GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Tirana mund sërish Skënderbeun, përcaktohen skuadrat që shkojnë në play off

22:30 - 29/03/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana mund sërish Skënderbeun, përcaktohen skuadrat që shkojnë në play off
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas triumfit në finalen e Kupës së Shqipërisë dy javë më parë, Tirana përsërit të njëjtën rezultat në Korçë, duke mundur 3-2 Skënderbeun. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 14-të dhe të fundit të sezonit të rregullt të Superligës në volejboll për femra.

Një ndeshje me emocione dhe rivalitet, ku volejbollistet vendase kaluan dy herë në epërsi, por gjithnjë u arritën nga bardheblutë (28-30, 25-15, 20-25, 25-17, 15-13). Një fitore për statistikë, pasi korcaret e kanë siguruar vendin e parë e Tirana të dytin, duke avancuar në gjysmëfinale.

Në vendin e tretë qëndron Partizani edhe pse u mund sot pasdite 3-0 nga Pogradeci (25-19, 25-20, 25-17). Një ndeshje e komanduar nga liqenoret në të trija setet, ndërsa kryeqytetaset duket se mendonin më shumë për fazën play off, ku janë kualifikuar të dyja skuadrat.

Në kryeqytet, fitore surprizë arriti Barleti Volley, që mundi 3-2 Teutën (21-25, 25-19, 21-25, 25-18, 15-9). Një fitore që nuk ndryshon fatin e skuadrës barletase, që zbret në Kategorinë e Parë sezonin tjetër. Ndërsa për Teutën, kjo pikë e fituar e mban në zonën para-play off.

Fitore për statistikë korri Vllaznia, që mundi 3-1 Dinamon në Shkodër, duke mos vijuar dot më tej garën për titull (20-25, 25-23, 25-21, 25-20). Shkodranet janë në vendin e parafundit dhe do të luajnë në play out me skuadrën e renditur e dyta në Kategorinë e Parë.

Superliga-Femra, java e 14-të

Vllaznia – Dinamo, 3-1

Skënderbeu – Tirana, 2-3

Barleti Volley – Teuta, 3-2

Pogradeci – Partizani, 3-0

Renditja: Skënderbeu 38 pikë, Tirana 35 pikë, Partizani 28 pikë, Pogradeci 15 pikë, Dinamo 15 pikë, Teuta 15 pikë, Vllaznia 14 pikë, Barleti Volley 5 pikë.

Para-Play off

Partizani – Teuta

Pogradeci – Dinamo

Lajme të lidhura

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të
Breaking Views

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të

08:00 - 11/03/26
Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht
Breaking Views

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26
Para
Barcelona i “prish” planet Realit, futet fuqishëm në garë për yllin e ri të mbrojtjes! Sakrificë e fortë nga katalanasit

Barcelona i “prish” planet Realit, futet fuqishëm në garë për yllin e ri të mbrojtjes! Sakrificë e fortë nga katalanasit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26

Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një sfidë për bizneset shqiptare. Vetëm disa orë më parë inspektorët e AKU Tiranë kanë...

Lexo më shumë
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com