GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tradita artizanale në Shqipëri mes pasionit dhe sfidës për të mbijetuar

Në Shqipëri përpjekjet për të zhvilluar traditën janë ringjallur në disa zona të vendit. Mjaft gra dhe vajza po mbështeten te përvojat më të mira të së shkuarës në këtë drejtim edhe pse ndeshen me mjaft vështirësi, për të siguruar tregjet. Përmes një projekti të fondacionit “JOSCELYN” në Elbasan, prej disa vitesh po funksionon një sipërmarrje sociale, që ka në thelb artizanatin dhe synon të rizgjojë dashurinë dhe pasionin për punimet në tezgjah.

20:16 - 15/09/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Tradita artizanale në Shqipëri mes pasionit dhe sfidës për të mbijetuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elbasani është ndër qytetet kryesore në Shqipëri, ku tradita ka një zanafillë të hershme. Me kalanë e saj në zemër të qytetit, dhe një historik të zhvillluar të zejeve, dhe punimeve artizanale, ky qytet duket sikur merr frymë nga shekujt. Gjatë 30 viteve të fundit, zhvillimet politike, sociale dhe urbane ndërhynë dhe këtu shpeshherë me kaos, e me gjurmë të errëta. Por mes tyre ka dhe disa përpjekje dhe zhvillime pozitive që synojnë të rikthejnë pjesën më të ndritur të së shkuarës së Elbasanit, traditën.

Në një nga pronat konfiskuara nga krimi i organizuar, prej 3 vitesh ka marrë jetë një nismë nga fondacioni “JOSCELYN” , “Tradita ime Artizanale” që ka në fokus gratë dhe vajzat. E mbështetur nga donatorë të huaj, kjo sipërmarrje sociale po rizgjon punimet artizanale me tezgjah. Janë 16 duar të grave dhe vajzave, që thurin qilima, bazuar në mendjen dhe përvojën e disa artizaneve të vjetra, si dhe në modelet e trashëguara në disa breza.

“U munduam fillimisht të gjejmë artizanet e vjetra të cilat kishin punuar në ish-ndërmarrjen artistike të Elbasanit dhe e ngritëm këtë sipërmarrje. Nuk kishim përvojë në fillim nga ky profesion. Ato na dhanë gjithçka kishin dhe dinin në lidhje me punimet artizanale. Madje pati artizane të vjetra në këtë zone, të cilat sollën vizatimet që kishin”- tregon për Zërin e Amerikës Drita Krasniqi, menaxhere e Fondacionit “JOSCELYN”.

Në këtë sipërmarrje modeste, prodhimi i qilimave në tezgjah është procesi kryesor. Gjithcka bëhet me dorë, duke përfshirë dhe endjen. Gratë me përvojë e trashëgojnë këtë zanat, jo vetëm nga nënat dhe gjyshet. Ato kujtojnë se si e kanë nisur para viteve 90, në ndërmarrjen artizanale të qytetit, e cila u mbyll në kapërcyell të ndërrimit të sistemeve.

“Kam filluar të punoj në tezgjah në moshën 16-17 vjeçe. Kemi punuar në ndërmarrjen shtetërore artizanale 12 vjet. Me pas kur ndryshoi sistemi, mbetëm pa punë. Kemi punuar dhe në shtëpi dhe këto ne kemi ngulit në kokë, tani i bëjmë vetë”- thotë Qamile Biçaku, artizane në punishten “Tradita Ime Artizanale”.

Një bashkëudhëtare e Qamiles është dhe Shahe Cani, e cila tregon me krenari se si janë ruajtur modelet prej më shumë se 3 dekadash.

“Modelet janë ruajtur prej vitesh kur kemi punuar para viteve 90 në ndërmarrjen shtetërore. Janë ruajtur më shumë kujdes dhe ne bazohemi tek to përsëri”- shprehet për Zërin e Amerikës Shahe Cani, artizane.

Në hapësirën e punishtes artizanale mes grave dhe vajzave që endin qilima, përvoja përcillet nga një brez te tjetri me shumë durim dhe mbi të gjitha me zemër.

“Kemi punësuar vajza të reja për t’i mësuar. T’ua lëmë si trashëgimi këtë zanatin tonë. Është pak i vështirë, por kanë mësuar shumë”– thotë Qamile Biçaku, artizane.

