GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO e la në burg, pjesëtari i grupit të Jetmir Pepës ankimon masën në Apelin e Posaçëm

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
GJKKO e la në burg, pjesëtari i grupit të Jetmir Pepës ankimon masën në Apelin e Posaçëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aleks Pepaj, një prej pjesëtarëve të grupit kriminal të Jetmir Pepës, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së 1 ditë më parë.

Pepaj u la në burg i akuzuar për trafik droge, e pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 5 qershor, teksa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas goditjes së grupit kriminal të Jetmir Pepës.

Ky grup ka vepruar kryesisht në vitet 2019-2021 në Amerikën Latine, në Belgjikë dhe Holandë, ndërsa etëm në vitin 2020 futi ose tentoi të trafikonte në Evropë të paktën 7.5 tonë kokainë.

Emrat e grupit 

1-Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj

2-Jetmir Pepaj alias Jetmir Marashi

3-Albert Pjetri

4-Fatjon Marku

5-Anton Marku alias Anton Tamure

6-Florjan Vuka alias Vathaj

7-Kristjan Lleshi

8-Klevi Leka

9-Lulzim Pepa

10-Anton Kola

11-Ilir Lazri

Jetmir Pepa është një emër i njohur për blutë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë në një koncert festiv të organizuar ‘Cinco Cavalli’ në Parkun Olimpik të Tiranës.

HETIMET E SPAK

Sipas SPAK, hetimet kanë dokumentuar aktivitetin e grupit gjatë viteve 2019–2021 në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, ku janë evidentuar 8 episode të trafikut të kokainës në sasi të mëdha.

Sipas SPAK, grupi kriminal ka realizuar disa episode të trafikut të kokainës, kryesisht nga Amerika Latine drejt porteve europiane, veçanërisht në Roterdam dhe Amsterdam.

8 EPISODET E TRAFIKUT TË LËNDËS NARKOTIKE

Episodi 1 – Janar- Mars 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike kokainë gjatë periudhës Janar-mars 2020. Nga kjo sasi, më 21.03.2020 u sekuestrua një sasi prej 8.5 kg në qytetin e Amsterdamit të Mbretërisë së Holandës.

Episodi 2 – 7-8 Prill 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1,018 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Peruja drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije kolumbiane ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një enë frigoriferike që përmbante lëng frutash të ngrira. Vlera e shitjes ishte mbi 1.3 milionë euro.

Episodi 3 – 6 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 2020 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador dhe ishte e destinuar për një kompani në Hungari. Një pjesë e kësaj ngarkese i përkiste këtij grupi kriminal.

Episodi 4 – 26 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 516 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Terminalin Portual Muelle Sur, DP World Callao, Peru, si dhe e destinuar për në Mbretërinë e Hollandës.

Episodi 5 – 30 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 500 kg lënde narkotike kokainë më, e sekuestruar në Portin e Roterdamit, që kishte ardhur në një kontejner nga Kolumbia që përmbante konserva me peshk ton dhe ishte i destinuar për një kompani në Gjermani.

Episodi 6 – 7 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, e llogaritur në rreth 1600 kg, prej së cilës është sekuestruar një sasi prej 104 kg po në të njëjtën datë në autostradën nr A2 pranë qytetit Abcoude të Mbretërisë së Holandës.

Episodi 7 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie rreth 1100 pako me peshë bruto 1238,39 kg lënde narkotike kokainë, e cila ishte ishte fshehur në një ngarkesë me banane në një kontenier që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit në Hollandë dhe kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare e ardhur nga Porti i Antwerp, e destinuar për një kompani në Hagë.

Episodi 8 – 1 – 2 Tetor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 531 kg lënde narkotike kokainë në Portin e Roterdamit, Hollandë, sasi e cila është kapur nga autoritetet holandeze, e fshehur në një kontenier të ngarkuar me rrush të thatë, i destinuar për në Suedi.

PASURITË E SEKUESTRUARA

Me një tjetër vendim GJKKO ka vendosur sekuestro preventive ndaj 232 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë totale rreth 12 milionë euro.

gijotina.com/

Etiketa: Aleks PepajKryesore1trafik droge

Lajme të lidhura

I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla
Aktualitet

I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla

10:25 - 17/08/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Aktualitet

Tërmet në juglindje të Shqipërisë, ja epiqendra dhe sa ishte magnituda

10:07 - 17/08/26
Zjarret në vend/ 8 vatra jane ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike
Aktualitet

Zjarret në vend/ 8 vatra jane ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike

09:57 - 17/08/26
Para
Pas prokurorit, Veliaj i gjen një kleçkë edhe gjyqtares, avokatët kërkojnë përjashtimin

Pas prokurorit, Veliaj i gjen një kleçkë edhe gjyqtares, avokatët kërkojnë përjashtimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla
Aktualitet

I akuzuar për lidhje me atentatin në Rinas, arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla

10:25 - 17/08/26

Ylli Zalla, një prej personave më të kërkuar nga policia, është arrestuar këtë të hënë në Krujë. Operacioni u finalizua...

Lexo më shumë
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Tërmet në juglindje të Shqipërisë, ja epiqendra dhe sa ishte magnituda

10:07 - 17/08/26
Zjarret në vend/ 8 vatra jane ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike

Zjarret në vend/ 8 vatra jane ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike

09:57 - 17/08/26
Taulant Seferi po përjeton një formë të shkëlqyer, shënon golin e tretë në vetëm dy ndeshje

Taulant Seferi po përjeton një formë të shkëlqyer, shënon golin e tretë në vetëm dy ndeshje

09:52 - 17/08/26
Zjarr prej 3 ditësh në malin e Tërbunit, mungon ndërhyrja nga ajri

Zjarr prej 3 ditësh në malin e Tërbunit, mungon ndërhyrja nga ajri

09:24 - 17/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com