GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafik kokaine nga Brazili në Europë, goditet organizata e drejtuar nga…

16:38 - 06/10/23
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trafik kokaine nga Brazili në Europë, goditet organizata e drejtuar nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Bashkimit Evropian për Zbatim të Ligjit (EUROPOL) njofton se gjatë bastisjeve të kryera më 5 tetor në Brazil janë kapur anëtarë të organizatës kriminale ‘Primeiro Comando da Capital’ e udhëhequr nga një serb. Kjo organizatë trafikonte kokainë midis Brazilit dhe Evropës.

“Kreu serb ishte një nga objektivat më të rëndësishëm të Task Forcës së Europolit që merret me trafikantët ballkanik të drogës ‘OTF Balkan Cartel’ për shkak të rolit të tij në organizimin e dërgesave të shumta të drogës ndërmjet kontinenteve”, thuhet në komunikatën e publikuar të premtën nga EUROPOL-i.

Hetimi ishte një përpjekje bashkëpunuese midis autoriteteve të zbatimit të ligjit në të dyja anët e Oqeanit Atlantik.

“Hetuesit brazilianë ishin në gjendje ta kapin këtë bandë kriminale me dy konfiskimet e fundit të kokainës: një me 5.7 ton kokainë në bordin e një anije peshkimi në Cape Verde në prill të vitit 2022 dhe dërgesa e dytë me 1.3 ton kokainë në bordin e një anije peshkimi në Fortaleza të Brazilit, në gusht të vitit 2022. Në këto dy raste u arrestuan gjithsej 12 të dyshuar – 10 shtetas brazilianë dhe 2 shtetas malazezë”, thuhet më tej në komunikatën e EUROPOL-it.

Agjencia Evropiane për Zbatimin e Ligjit ka shënuar sukses në luftën kundër organizatave kriminale që kur arriti të deshifrojë aplikacionin për mesazhe telefonike Sky – ECC, një mjet i preferuar komunikimi i trafikantëve të kokainës në Evropë.

Në maj të këtij viti një operacion ndërkombëtar i kryer nga Serbia, Holanda dhe Belgjika ka rezultuar në goditjen e organizatës më të madhe kriminale të trafikut të drogës në rajonin e Ballkanit.

Komunikata e 11 majit e EUROPOL-it thoshte se qëllimi i bastisjeve të kryera ishte “të kapej udhëheqësi i kartelit si dhe të shkatërrohej infrastruktura e shpërndarjes. Shtatë anëtarë të tjerë të kësaj organizate kriminale ishin arrestuar në Belgjikë në vitin 2021”.

Po në maj, revista e së dielës e gazetës Nju Jork Tajms publikoi një artikull të gjatë ku përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit, kapja e të cilit gjithashtu u bë e mundur pas zbulimit të mesazheve të aplikacionit Sky-ECC. Aty u përfolën edhe lidhjet e dyshuara në mes të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe bandës së Belivukut.

Menjëherë pas publikimit të artikullit në Nju Jork Tajms, autori i tekstit Robert F. Worth i tha Zërit të Amerikës se agjentët evropianë “ende po i hetojnë mesazhet që kanë deshifruar. Pra, mendoj se ka shumë të tjera që nuk janë raportuar ende”.

“Këto arrestime në Brazil shënojnë një fitore të rëndësishme në luftën kundër grupeve kriminale të Ballkanit Perëndimor që veprojnë në mbarë globin”, thotë komunikata e së premtës e EUROPOL-it.

“Provat e mbledhura gjatë bastisjeve tani do të analizohen për të identifikuar pistat e reja hetimore që mund të zhvillohen më tej brenda Task Forcës Operacionale ‘Balkan Cartel’, e cila përbëhet nga autoritetet e zbatimit të ligjit në 11 vende”, thuhet në fund të komunikatës.

Autoritetet që morën pjesë në këtë hetim ishin Policia Federale dhe Marina e Brazilit, Policia Kombëtare në Cape Verde, Drejtoria e Policisë Kriminale të Serbisë, Agjencia Kombëtare britanike e Krimit (NCA), Administrata Amerikane Kundër Drogës (DEA) dhe EUROPOL-i./VOA

Etiketa: KokaineorganizataSerbtrafiku

Lajme të lidhura

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!
Aktualitet

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg
Aktualitet

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia
Aktualitet

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26
Para
U kapën “mat”, Kristi nuk fshihet më: Kjo është…

U kapën “mat”, Kristi nuk fshihet më: Kjo është…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26

Sali Berisha paralajmëroi se nuk do të heqë të ashtuquajturin “neni Basha”, nga Statuti i PD,  ndërsa konfirmoi se do...

Lexo më shumë
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia

14:54 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com