GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trafikonin me varka drogë drejt Maqedonisë, arrestohen. Detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Trafikonin me varka drogë drejt Maqedonisë, arrestohen. Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia arrestoi 4 persona, të cilët trafikonin kanabis me varka, përmes liqenit në Pogradec, drejt Maqedonisë .

Të arrestuarit janë Aurel Toska, Ardian Toska, Roni Sulollari dhe Tane Bllazhe.

Sipas policisë, 4 të arrestuarit siguronin kanabisin dhe e trafikonin në Maqedoni me varka peshkimi përmes liqenit

Ata u kapën me 26 kg kanabis, të cilit do e shisnin në Maqedoninë e Veriut me 500 € kilogrami.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Restart 15”, 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Vepronin në formën e grupit, për të magazinuar lëndë narkotike, pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec, dhe për ta trafikuar atë, me varka peshkimi, drejt RMV-së, arrestohen 4 shtetas.

Nga hetimi proaktiv njëmujor rezultoi se 4 të arrestuarit (mes tyre dy punonjës të Qendrës) e kryenin këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike.

Së bashku me lëndën narkotike, sekuestrohen 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.

Si rezultat i një hetim intensiv, proaktiv, të ndjekur për 1 muaj, nga Policia dhe Prokuroria e Korçës, mbi informacione të siguruara se disa shtetas magazinonin lëndë narkotike, me qëllim trafikimin drejt RMV-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, finalizuan fazën e pesëmbëdhjetë të operacionit policor antidrogë të koduar “Restart”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 51 vjeç dhe A. T., 43 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Piskupat, si dhe shtetasit R. S., 45 vjeç dhe T. B., 53 vjeç, të dy banues në fshatin Lin.

Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt RMV-së, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike.

2 vëllezërit, shtetasit A. T. dhe A. T. siguronin lëndën narkotike që do të trafikohej dhe e magazinonin atë në afërsi të Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec (qendër ku ishin të punësuar 2 të arrestuarit, shtetasit A. T. dhe T. B.). Më pas lënda narkotike trafikohej drejt RMV-së, me varka peshkimi që drejtoheshin nga shtetasit R. S. dhe T. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestimedrogeKryesore1MaqedoniTrafik

Lajme të lidhura

Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet
Aktualitet

Berisha: Qëndrim çnjerëzor i dyshes famëzezë Rama–Lubia, jeta e Veliajt është në rrezik!

14:01 - 20/11/26
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për territorialen: Të pritet përgjigjja për draftin me 100 bashki
Aktualitet

Pas 36 vitesh na kthyet te dekretet e diktaturës’, Strazimiri: Po shkoni drejt fatit të Enver Hoxhës…

13:48 - 20/11/26
SHBA kthen vëmendjen nga Skavica: Investim strategjik për sigurinë energjetike të Ballkanit
Aktualitet

SHBA kthen vëmendjen nga Skavica: Investim strategjik për sigurinë energjetike të Ballkanit

13:26 - 20/11/26
Para
Tre shenjat e Horoskopit më të fuqishme në një lidhje dashurie

Dashuri dhe para, këto shenja Horoskopi do të kenë fat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet
Aktualitet

Berisha: Qëndrim çnjerëzor i dyshes famëzezë Rama–Lubia, jeta e Veliajt është në rrezik!

14:01 - 20/11/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se po pengojnë ndërhyrjen e nevojshme mjekësore...

Lexo më shumë
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për territorialen: Të pritet përgjigjja për draftin me 100 bashki

Pas 36 vitesh na kthyet te dekretet e diktaturës’, Strazimiri: Po shkoni drejt fatit të Enver Hoxhës…

13:48 - 20/11/26
SHBA kthen vëmendjen nga Skavica: Investim strategjik për sigurinë energjetike të Ballkanit

SHBA kthen vëmendjen nga Skavica: Investim strategjik për sigurinë energjetike të Ballkanit

13:26 - 20/11/26
Presidenti Duka: Ligji për sponsorizimet, një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin

Presidenti Duka: Ligji për sponsorizimet, një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin

13:22 - 20/11/26
Protestat kundër Ramës, Policia procedon tre qytetarë dhe  gjobit 29 të tjerë

Protestat kundër Ramës, Policia procedon tre qytetarë dhe gjobit 29 të tjerë

13:16 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com