GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Tragjedia e refugjatëve ukrainas ‘deja vu’ për shqiptarët e Kosovës

10:05 - 26/03/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Tragjedia e refugjatëve ukrainas ‘deja vu’ për shqiptarët e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Florion Metohu

Ajo që po ndodh në Ukrainë, që prej 24 shkurtit të këtij viti, është diçka që Europa nuk e kishte imagjinuar ose ndoshta refuzonte ta imagjinonte edhe pse shënjat ishin të qarta që prej sulmit në Gjeorgji në 2008 apo aneksimin e Krimesë në 2014 nga ana e Rusisë.
Duke e justifikuar sulmin me denazifikimin dhe defashistizimin e Ukrainës, një llogjikë që të bën të mendosh se e ka humbur sensin e realitetit kur mendon se vet presidenti i atij vendi është Hebre, presidenti rus Putin riktheu përsëri luftën pushtuese në shkallë të gjerë në Europë, që prej Luftës së Dytë Botërore.

Pasojat ekonomike dhe gjeopolitike janë akoma të pa matshme saktësisht por, një gjë është më se e qartë në sytë e komunitetit ndërkombëtar. Shkatërrimi dhe tragjedia njërëzore e popullit ukrainas nga ky sulm ushtarak, i urdhëruar nga një diktator që ëndërron lavdinë e humbur, është një dramë që po na shfaqet çdo ditë në makabritetin e vet dhe që gjithsecili prej nesh do të donte të mos bëhej një spektator i pafuqishëm.

Sipas te dhënave të fundit të World Health Organization (WHO), më shumë se 7 milion banorë janë shpërngulur nga vendbanit e tyre në Ukrainë, 4 milion prej të cilëve jashtë kufijve, shumica në Poloni.

Ndoshta reagimi më ekzemplar dhe për tu vlerësuar i Europës deri tani dhe në veçanti, i shteteve fqinje me Ukrainën, është humanizmi dhe mikëpritja që po i bëjnë një populli, i cili po kërcënohet me vetë ekzistencën e tij si një entitet i lirë për të vendosur të ardhmen.
24 marsi shënon plot një muaj nga nisja e luftës të pa provokuar të Rusisë ndaj Ukrainës por, ajo shënon dhe 23 vjetorin e një operacioni që për shqiptarët dhe sidomos për ata të Kosovës, do të ngelet në histori.

Në 24 mars të 1999, do të fillonte Operation Allied Force, një fushatë bombardimi i NATO-s kundër Serbisë, për të ndaluar genocidin dhe spastrimin etnik të 2 milion shqiptarëve të Kosovës. Aksioni i vendosur i aleancës së Atlantikut të veriut do përfundonte në 10 qershor të atij viti me arritjen e marrëveshjes së tërheqjes nga Kosova të ushtrisë serbe, prelud i një Kosove të pavarur.

Vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës do të ngelen gjatë në kujtesën kolektive, ashtu siç do të ngelen gjatë në kujtesën kolektive të ukrainasve shkatërrimi, masakrat dhe vuajtjet e shkaktuara nga një lunatik në Kremlin, i cili kërcënon, jo vetëm ekzistencën e Ukrainës, por mban gishtin te butoni i armëve bërthamore duke shantazuar gjithë perëndimin me një shkatërrim apokaliptik.

Sigurisht, ekzistenca e këtyre armëve bërthamore e bën të pamundur ndërhyrjen e NATO-s në ndihmë të Ukrainës, një vend “jo anëtar” i asaj organizate. Por perëndimi mund ta mbështes ekonomikisht, financiarisht dhe ushtarakisht.

Përtej çdo pritshmërie, forcat ukrainase po shkërrmoqin aureolen e krijuar për forcën ushtarake konvencionale ruse dhe modernizimin e saj gjatë 20 viteve në pushtet të Putin. Sa më shumë ditë kalojnë, aq më poshtëruese shndërrohet situata për ushtrinë dhe vetë udhëheqjen në Moskë, duke e bërë të qartë për komunitetin ndërkombëtar se, e vetmja arsye për tu marrë seriozisht Rusia dhe Putin, janë arsenali bërthamor.

Ky është momenti që Perëndimi të bëj më shumë, “Mbreti është lakuriq”

Etiketa: Florion Metohukryesore2shqiptaret e kosovesUkraine

Lajme të lidhura

Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Prej 3 ditësh Shëngjergji ende në flakë, digjen mbi 10 ha pyje

Prej 3 ditësh Shëngjergji ende në flakë, digjen mbi 10 ha pyje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy makina përplasen pranë Urës së Zogut, 4 të lënduar transportohen me urgjencë
Aktualitet

Dy makina përplasen pranë Urës së Zogut, 4 të lënduar transportohen me urgjencë

16:41 - 26/03/26

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Urës së...

Lexo më shumë
Rama u jep investitorëve të huaj “recetën magjike”: Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri

Rama u jep investitorëve të huaj “recetën magjike”: Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri

15:34 - 26/03/26
Përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë

Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit

15:20 - 26/03/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

Trump kritika anëtarëve të NATO-s: Nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar, nuk do ta harroj

15:07 - 26/03/26
Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër

Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër

14:45 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com