GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tirana i merr Rinasin dhe disa fshatra Krujës, Këshilli i bashkiak jep pëlqimin për ‘Territorialen’

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Tirana i merr Rinasin dhe disa fshatra Krujës, Këshilli i bashkiak jep pëlqimin për ‘Territorialen’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit është diskutuar për propozimin e PS për ndarjen e re territoriale, ku parashikohet që Rinasi (aktualisht pjesë e Bashkisë Krujë), Bërxulla e Domja (pjesë e Bashkisë Vorë) t’i bashkohen Tiranës.

Në përfundim të diskutimeve u miratua relacioni që do i dërgohet Kuvendit, ku këshilltarët bashkiakë u shprehën në shumicë pro propozimit të PS për Reformën Terrotoriale.

“Projektvendimi për shprehjen e pëlqimit për propozimin për Bashkinë Tiranë sipas projektligjit për ndarjen administrativo-territoriale”, është miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës me votat e mazhorancës.

Por mbledhja u shoqërua me debate të forta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. PD pretendoi se mazhoranca po e minimizon procesin.

Këshilltarja bashkiake e PD-së, Ilda Zhulali, tha gjatë fjalës së saj se relacioni ka rëndësi kombëtare dhe duhet të kishte epërsi ndaj çdo lloj akti tjetër.

“Tani unë nuk e di a e kuptoni juve, se çfarë rëndësie ka kjo pika 11 e rendit të ditës. Se nuk është pika 11. Këtu diskutohet se çfarë do ndodhë minimalisht 10 vitet e ardhshme, me këtë vend dhe qeverisjen vendore. Minimalisht një dokument që ka përmasa kombëtare, lere më pastaj lokale, që duhet të kishte epërsi mbi çdo lloj akti tjetër dhe që duhet të kalonte në një seancë të posaçme, enkas dhe të diskutohej në brendësi se çfarë propozimi na ka sjellë qeveria, ju e trajtoni ‘çështja 11 e rendit të ditës’. Ky nuk është një akt që na vjen nga zoti Zeneli. Nuk është ai autor i këtij akti. E para, çdo akt relatohet nga ai që është përgjegjës për aktin. Ai nuk është autori i aktit, nuk mban përgjegjësi për aktin dhe nuk mund të na relatojë aktin. Kush nga ju këtu do të marrë përgjegjësi politike e ligjore për këtë akt që na keni sjellë për të miratuar? Pra gjëja është që ju e minimizoni dhe shëmtoni një nga aktet më të rëndësishme që është Reforma Territoriale, që ka rëndësi kombëtare dhe jo lokale”, tha mes të tjerash Zhulali.

Ndërkohë nga ana tjetër, sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Behar Zeneli, tha se relacioni i ardhur nga Kuvendi, ka për qëllim thjeshtë ‘marrjen e mendimit’ nga anëtarët e Këshillit, për propozimin e PS për ndarjen e re territoriale. Sipas Zenelit, relacioni nuk është vendimmarrës.

“Ky relacion i ka ardhur Këshillit Bashkiak nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ne e kemi përcjellë këtë thjeshtë për mendim. Relacioni nuk është vendimmarrës për gjëra të tjera, sesi do funksionojë Bashkia Tiranë në të ardhmen. Është thjeshtë për mendim, nëse Këshilli Bashkiak do shprehet po apo jo marrjes së këtyre tre strukturave që janë territoret për krijimin e një strukture të re që janë Rinasi, Bërxulla dhe Domja. Ky është mendimi që do të japë Këshilli. Kjo është një procedurë që e ka bërë Kuvendi. Hartë është vetëm”, tha mes të tjerash Zeneli.

Por menjëherë pas fjalës së Zenelit, anëtarja demokrate e Këshillit Bashkiak, Ilda Zhulali, tha se Reforma Territoriale nuk është ‘lojë me harta’.

Zhulali tha se ‘është e turprshme’ që çështja për ndarjen e re territoriale ‘zvogëlohet në përmasa të tilla. Ajo theksoi se reforma territoriale e propozuar nga PS, e ‘ha demokracinë’ dhe zërin e qytetarëve.

“Zoti Zeneli, kjo nuk është një lojë me harta. A do marrim Rinasin dhe Bërxullën ne. Marrim një shkop magjik, e zgjasim sa të na hajë krahu dhe po diskutokemi ne këtu. Të marrim Bërxullën, Rinasin dhe ku e di unë se çfarë. Nuk është ky diskutimi. Diskutimi këtu është krejt tjetër. Dhe është e turpshme që kjo zvogëlohet në këtë përmasë që i jepni ju. Nuk e di se çfarë i thotë vetes ky organ këtu, është Këshill apo çfarë është. Kjo reformë siç është propozuar, e ha demokracinë. Ha zërin e banorit të Shëngjergjit, që s’di kujt t’i drejtohet. Ha zërin e familjes në Priskë që i merr shtëpia flakë dhe s’gjen askënd përgjegjës dhe ha zërin e këtij Këshilli që përjashtohet nga vendimi më i rëndësishëm për Qeverisjen vendore. Prandaj ne do të votojmë kundë këtij propozimi të Qeverisë”, tha mes të tjerash Zhulali.

Pas Zhulalit, edhe këshilltari tjetër demokrat, Dorjan Teliti, duke iu përgjigjur Zenelit, tha se relacioni nuk është thjeshtë për ‘dhënie mendimi’, por sipas tij, ligji parashikon se relacioni është një vendim që do të përfshihet në raportin përfundimtar të procesit për Territorialen.

“E mori fjalën sekretari dhe tha ‘kërkohet një mendim tha, jo gjë zyrtare’. Ndërkohë projektvendimi që na ka ardhur edhe nga vetë sekretari thotë ‘përfshirje në raportin përfundimtar të procesit të këtij vendimi dhe mendimin e pakicës’. Duke qenë se ne pakica e kemi një mendim ndryshe nga ne shumica, duam të dimë se çfarë procedure do të ndjekim sot, në mënyrë që edhe mendimi i juaj, edhe mendimi i jonë, të reflektohen në këtë vendim që na ka sjellë sekretari i Këshillit me firmën tuaj. Kaq është”, tha mes të tjerash Teliti.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1territoriale

Lajme të lidhura

“Një kapitull i ri fillon në Shqipëri”, Ambasadori Wendt nis detyrën, ceremonia në ambasadë
Breaking Views

“Një kapitull i ri fillon në Shqipëri”, Ambasadori Wendt nis detyrën, ceremonia në ambasadë

19:12 - 29/09/26
Parulla pikante në ditën e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person
Breaking Views

Parulla pikante në ditën e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person

19:01 - 29/09/26
Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana i merr Rinasin dhe disa fshatra Krujës, Këshilli i bashkiak jep pëlqimin për ‘Territorialen’
Breaking Views

Tirana i merr Rinasin dhe disa fshatra Krujës, Këshilli i bashkiak jep pëlqimin për ‘Territorialen’

19:25 - 29/09/26

Në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit është diskutuar për propozimin e PS për ndarjen e re territoriale, ku parashikohet që Rinasi...

Lexo më shumë
“Një kapitull i ri fillon në Shqipëri”, Ambasadori Wendt nis detyrën, ceremonia në ambasadë

“Një kapitull i ri fillon në Shqipëri”, Ambasadori Wendt nis detyrën, ceremonia në ambasadë

19:12 - 29/09/26
Parulla pikante në ditën e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person

Parulla pikante në ditën e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person

19:01 - 29/09/26
Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n

Plas sërish për shkak të Infantinos, FIFA akuzon UEFA-n

17:10 - 29/09/26
Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com