GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Tirana vjen erë korrupsion”/ Vijon protesta për arrestimin dhe dorëheqjen e Veliajt

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dorëheqje dhe arrestim, qytetarët duan ‘kokën’ e “hajdutit Veliaj”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita zhvilloi sot protestën e 33-të përpara bashkisë së Tiranës. Protestuesit bënë thirrje për dorëheqje të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe arrestimin e tij, duke e akuzuar atë se është i përfshirë në korrupsion.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi hodhi akuza dhe në drejtim të SPAK, duke e konsideruar një institucion partiak, që vepron me urdhër nga qeverisja. “Dumani ka një mision, që të burgosë liderin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pa prova, pa fakte, pa dëshmi, sepse ai ka mision të burgosi Liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishën, pa fakte, pa prova, pa dëshmi, sepse qëllimi i tij është të asgjësojë opozitën”, tha Blushi.

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu tha se “luftojmë për të mbrojtur vlerat dhe parimet që na karakterizojnë si popull. Dhe Erion Veliaj dhe Edi Rama janë kërcënuesit kryesorë të atyre parimeve. Ne qoftë se duam të dimë se çfarë është të jesh proamerikan është të luftosh dhe të votosh për parimet demokratike, njësoj siç bënë në Amerikë të bëjmë edhe ne këtu”.

Dorian Teliti nga PD akuzoi për korrupsion galopant treshen Rama-Veliaj-Balluku dhe u shpreh se “kjo gjë duhet të shkojë drejt fundit, duhet të veprojmë me çdo mjet, mosbindja civile duhet të udhëheqë çdo protestë, sepse ndonëse ne flasim (me të drejtën e zotit e me fakte), ata që janë ende në krye të punës Rama-Veliaj-Balluku vazhdojnë të bëjnë kërdinë”.

Këshilltarja e djathtë Ilda Zhulali theksoi se “era me rëndë e Tiranës sot është era e korrupsionit dhe vjedhjes”. “Ne do të qëndrojmë këtu deri sa ta pastrojmë Tiranën dhe ta pastrojmë Shqipërinë nga era e korrupsionit vjedhjes dhe Krimit”, tha ajo.

Në përfundim të tubimit që zgjati gati 40 minuta, protestuesit qëlluan godinën e bashkisë së Tiranës me sapun. “Ky institucion është plot me pisllëk. Prandaj kemi sjellë disa sapunë që ti marrë Erion Veliaj dhe të lahet me to. Le ti marrë se do ti duhen edhe për tek burgu 313 ku do të shkojë. Nëse ndonjë polic është palë me të, le ti marrë dhe të ja çojë edhe Ilir Prodës, sepse edhe ai shumë shpejt do të shkojë tek 313-a”, tha Adriana Kalaja, nga Aleanca për Teatrin, ndërsa u njoftua se protestat përpara bashkisë do të vijojnë.

Prej disa kohësh, opozita proteston përpara bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit si dhe kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ky i fundit cilësohet nga opozita si koka e bandës së drejtorëve hajdutë të arrestuar për aferën  njohur si “5D” si dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.

Gjithsesi, pavarësisht indiceve dhe provave për të dyja çështjet, SPAK nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj Veliajt.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1proteste

Lajme të lidhura

Endri Haxhiu, krahu i djathtë i Gonxhes, në tavolinë me Bekim Bulicën e “Principotes” ku u vra turisti portugez
Aktualitet

Endri Haxhiu, krahu i djathtë i Gonxhes, në tavolinë me Bekim Bulicën e “Principotes” ku u vra turisti portugez

16:42 - 19/08/26
Përplasen dy skafe pranë Lumit të Shalës, dyshohet se 8 persona kanë mbetur të plagosur
Aktualitet

Përplasen dy skafe pranë Lumit të Shalës, dyshohet se 8 persona kanë mbetur të plagosur

16:14 - 19/08/26
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra janë aktive, 2 nën monitorim
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra janë aktive, 2 nën monitorim

15:49 - 19/08/26
Para
A do t’i hiqet ‘non grata’ pas fitores së Trump? Berisha: Kam besim të plotë që…

A do t’i hiqet ‘non grata’ pas fitores së Trump? Berisha: Kam besim të plotë që…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Endri Haxhiu, krahu i djathtë i Gonxhes, në tavolinë me Bekim Bulicën e “Principotes” ku u vra turisti portugez
Aktualitet

Endri Haxhiu, krahu i djathtë i Gonxhes, në tavolinë me Bekim Bulicën e “Principotes” ku u vra turisti portugez

16:42 - 19/08/26

Vetëm pak orë pasi një turist portugez 20-vjeçar humbi jetën nga dhuna e ushtruar prej njerëzve të sigurisë së një...

Lexo më shumë
Përplasen dy skafe pranë Lumit të Shalës, dyshohet se 8 persona kanë mbetur të plagosur

Përplasen dy skafe pranë Lumit të Shalës, dyshohet se 8 persona kanë mbetur të plagosur

16:14 - 19/08/26
Musiala humb ndjenjat për herë të dytë, neurologu gjerman ngre dyshimet për epilepsi

Musiala humb ndjenjat për herë të dytë, neurologu gjerman ngre dyshimet për epilepsi

16:09 - 19/08/26
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra janë aktive, 2 nën monitorim

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra janë aktive, 2 nën monitorim

15:49 - 19/08/26
Trump pezullon tarifat drastike ndaj Kanadasë: Kemi arritur një marrëveshje

Trump pezullon tarifat drastike ndaj Kanadasë: Kemi arritur një marrëveshje

15:28 - 19/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com