GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tiranë/ Fëmija 12 vjeç ndërron jetë në QSUT, familjarët akuza bluzave të bardha për neglizhencë

14:48 - 08/01/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Tiranë/ Fëmija 12 vjeç ndërron jetë në QSUT, familjarët akuza bluzave të bardha për neglizhencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 12-vjeçar nga fshati Poceste i bashkisë së Maliqit ka humbur jetën orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Lajmi është bërë me dije nga drejtoria e shkollës 9-vjeçare në Vashtemi, ku i mituri ishte nxënës i klasës së 7-të.

Burime pranë shkollës thanë se ka dyshime që 12-vjeçari të ketë humbur jetën për probleme kardiake, por pritet ekspertiza ligjore për përcaktimin e vdekjes. Te njëjtat burime thanë se 12-vjeçari fillimisht është trajtuar me ndihmë mjekësore pranë spitalit rajonal të Korçës, por mjekët e këtij spitali nisur nga gjendja e rënduar e tij e kanë dërguar me urgjencë në QSUT.

Edhe QSUT konfirmoi se “pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë”.

Familjarët akuzave bluzave të bardha

Ndërkohë, familjarët e të miturit kanë hedhur akuza ndaj bluzave të bardha.

Familjarët e 12-vjeçarit nga Maliqi kanë shpjeguar për mediat jashtë kamerave, se djali i tyre ka qenë i shëndetshëm dhe nuk kishte pasur asnjë problem shëndetësor më parë, duke u marrë edhe me aktivitet sportiv. Ata tregojnë se në fund të dhjetorit, djali kishte shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit, ku ishte trajtuar në reanimacion.

Ditën e djeshme, ata e kishin çuar urgjent në Tiranë, ku ishte shtruar në pavionin e Covid-it, ndërkohë që tregojnë se kishin kërkuar që ai të ndiqej në reanimacion.

Familjarët shpjegojnë se, pasi djali kishte filluar të kishte të vjella të pandërprera, ata kishin komunikuar me infermieren, por ajo u kishte thënë se “nuk ka mundësi” për tu shtruar në reanimacion.

Ata akuzojnë se djalin nuk e trajtuan siç duhej dhe në një moment, sipas tyre, ai kishte treguar se shtrëngime të forta në gjoks. Familjarët shtuan se e kishin marrë në krahë për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë, por gjatë rrugës djali ka humbur jetën në krahët e tyre. Familjarët thonë se mjekët u kishin komunikuar se djali kishte pësuar arrest kardiak.

Ata shprehen se janë të tronditur dhe pyesin nëse është e mundur që një virozë të ketë shkaktuar vdekjen e djalit, pasi ai nuk vuante nga diabeti apo probleme me zemrën.

QSUT: I mituri u diagnostikua me miokardit akut, u trajtua me kujdes maksimal

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në një reagim për ngjarjen, tha se rasti është trajtuar me “kujdes maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore”.

“QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë. Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë. Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet. Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient“, njoftoi qendra spitalore.

Ndërkohë, burime zyrtare nga policia e Korçës konfirmuan se “kanë nisur veprimet proceduriale” për rastin.

Etiketa: 12 vjecararrestKryesore1QSUT

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Para
SPAK çon për gjykim dhe fraksionin e dytë të dosjes “5D”/ Të pandehura drejtoreshat e Veliajt

SPAK çon për gjykim dhe fraksionin e dytë të dosjes “5D”/ Të pandehura drejtoreshat e Veliajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com