GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tragjedia e jetës së Aldi Ramës, nga braktisja e prindërve deri te vetëvrasja

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjedia e jetës së Aldi Ramës, nga braktisja e prindërve deri te vetëvrasja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

21-vjeçari Aldi Rama, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë kishte një fëmijëri të trazuar. I riu qëlloi veten i rrethuar nga forcat RENEA pasi ekzekutoi me plumb në zemër policin Saimir Hoxha, baba i 2 fëmijëve.

Por, kush është Aldi Rama që në moshë kaq të re ngre armën përballë një polici me uniformë. Disa burime bëjnë me dije se ai ishte lindur në Librazhd, por pas divorcit të prindërve ishte rritur nga gjyshi në Lezhë.

Kur ngjarja e djeshme u transmetuar nga çdo medie, familjarët e Aldit kanë deklaruar se nuk dinin gjë dhe se ishin njoftuar vetëm nga media, por gjyshërit të cilët e rritën kanë thënë se faji për këtë ngjarje ishte i të dy prindërve të 21-vjeçarit.

Aldi Rama kishte probleme me ligjin që në moshë të mitur. Ai ishte ndaluar për droge nga policia dhe aktualisht po kryente dënimin me shërbim prove.

Aldi Rama ka qenë i ndaluar në vitin 2018 për herë të parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa në vitin 2020 është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Në rrjetet sociale gjen mjaft foto të tij me armë në duar. Aldi është kallëzuar penalisht nga e dashura e tij, pasi ai e kishte dhunuar fizikisht.

Në një kallëzim bërë nga ish-e dashura e tij, ajo deklaronte se Aldi Rama i kishte marrë telefonin dhe i kërkonte 50 euro që t’ja kthente.

Sipas policisë ato kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë, kanë pirë hashash. I pandehuri më pas ka goditur me shuplakë dhe grushte disa herë, deri sa kanë ndërhyrë shokët e tij. Më tej e reja ka deklaruar se i pandehuri e ka nxitur dhe detyruar që të konsumonte hashash, e ka kërcënuar dhe shantazhuar më pas ndërmjet fotove. Ai ka pranuar se e ka qëlluar të dashurën, për arsye se nuk i pëlqente çfarë kishte parë në telefonin e saj. Por çështja për këtë u pushua nga gjykata dhe ai u dënua 3 muaj vetëm për vjedhje.

Aldi Rama tronditi vendin pasi në zonën e kënetës së “Kune Vain” ekzekutoi efektivin e policisë me plumb në zemër. Saimir Hoxha, pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike u përball me autorin, pasi ishte duke inspektuar zonën për drogë.

Rrugës nëpër kënetë, përballë u konstatua makina e 21-vjeçarit, i cili qëndronte në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ishull Lezhë. Ai shtiu me armë në drejtim të oficerit Saimir Hoxha, sapo iu kërkua të ndalonte makinën. Më pas u largua me shpejtësi në mes të pyllit ku edhe u gjet nga policia në gjendje të rëndë shëndetësore, me një plumb në kokë pasi tentoi vetvrasjen. Jeta e tij përfundoi mëngjesin e së mërkurës me datë 29 shtator, ndërsa mësohet se ceremonia mortore do të mbahet në Durrës pasi aty jeton e ëma e Aldi Ramës.

Etiketa: aldi ramatragjediVetevrasja

Lajme të lidhura

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm
Aktualitet

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

14:29 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Aktualitet

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Para
Asnjë fjalë për ngjarjen në Lezhë. Çuçi flet për drogën: Viti më i suksesshëm, kemi statistika!

Asnjë fjalë për ngjarjen në Lezhë. Çuçi flet për drogën: Viti më i suksesshëm, kemi statistika!

TË FUNDIT

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26

Këshilli Bashkiak i Cërrikut ka kundërshtuar bashkimin e Bashkisë së Cërrikut me Bashkinë e Elbasanit dhe atë të Belshit, në...

Lexo më shumë
Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

14:29 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë

Dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në Tiranë

13:58 - 30/09/26
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com