhe nga shoqëria civile, ka vetëm një zgjidhje: përgjegjësit përpara ligjit.

Për këtë, SPAK-u duhet të veprojë menjëherë, sepse faktet janë sheshit:

Kemi rreth 100 milionë euro në këmbim të asgjëje;

Kemi procedura pa garë, me 99.9% të fondit limit;

Kemi shkelje flagrante të rregullave mjedisore, deri në pezullim licence;

Kemi dëm financiar marramendës të drejtpërdrejtë ndaj korporatës publike dhe xhepave të shqiptarëve.

Çfarë prove tjetër pret SPAK-u për të vepruar?

A duhet të presë që paratë të avullojnë plotësisht dhe kontratat të skadojnë?

Heshtja e SPAK-ut përballë kësaj afere po kthehet në një amnisti të pafalshme për nivelet më të larta politike të kësaj qeverie. Kur vidhen shqiptarët në dritë të diellit dhe dosjet flenë në sirtarët e prokurorëve, kjo nuk është më drejtësi, por padrejtësi!

Ne i kërkojmë SPAK-ut të zgjohet nga letargjia dhe të sekuestrojë menjëherë të gjithë praktikën shkresore, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deri te KESH-i.

Kërkojmë anulimin e menjëhershëm të tenderit të ri prej 20 milionë eurosh për dy anije që as nuk lejohen të punojnë ligjërisht.

Dhe kërkojmë publikimin e plotë dhe të menjëhershëm të çdo kontrate të fshehur pas termit mashtrues të “sekretit tregtar”.

Paratë e shqiptarëve nuk janë pronë e askujt. Çdo zyrtar, nga më i thjeshti deri te ministrja dhe kryeministri që ideuan këtë skemë grabitqare, herët a vonë do të japë llogari para ligjit.

Etiketa: Kryesore1milionatigrat

Lajme të lidhura

Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve: Merrni audiopërgjimet e  Ahmetajt dhe hetoni
Aktualitet

Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve: Merrni audiopërgjimet e Ahmetajt dhe hetoni

11:35 - 10/09/26
Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti i Helsinkit i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së
Aktualitet

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
Para
Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra

Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve: Merrni audiopërgjimet e  Ahmetajt dhe hetoni
Aktualitet

Qytetarët protestë para SPAK, thirrje prokurorëve: Merrni audiopërgjimet e Ahmetajt dhe hetoni

11:35 - 10/09/26

Një protestë po zhvillohet para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ku qytetarë janë mbledhur pas deklaratave të fundit të ish-zëvendëskryeministrit...

Lexo më shumë
Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra

Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra

11:03 - 10/09/26
Qeveria gjen zgjidhjen për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do të konvertohen me gaz

Bozdo: 100 milionë euro për “Tigrat“ që nuk punuan, SPAK të sekuestrojë dosjet e këtij korrupsioni

10:59 - 10/09/26
Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti i Helsinkit i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com