GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

“Tradhtar”, konflikti me Ilir Metën la jashtë “loje” Luan Ramën

11:35 - 30/08/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tradhtar”, konflikti me Ilir Metën la jashtë “loje” Luan Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përplasja brenda strukturave të LSI në qarkun e Vlorës ngjalli reagime gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, një qark në krye të të cilit ishte Luan Rama. Ky i fundit dha dorëheqjen sot nga të gjitha funksionet në këtë parti pas humbjes në zgjedhje.

Gjatë fushatës zgjedhore, Luan Rama u përfol për përplasje të fortë me Monika Kryemadhin dhe Petrit Vasilin, figurat kryesore të kësaj force politike, ndërsa nuk munguan përplasjet as me Ilir Metën.

Sipas lajmeve që qarkullonin në media në prag të zgjedhjeve, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili udhëzuan strukturat e LSI-së në Vlorë, që të mos i japin asnjë votë Luan Ramës, por votat të shkojnë për Griselda Myslimin, e renditur e dyta në listë dhe që komandohet më lehtë nga Monika Kryemadhi.

Nga një përgjim që ka rrjedhur nga LSI-ja, kuptohet se Meta dhe Kryemadhi dyshonin te Luan Rama për një afrim me kryeministrin Ramën dhe PS, ndërsa vetë Luan Rama, ka identifikuar disa përfaqësues të LSI, të cilët janë shitur dhe po punojnë për humbjen e LSI.

I pyetur për zërat se ka një përplasje midis tij me LSI-në, Luan Rama në një studio televizive i cilësoi si thashetheme.

“I gjithë parashtrimi është ndërtuar mbi një tymnajë thashethemesh që qarkullon në Vlorë pasi unë jam në detyrë, jam zv/kryetar i LSI dhe në krye të shtabit elektoral në Vlorë. Lista e kandidatëve për deputetë është një proces i gjatë konsultimesh që kam bërë me të gjithë. Janë zgjedhje drejtpërdrejt e imja. Sa për atë që thotë që qenkam afruar me socialistët, nuk e kam fshehur asnjëherë, jam socialist që nga themelimi i PS, jam socialist në një lëvizje socialistësh se jam zëvendës kryetar i LSI dhe nuk kam asnjë inkoherencë në qëndrimet e mia në 30 vite dhe në Vlorë bashkëpunoj dhe do të votohem edhe nga shumë socialistë, këtë nuk e kam fshehur asnjëherë. Një nga arsyet që jam këtu është se socialistët e fyer, të tallur të Vlorës të kenë kë të votojnë se në listën e Rilindjes nuk kanë asnjë”, është shprehur Luan Rama.

Luan Rama ishte në krye të listës së kandidatëve për deputetë në Vlorë, ku nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit e për pasojë LSI nuk fitoi asnjë mandat në këtë qytet. Në total LSI siguroi vetëm 4 karrige në parlament.

Etiketa: Ilir MetaLuan Rama\

Lajme të lidhura

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare
Aktualitet

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon
Aktualitet

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Para
FSHF merr fitoren në CAS, Nedim Bajrami i bashkohet Kombëtares

FSHF merr fitoren në CAS, Nedim Bajrami i bashkohet Kombëtares

TË FUNDIT

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…
Fact-Checking & Analize

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26

  https://youtu.be/0M0vPLHKK4c SPAK nuk është edhe aq i frikshëm, sidomos për oligarkinë që lidhet me Kryeministrin Rama. Ky raport krijon...

Lexo më shumë
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com