GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tragjedia e Himarës shkërmoqi edhe propagandën me video të ministres Mirela Kumbaro

23:01 - 02/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjedia e Himarës shkërmoqi edhe propagandën me video të ministres Mirela Kumbaro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tragjedia e sotme në qytetin e Himarë, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një motomjet jo vetëm tronditi opinionin publik, por “zhveshi” edhe një herë propagandën e shtetit dhe ministrave përgjegjës. Dhe këtë e vërejmë tek një postim të bërë nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila para 3 ditësh në një video në faqen e saj të facebook, propagandonte se Policia e shtetit po patrullon në të gjithë bregdetin e jugut për të ndalur mjetet lunduruese që kryejnë manovra të rrezikshme.

“Patrullimi gjatë gjithë kohës i bregdetit nga Policia e Shtetit  që së fundi ka bllokuar edhe 2 mjete të tjera lundruese duke ndëshkuar pronarët e tyre të cilët kryen manovra të rrezikshme në plazhin e Ksamilit.  Vetëm në korrik janë ndëshkuar 25 drejtues të mjeteve lundruese, nga të cilat 3 janë bllokuar. Me thirrjen për gjithë pushuesit që sa herë të shohin kundravajtje të tilla t’i denoncojnë” – shkruante para disa ditësh ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në facebook.

Por si çdo punë e qeverisë dhe ministrive që kujdesen më shumë për imazhin dhe propagandimin e gjysmëpunëve që bëjnë, edhe kjo e ministres Kumbaro ka qenë një aktrim me disa policë sa për të bërë videon dhe ta hedhin në facebook, pasi rasti i sotëm ua shkërmoqi sërish fasadën.

Kujtojmë se qyteti i Himarës u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku humbi jetën një vajzë e mitur. Vetëm 2 kilometra larg qendrës, tek plazhi i Potamit, helikat e fuqishme të një skafi i morën jetën 7-vjeçares dhe bënë që pushuesit e pranishëm të shihnin llahtar me sy. Skafi drejtohej nga Arjan Tase, ish-shef komisariatit në policinë e Himarës. Ky i fundit ishte arrestuar dy vite më parë për shpërdorim detyre, pasi kishte lejuar kultivimin e kanabisit në Vlorë.

Gjithashtu për këtë ngjarje është paralajmëruar edhe një protestë para kryeministrisë ditën e enjte në orën 19:00, ku do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit Mirela Kumbaro.

Etiketa: HimareMirela Kumbaropropagandashkermoqitragjediavideo

Lajme të lidhura

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Para
Ky është ish-shefi i komisariatit të Himarës që i mori jetën fëmijës 5-vjeç (Foto)

Vrau 7-vjeçaren në Himarë/ Zbardhet dëshmia e Arjan Tasës: Gomonen ja mora...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com