GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO – Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, 4 në pranga (Emrat)

10:11 - 24/05/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Trafiku i armëve, kush janë arrestuarit – Fotot

Të arrestuarit: Blerim Krasniqi, Muhamed Krasniqi dhe Edonis Thaçi

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Tiranës ka goditur një grup që trafikonte armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, ku gjatë aksionit u arrestuan 4 persona, pranë terminalit të autobusëve të juglindjes në Tiranë. 10 armë zjarri u sekuestruan nga agjentët e policisë.

Sipas hetimeve, këto armë ishin trafikuar nga Kosova drejt Tiranës nga 4 të arrestuarit. Këta të fundit janë Blerim Krasniqi, 28 vjeç, Benjami Shala, 20 vjeç, Edonis Thaçi, 25 vjeç, dhe Muhamed Krasniqi, 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë. Sipas policisë, pistoletat ishin vendosur brenda një çante që ishte futur në autobus për t’u transportuar. Personat e përfshirë kishin ndjekur me makinë autobusin deri në destinacionin final, ku më pas morën çantën.

Policia e Tiranës thotë se ka dyshime që pronari i linjës së autobusëve së bashku me persona të tjerë kanë trafikuar armë drejt Shqipërisë edhe në disa raste të tjera. Armët mendohet se do të shiteshin kundrejt një vlere 1500-3000 Euro.

Burime zyrtare nga blutë thanë se aksioni i koduar “Transportuesi 2” u krye nga seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit në drejtimin e Prokurorisë së rrethit.

“Benjami Shala dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues Edonis Thaçin, një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, Blerim Krasniqi, në bashkëpunim me Muhamed Krasniqin, kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, Edonis Thaçi, së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë”, thuhet më tej në njoftimin e bluve.

Etiketa: ArmeArme zjarriArrestimKryesore1

Lajme të lidhura

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

15:30 - 17/12/25
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve
Aktualitet

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Para
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi në SPAK: Hetimi ndaj Olsi Ramës duhet të jetë i thelluar

Dosja 'Xibraka', Bardhi në SPAK: Hetimi ndaj Olsi Ramës duhet të jetë i thelluar

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

15:30 - 17/12/25

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lexo më shumë
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com