GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

TikTok, rrugaçi i lagjes

08:00 - 22/12/24
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
TikTok, rrugaçi i lagjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Pas 11 vitesh në qeverisje Kryeministri më në fund ka identifikuar burimin e të gjitha problemeve: TikTok! Ky është rrugaçi i lagjes që ka marrë në qafë brezin e ri duke e futur në rrugë të keqe.
Ky rrugaç digjital, bën që fëmijët të harrojnë që në klasë nuk ka ngrohje, që librat shkollorë janë aq të vjetër sa vetë vjetërsia.
Por me propozim nga poshtë dhe miratim nga lart, TikTok-u do të ndalohet për një vit, dhe kështu Shqipëria shpëton nga ky rrugaç virtual që qeveria e ka marrë më seriozisht se korrupsionin, papunësinë, emigrimin, apo varfërinë. Madje e ka marrë më seriozisht se vetë SPAK-un.
“Rrugaçi i lagjes” është shndërruar tashmë në armikun ideal. Kur një adoleshent përleshet me shokun e tij në shkollë apo jashtë saj, fajin e ka TikTok. Kur dalim të fundit në renditjen e PISAs- faji është i rrugaçit digjital. Kur taksat rriten, kur qytetarët ikin masivisht nga vendi dhe kur rrugët mbeten rrugëve prej 10 vitesh sabotator nuk është më gjeologjia, por TikTok-u.
Por çfarë do të ndodhë me lagjen kur rrugaçi të largohet për një vit riedukim? A do të kthehen nxënësit te libri, te leximi i veprave të Migjenit?
A ka garanci se pasi të përzëmë rrugaçin nga lagjia, të rinjtë nuk do të shoqërohen me “rrugaçë” të tjerë si: Instagram-it, Snapchat-it, X-i, ose, mediave on line ku nuk i bëhet fresk qeverisë? A do të nisim konsultë tjetër për të bllokuar rrugaçin e radhës? Në fund të fundit, fëmija është gjeni dhe do ta gjejë mënyrën për të sfiduar. Po sikur, largqoftë, të përdorin VPN dhe të vijojnë miqësinë me rrugaçin? Fruti i ndaluar shijon më shumë apo jo?
Po a është rrugaçi problemi?
A zgjidhet problemi i shpërdorimit të fondeve publike me zbimin e rrugaçit? A zgjidhet problemi i ndotjes së mjedisit apo i trafikut të tmerrshëm?
Po sikur në vend të rrugaçit virtual të merremi më seriozisht me rrugaçët që ndajnë tendera publikë si të ishin ballokume Elbasani?
Mbase kryeministri ka të drejtë: TikTok është rrugaçi i lagjes. Por në botën virtuale ka plot rrugaçë. Merr dot masë ndaj të gjithëve?
Dhe nëse rrugaçi largohet për një vit, a do merremi me problemet e vërteta të lagjes?
Apo do të shpikim një tjetër rrugaç për t’i përcjellë faturat e radhës? Për shembull pse të mos mbyllim Netflix sepse shqiptarët po humbin orë të çmuara në vend që të shohin sukseset e reformave në televizionet e qeverisë.
Problemet e TikTok nuk janë ekskluzive të tij. Dhe zgjidhja nuk është e lehtë, nuk është me një të rënë sopate…
Në fund të fundit, në një lagje me shumë halle, ndoshta rrugaçi nuk është problemi, por pasqyra e kaosit ku jemi futur dhe që ne vetë kemi krijuar.
Etiketa: rrugacTik tok

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Oleksandr Usyk mbetet “mbret” i boksit,  mposht për herë të dytë Tyson Fury

Oleksandr Usyk mbetet “mbret” i boksit, mposht për herë të dytë Tyson Fury

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com