GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gëzim Topçiu ‘privatizon’ Bashkinë Maliq, 350 MLN Lekë pa garë për asfaltimin

11:34 - 08/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Gëzim Topçiu ‘privatizon’ Bashkinë Maliq, 350 MLN Lekë pa garë për asfaltimin

Gëzim Topçiu, kryebashkiaku i Maliqit, i bie me top fondeve të bashkisë duke shkelur ligjin e për prokurimet publike. Këtë gjë e shohim tek

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gëzim Topçiu, kryebashkiaku i Maliqit, i bie me top fondeve të bashkisë duke shkelur ligjin e për prokurimet publike. Këtë gjë e shohim tek kontrata e fundit që ka firmosur kryebashkiaku i Maliqit. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Sistemim asfaltim rrugë viti 2023”. Për të sistemuar një rrugë që ka me asfalt Maliqi, Topçiu ka vënë në dispozicion fondin limit me vlerë 483 milionë lekë.

Në tenderi që është mbyllur me datë 7 prill 2023, vihet re se bashkia ka shkelur rregullat bazë të ligjit “Për Prokurimet Publike”. Kështu, fituesi është shpallur pa zhvilluar një garë të mirëfilltë. Qysh në fazën e vlerësimit të ofertave, bashkia i skualifikoi 3 konkurrentë. Me argumentin se nuk plotësojnë kriteret për punë të ngjashme. Topçiu kërkon punë të specializuar për të arnuar asfaltin e Maliqit. Por, nëse do të kishte bërë një punë të tillë më parë, këto rrugë do ishin në gjendje shumë të mirë sot!

 

Gjithsesi, rëndësi për Topçiun në këtë pikë ka që mbeti në garë vetëm firma e mikut të tij “VASHTEMIA” shpk. me pronarë Gezim Avdolli dhe Servet Cenolli. Ata kanë paraqitur ofertën me vlerë 350 milionë lekë, ndërsa kishte edhe oferta të tjera me vlerë 330 milionë lekë.

Kështu, përveç se e ka dhënë tenderin pa garë, Topçiu ka blerë ofertën më të shtrenjtë.

Kjo përbën një tjetër shkelje. Me abuzim dhe në hundën e organeve kontrolluese dhe atyre hetimore, 350 milionë lekë xhirohen në llogarinë e biznesmenëve të paracaktuar. Për këto shkelje Open Data i ka dhënë tenderit “Flamurin e kuq”, duke sinjalizuar rrezikun e shpërdorimit të fondit. Ndërkohë qytetarëve iu bëhet propagandë me këtë asfalt për të marrë votat.

Kujtojmë se “VASHTEMIA” shpk është përgjegjëse për “Mirëmbajtje me Performancën e segmentit rrugor K/Podgorie – K/Liqenas”. Aksi rrugor është bërë disa herë problematik, për shkak se firma në fjalë vetëm po merr paratë, por nuk e kryen punën e mirëmbajtjes. Edhe tek ky projekt, firma në fjalë ka fituar 600 milionë lekë pa garë. Pra Vashëtima merr milionat për të mirëmbajtur rrugët, por në fakt gjendja vazhdon e njëjtë dhe ato degradohen dita-ditës.

Theksojmë se Gëzim Topçiu është serish në listën e kandidatëve të PS për Bashkinë Maliq. Edhe pse ligji “Për vetëqeverisjen vendore” nuk lejon më shumë se 3 mandate, KQZ me një vendim të vitit 2019 i ka dhënë dritë jeshile Topçiut dhe kandidatëve të tjerë të PS-së për të vazhduar të kandidojnë. Topçiu e ka për herë të shtatë kandidimin! Sigurisht, Rilindja ia beson këtë post, pasi ai zbaton mirë urdhrat për tenderët e manipuluar.

 

 

Etiketa: Bashkia MaliqGezim Topciutender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Imzot Angelo Massafra uron Pashkët: Mos lejoni t’u vjedhin shpresën

Imzot Angelo Massafra uron Pashkët: Mos lejoni t'u vjedhin shpresën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi
Breaking Views

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

Polonia pret Shqipërinë në 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Federata Polake ka vendosur që...

Lexo më shumë
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com