GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tortura e të çara në trup, ushtarët ukrainas tregojnë tmerret e luftës

18:00 - 02/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tortura e të çara në trup, ushtarët ukrainas tregojnë tmerret e luftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Muajt e pushtimit rus kanë qenë shumë të vështira për banorët në qytetin ukrainas Izium, i cili ndodhet në rajonin e Kharkivit. Forcat ruse torturuan shumë njerëz, pa dallim, ushtarë a civilë. Disa prej tyre rrëfejnë torturat e rënda që kanë përjetuar.

Në Izium, një qytet që aktualisht është nën kontrollin e Kievit, forcat ruse torturuan mjaft njerëz, mes tyre ushtarë e civilë. Bazuar në rrëfimet e banorëve, në qytet janë zbuluar dhjetë vende ky kryheshin tortura.

Ish-ushtari Mykola Mosyakyn thotë se një klinikë mjekësore ishte kthyer në një vend ku ai dhe shumë të tjerë u torturuan.

“Këtu më torturuan me rrymë elektrike. Këtu na rrahën”, tregon ish ushtari.

Kur forcat ukrainase rimorën qytetin e Iziumit, ata zbuluan me qindra varre. Shumë prej viktimave ishin torturuar më parë.

“Më kanë prangosur e varur. Më kanë rrahur me shkopinj, e më kanë fikur cigaren në trup. Më detyronin të kërceja. Më pas më mbuluan fytyrën me një rrobë dhe më hidhnin ujë. Më goditën me rrymë elektrike”, tregon ish ushtari, banues në Izium.

Andriy Kotsar u kap menjëherë pasi iu bashkua ushtrisë ukrainase, dhe gjithashtu kaloi kohë një nga vendet që përdoreshin për tortura në këtë qytet.

“Ata më godisnin në veshka dhe në shpinë. Ata përpiqeshin të mos më linin shenja”, tregon i riu. Ushtarët rusë i morën pasaportën dhe letërnjoftimin ushtarak dhe e lanë të largohej. Ai u vendos në një kishë, ku ishin strehuar edhe rreth 100 njerëz të tjerë, duke përfshirë 40 fëmijë.

Ivan Shabelnyk, i cili jetonte në Izium, u largua nga shtëpia me një mik më 23 mars për të prerë dru në mal. Ata nuk u kthyen më kurrë. Ludmila Shabelnyk arriti ta identifikojë djalin e saj nga rrobat që kishte veshur. Forcat ruse i kishin torturuar dhe i kishin hedhur në një varr masiv.

“Dikush më tha se do ishte e vështirë ta identifikoja. Ishte lidhur dhe qëlluar nga afër. I kishin thyer brinjët dhe fytyra e tij ishte e dëmtuar”, tregon Ludmila.

Nga vendvarrimi masiv që u gjet në një pyll në këtë qytet, të paktën 30 nga 447 trupat e gjetur, kishin shenja të dukshme torturash, duar të lidhura, plagë me armë shkaktuar nga një distancë e afërt, plagë me thikë e gjymtyrë të thyera, sipas prokurorisë së rajonit të Kharkivit.

Iziumi ishte nën pushtimin rus për gati gjashtë muaj. Që nga sulmi rus ndaj Ukrainës, qyteti ishte në shënjestër të pothuajse 500 sulmeve ajrore. Ai u sulmua nga ajri më shumë se çdo qytet tjetër në Ukrainë. 90 për qind e qytetit është shkatërruar. /Voa/

Etiketa: Rusiatorturat e ushtareve ukrainasukraina

Lajme të lidhura

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend
Botë

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend

21:30 - 16/03/26
BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit
Botë

BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit

20:21 - 16/03/26
Para
Mbyllet Derbi i ‘çmendur’, Tirana triumfon ndaj Partizanit në minutën e 100-të

Partizani e Tirana janë gati, mësoni rreshtimet e skuadrave në derbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH
Breaking Views

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, është dërguar zyrtarisht për gjykim, pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera....

Lexo më shumë
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

14:26 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com