GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tjetërsoi pronat në bregdet për burrin e Olta Xhaçkës, dështon gjyqi për Jorgo Goron

14:09 - 05/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tjetërsoi pronat në bregdet për burrin e Olta Xhaçkës, dështon gjyqi për Jorgo Goron
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka dështuar ditën e sotme zhvillimi i seancës në Gjykatën e Posaçme për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goron dhe të pandehurit e tjerë, në lidhje me çështjen e tjetërsimit të një sipërfaqe toke në fshatin Gjilekë, e cila i ishte falur Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës, për të ndërtuar resort si investitor strategjik.

Të pandehur për këtë çështje janë marrë dhe Jerasimo Bashi, ish Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë dhe Vezir Gjikokaj, ish Jurist i ZVRPP-së, dega vendore Vlorë.

Prokurori i SPAK, Ols Dado në pretencën e tij ka kërkuar që ish-kryebashkiaku Jorgo Goro të dënohet me 3 vjet burg. Po të njëjtin dënim dhe për Jerasimo Bashin, si dhe 2 vite heqje lirie për Vezir Gjikolajn. Po ashtu, ka kërkuar konfiskimin e tokave të sekuestruara që ishte përcaktuar të përdoreshin për investimin strategjik, si dhe të një apartamenti të Goros.

Në seancën e sotme pritej të bëhej mbrojtja e të akuzuarve dhe të shpallej vendimi nga Gjykata e Posaçme. Por, seanca ka dështuar dhe GJKKO ka dënuar me gjobë mbrojtësit ligjorë të Vezir Gjikoka me shumën 10 mijë lekë, për shkakun se kur gjykata ka caktuar datën e sotme gjyqësore mbrojtësi ka shprehur dakordësinë e tij dhe nuk ka referuar që të ketë seanca gjyqësore të tjera dhe ta bentë të pamundur paraqitjen e tij në këtë seancë.

Gjyqtari Ardit Mustafaj caktoi avokat kryesisht për Jerasimo Bashin, duke qenë se mbrojtësi i tij nuk u paraqit. Me vendim u caktua avokati Artan Simoni, anëtar i dhomës së Avokatisë Tiranë. Po ashtu, për Vezir Gjikokajn është caktua avokate kryesisht Pranvera Doçi, anëtare e dhomës së avokatisë Tiranë.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën për në datën 12 mars ora 11:00 dhe pezulloi afatet e paraburgimit për Jorgo Goron si dhe afatet e masën “arrest në shtëpi” për Vezir Gjikokën.

Sipas hetimit të prokurorisë, Goro ishte pjesë e një skeme tjetërsimi pronash në bregdet nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, përmes miratimit të kalimit të një toke shtet në pronësi fundore të Artan Gaçit. Në një tjetër episod u konstatuan paligjshmëri në konfirmimin një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të pasurisë, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor.

Goro gjendet në burg prej marsit të vitit të kaluar. Ndërkohë, SPAK e ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Himarës dhe për një tjetër çështje. Në këtë rast ai akuzohet për shpërdorim detyre së bashku me dy vartës të tij, lidhur me procedurat e marrjes së tokës nga familjet bujqësore, si dhe në procedurat e kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve.

Etiketa: gjyqgoro

Lajme të lidhura

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona
Aktualitet

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit
Aktualitet

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra
Aktualitet

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26
Para
Tirana në ‘black out’ prej 1 ore, ja zonat e kryeqytetit që janë pa energji elektrike

Tirana në ‘black out’ prej 1 ore, ja zonat e kryeqytetit që janë pa energji elektrike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona
Aktualitet

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme të shumta në disa njësi administrative të Qarkut Dibër. Prej ditës së...

Lexo më shumë
Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26
Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com