Njësoj si në një klasë të mirfilltë mësimi, këtu ka mësuese por ka dhe nxënëse.

“Zyra e punës më drejtoi këtu dhe thashë ta provoj pse jo. Nuk e besoja që mund të ishte për mua kjo punë, por hapat e parë i nisa këtu dhe çdo ditë e më shumë ndjej kënaqësi. Besoj se kam arritur ta mësoj”– thotë Daniela Shabani, artizane.

“Në fillim u bllokova se nuk po e kapja dot. Kisha mësuar diçka para viteve 90, por e kisha harruar. Pastaj njëra nga shoqet më mësoi dhe m’u kujtua. Tani më duket e thjeshtë. Është një punë shumë e bukur”– pohon Manola Zoga, artizane.

Një prej prodhimeve kryesore në këtë sipërmarrje sociale fokusohet te riciklimi, përveç punimeve me lesh të qilimave tradicionalë.

“Kemi marrë copa të cilat nuk nevojiteshin më. I kemi marrë dhe i kremi prerë në rripa dhe tani punohen në tezgjah. Këto qilima përdoren shumë në bujtina”-sqaron Drita Krasniqi menaxhere e Fondacionit “JOSCELYN”.

Një nga sfidat kryesore që has sot një biznes social i mbështetur në punimet artizanale është sigurimi i tregjeve për to. Për realizimin e tyre duhet shumë kohë dhe mund, krahasuar me prodhimet industriale, dhe artizanet pranojnë se mundi i tyre është vështirë të shpërblehet.

“Nuk ka dhe treg për shitje. Mirë që do e prodhosh, por ku do ta shesësh, lind pyetja. Puna e dorës është shumë e vështirë. Asnjëherë nuk ia merr koston”- vijon Qamile Biçaku, artizane.

Edhe Saimir Bakalli drejtor ekzekutiv i Fondacionit “JOSCELYN”, që po zhvillon këtë sipërmarrje sociale, prej 3 vitesh, vë në dukje për Zërin e Amerikës të njëjtat vështirësi. Dalja në treg me produkte artizanale është një sfidë.

“Në etiketat e produkteve tona ne kemi një thënie të bukur: Duke blerë këtë produkt, ti kontribuon për traditën, mbështet një grua dhe fuqizon një fëmijë. Kjo është ajo që ne duam të përcjellim. Por për fat të keq shumë biznese dhe institucione nuk e kuptojnë rëndësinë e sipërmarrjes sociale. Nuk e kuptojnë mbështetjen e njerëzve që janë në pamundësi ekonomike. Ne duam dhe shpresojmë që t’i japim zë njerëzve që nuk kanë zë”- shprehet Saimir Bakalli, Drejtor ekzekutiv i Fondacionit “JOSCELYN.

Këto gra dhe vajza në Elbasan, po ecin mbi një traditë artizanale, me shpresën se rruga që kanë nisur do jetë e gjatë. Punimet artizanale vijnë në treg me një mund të madh dhe konkurojnë shpeshherë me imitime të rëndomta, mes rregullave të paqarta dhe të pandershme. Ndaj kjo e bën dyfish më të vështirë suksesin e tyre. Ato luftojnë çdo ditë me sfidat e të pamundurës, kanë zgjedhur të bëjnë art, ta rizgjojnë atë në qytetin e tyre, bazuar në një shprehje popullore të Elbasanit që thotë se “një xixë që hedh rreze mund të shkëlqejë gjithë mëhallën”.

/VOA/

Etiketa: Tradita artizanale

Lajme të lidhura

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia
Aktualitet

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë
Aktualitet

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25
Para
Kapen me 15 kg kokainë, arrestohen çifti shqiptaro-italian

Kapen me 15 kg kokainë, arrestohen çifti shqiptaro-italian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta
Breaking Views

Anuela Ristani, “deal” me vëllezërit Bitri për tenderin 1,7 miliardë lekë, eliminon ofertat më të ulëta

15:54 - 22/12/25

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues pervec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar...

Lexo më shumë
SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

SPAK zbardh dosjen: Karçanaj dhe Beqiri të lidhur për tenderat e AKSHI-t

15:45 - 22/12/25
VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

VIDEO/ Përplasje mes qytetarëve dhe forcave të INUK në Vlorë, të shtëna me armë nga policia

15:40 - 22/12/25
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25
Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden

Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden

15:15 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com