GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Tony Blair erdhi me helikopter me taksat e shqiptarëve’

22:47 - 14/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Tony Blair erdhi me helikopter me taksat e shqiptarëve’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Ola Xama shkruan në facebook se vizita e ish-kyeminsitrit britanik, Tony Blair në Shqipëri me taksat e vendit më të varfër në Europë nuk lë shije të mirë.

Ajo shton se me sa duket, z. Blair ka ardhur në Shqipëri për pushime dhe kaq ka mjaftuar që ai të marrë shërbime speciale, të cilat as vendi i tij (për të cilin natyrshëm ka bërë më shumë se për kombin tonë), nuk ia jep.

“Tony Blair është një zyrtar që do të ketë gjithnjë falenderime dhe respekt për atë që ka bërë për kombin tonë gjatë luftës në Kosovë. Por pavarësisht kësaj, përdorimi i helikopterit të ushtrisë për ta transportuar në Himarë është shpërdorim i parasë publike.

Edhe pse protokolli ia lejon përdorimin për nevoja zyrtare edhe ish-krerëve të shtetit, ky veprim i mbështetur me taksat e vendit më të varfër në Europë nuk le shije të mirë. Mbi të gjitha nuk ka asnjë njoftim se ne çfarë roli dhe cili ishte qëllimi zyrtar i vizitës së tij, që të meritojë këtë shërbim.

Gjatë punës time kam hasur në ardhjen e shumë personaliteteve në detyrë apo ish-zyrtarëve të lartë, të cilët kanë udhëtuar si njerëz të thjeshtë. Edhe disa që kanë qënë pjesë e delegacioneve të rëndësishme, nuk kanë përdorur helikopterin as për rrugë të largëta. Me sa duket, z.Blair ka ardhur në Shqipëri për pushime dhe kaq ka mjaftuar që ai të marrë shërbime speciale, të cilat as vendi i tij (për të cilin natyrshëm ka bërë më shumë se për kombin tonë), nuk ia jep.

Tony Blair është një qytetar i thjeshtë në Angli si gjithë të tjerët dhe pret radhën në dyqane e supermarkete. Në Shqipëri ai trajtohet ndryshe jo sepse po i shërben shqiptarëve, por sepse ështe miku i kryeministrit dhe po pushon me të. Pikërisht për këtë detyrë kaq me “vlerë” për vendin, atij nuk mund t’i prishin entuziazmin as 15 kilometrat gunga-gunga të rrugës  Orikum-Dukat që po na kushtojnë 80 milion euro, as trafiku i turistëve gjatë këtyre ditëve.

Ato para që po përdoren për pushimet e tij mbase dhe nuk i hynin në xhep askujt, mbase vidheshin në ndonjë tender ose shkonin për ndonjë agjenci që pas ca vitesh shkrihej. Puna është që mesazhi që jepet për qytetarin që vuan e pret çdo ditë radhën në spitale, nuk ka para e mundësi të kurohet, duron vapën dhe trafikun kilometrik në rrugët e dështuara ku janë hedhur miliarda euro, është demoralizues. Ti nuk je asgjë i thuhet dhe nuk meriton asgjë.

“Si qen!” do të thoshte Jozef K. (personazh te “Proçesi” i Franc Kafkës)”, shkruan Xama.

Etiketa: Kryesore1Ola Xama

Lajme të lidhura

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg
Breaking Views

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim
Breaking Views

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Para
Historia tronditëse e mbijetesës së një familje në Hauai

Historia tronditëse e mbijetesës së një familje në Hauai

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com