GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tirana me fat, kalon në 1/4 e Kupës së Shqipërisë

16:53 - 06/03/24
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Tirana me fat, kalon në 1/4 e Kupës së Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tiranës i ka buzëqeshur fati teksa kaloi në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Bardheblutë kaluan ndaj Teutës nga pika e penalltive, ndërsa ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

Teuta fitoi një 11-metërsh në minutën e 25-të pas gjuajtjes së Dajës, që u ndal me dorë nga Përgjoni. Ekzekutimin nga pika e bardhë e mori përsipër Peposhi, i cili nuk gaboi, 0-1.

Pjesa e dytë nis me dy traversa, një e goditur nga Hoxhallari i Tiranës e tjetra nga Daci i Teutës.

Në të 73-tën kryesori do të vërshëllente për 11-metërsh në favor të Tiranës, por prekja me krah e topit nga Gjini, pas verifikimit të pamjeve nga gjyqtari në monitorin e VAR-it, u konsiderua e rregullt.

Gjithsesi, goli i Tiranës do të vinte në limitet e kohës së rregullt nga Latifi, që shfrytëzoi një top të kthyer me dorë, jashtë zonës madje, nga portieri i Teutës, duke e dërguar topin në rrjetë.

Rastet nuk munguan as në kohën shtesë, por rezultati mbeti i pandryshuar, 1-1.

Në “ruletën” e penalltive emocionet ishin të mëdha, pasi vetëm pas goditjes së 14-të, të cilën e humbi Jazxhi, nisi festa bardheblu. U gjuajtën shtatë seri, teksa në serinë e tretë dështuan si Jonuzi i Tiranës dhe Kotobelli i Teutës, derisa erdhi momenti kur në serinë e shtatë dështoi Jazxhi.

Goditjet e penalltive:

Tirana Teuta

Latifi + Kruja +

Mici + Gjini +

Jonuzi – Kotobelli –

Përgjoni + Beqja +

Lulaj + Peposhi +

Nikqi + Arifi +

Haxhiu + Jazxhi –

Top Channel

Etiketa: kupa e shqiperiseTeutaTirana

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Del nga BB VIP3 dhe përfundon te Trauma, ç’ndodhi me Meritonin

Del nga BB VIP3 dhe përfundon te Trauma, ç'ndodhi me Meritonin

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com