GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

TikTok merr masa për minorenët që përdorin këtë rrjet social

në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjike/ Bie nga parashuta, vdes në moshën 21-vjeçare ylli Tik Tokut (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e Mërkurë kompania TikTok njoftoi se çdo përdoruesi nën 18 vjeç do ti kufizohet aksesi në vetëm 1 orë në ditë në ekran dhe konsiderohet si një prej lëvizjeve më agresive nga një kompani e rrjeteve sociale për të parandaluar varësinë tek adoleshentët.

Përdoruesit adoleshentë të TikTok mund të çaktivizojnë këtë funksion i cili është aktive automatikisht. Mendohet që të nxisë një jetë më të shëndetshme online tek të rinjtë duke ju kërkuar të kufizojnë kohën që shpenzojnë përpara ekraneve.

Nëse limiti 60-minuta arrihet, përdoruesve do tu kërkohet të vendosin fjalëkalimin për t’ju kujtuar vendimin nëse duan të vijojnë të shohin video përmes aplikacionit apo jo.

Lëvizja vjen pasi TikTok dhe platformat e tjera të medias sociale janë përballë me kritike lidhur me impaktin që kanë mbi përdoruesit e rinj. TikTok gjithashtu përballet me presion nga Washingtoni për çështjet e sigurisë dhe shqetësimet për lidhje të ngushta mes kompanisë mëmë Bytedance dhe qeverisë Kineze.

Vendimi më dramatik do të ishte ndalimi i përdorimit të TikTok plotësisht në SHBA.

Corman Keenan, shefja e besimit dhe sigurisë pranë TikTok, tha se kompania është konsultuar me hulumtues dhe ekspertë nga Laboratori i Mirëqenies Dixhitale në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit për të vendosur limitet kohe të përdorimit për adoleshentët.

Keenan shtoi se nëse një adoleshent vendos të çaktivizojë limitin e vendosur dhe shpenzon më shumë se 100 minuta në ditë në TikTok, do tu kërkohet të vendosin vetë një limit kohor. “Në muajin tonë të parë të testimit, kjo qasje rriti përdorimin e mjeteve për menaxhimin e kohës me 234%,” shkruante Keenan.

Gjithashtu tha se disa përditësime po vinë në funksionalitetin Family Pairing të kontrollit prindëror ku çdo prind mund të lidhë llogarinë e tij TikTok me llogarinë e fëmijës së tyre për të aplikuar kontrolle. Prindërit mund të aplikojnë filtra mbi videot me emërtime dhe hashtage që nuk duan të shfaqen në kohështrirjen e TikTok të fëmijëve, të vendosin një limit ditor përdorimi apo të aplikojnë kufizime mbi njoftimet që shfaqen.

Platforma të tjera si Instagram dhe TikTok kanë ofruar mjete të ngjashme të kontrollit prindëror që inkurajojë të rinjtë të vendosin limite dhe të menaxhojnë kohën në rrjetet social.

pcworld

Etiketa: tiktok

Lajme të lidhura

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Botë

OKB jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: Teknologjia po ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kontrolluar

19:31 - 01/07/26
WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues
Breaking Views

WhatsApp prezanton funksionin e ri, komunikim pa numër telefoni për miliarda përdorues

16:38 - 01/07/26
Para
Nëna rreh të bijën në Korçë, ndërhyn policia

Detaje të rënda nga vrasja e 31-vjeçares në Kamëz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26

Cristiano Ronaldo ka njoftuar largimin nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë, pas konferencës për shtyp të trajnerit dhe një bisede...

Lexo më shumë
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com