GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Tradhtoi” Barcelonën, Vini: Më ofendojnë se jam me ngjyrë dhe…

11:40 - 14/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tradhtoi” Barcelonën, Vini: Më ofendojnë se jam me ngjyrë dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmuesi i Realit të Madridit, Vinicius Junior, deklaroi mëngjesin e së enjtes para Gjykatës Hetimore numër 3 të Palma de Majorkës për fyerjet raciste që mori gjatë ndeshjes kundër kuqezinjve të Mallorca në “Son Moix” 5 shkurtin e vitit 2023.

Pas ndeshjes mes ishullorëve dhe Realit, një tifoz u identifikua dhe më pas u arrestua për fyerje raciste ndaj brazilianit të Realit të Madridit.

Ka qenë gazeta spanjolle “El Mundo” që ka siguruar pjesë nga dëshmia e Viniciusit përpara gjykatës. Siç raporton ajo, dëshmia e tij ka qenë “online”, sepse për momentin lojtari ndodhet me pushime në Rio de Zhaneiro dhe nuk i është bashkuar ende ekipit në nisjen e përgatitjeve verore.

“Ata më ofendojnë sepse jam një lojtar i rëndësishëm dhe sepse jam me ngjyrë. Jam i bindur se kjo është arsyeja përse kapen me mua”, shpjegoi Vinicius para gjykatës. Sulmuesi, një herë kampion i Europës siguroi se gjatë ndeshjes nuk ishte në dijeni të llojit të fyerjeve që kishte marrë, gjë që më vonë e zbuloi përmes regjistrimeve.

“Nuk mund ta bësh këtë me zezakët që janë prekur gjatë historisë së njerëzimit”, shtoi një Vinicius serioz dhe i tensionuar. Ai ishte më shumë i tensionuar kur u pyet nëse referencat për majmunët mund të kuptoheshin në një mënyrë tjetër.

“Nuk e kuptoj përse kjo pyetje. Ndoshta mund të vlejë për të bardhët, por jo për zezakët”, deklaroi Vini, duke theksuar se fyerjet në adresë të tij kishin qartë një konotacion racor.

Nga ngjarjet në Palma de Majorka u arrestua një student 21-vjeçar, i cili përfundoi duke kërkuar falje gjatë deklaratës së tij në gjykatë, i prekur dukshëm, madje duke thënë se e admiron Viniciusin si lojtar.

Edhe Mallorca u tregua e shpejtë, duke dënuar ngjarjet dhe duke përjashtuar tifozin e saj. Gjatë deklaratës së tij, Vinicius tha se nuk kishte parë një mjedis më armiqësor se ai në Majorka.

Andre Cury, agjenti Vitor Roque (blerja më e re e Barcelonës), ka rrëfyer për mediat spanjolle shifrat reale të transferimit të brazilianit në “Camp Nou”.

Por jo vetëm kaq, sepse ndër të tjera ai ka zbuluar dhe prapaskenat e transferimit të Rodrygos dhe Viniciusit te Reali i Madridit.

Ai ka saktësuar se Vinicius ka qenë shumë pranë kalimit në Barcelonë, por një devijim i minutës së fundit ka ndryshuar gjithçka.

“Di të them se Vinicius kishte nënshkruar për Barcelonën. Dy agjentët e lojtarit ishin miqtë e mi shumë të ngushtë. Kjo çështje ishte tashmë e pranishme për ne, por në sekondën e fundit miqtë e mi më tradhtuan mua dhe klubin. Ne nuk kemi folur me njëri-tjetrin që nga viti 2017”, shpjegoi Cury.

Etiketa: vinicius junior

Lajme të lidhura

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
Para
Nuk guxoi të fliste në Kuvend, Rama: Ja kur do flas për Ahmetajn

Nuk guxoi të fliste në Kuvend, Rama: Ja kur do flas për Ahmetajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka marrë vendimin që të përjashtojë me 20 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka,...

Lexo më shumë
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com