GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tragjedia me 45 të vdekur në Bullgari, zgjerohet pista e hetimit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Tragjedia me 45 të vdekur në Bullgari, zgjerohet pista e hetimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria Themelore Publike në Shkup është duke zhvilluar një procedurë para-hetimore, jo për të hetuar arsyet e aksidentit tragjik me 45 të vdekur në Bullgari, por te fakti që autobusi ka lëvizur jashtë vendit pa licensën përkatëse.

“Edhe mua më intereson kjo. 135 herë ai autobus vetëm këtë vit ka dalë jashtë vendit pa licencë për transport ndërkombëtar. Po presim të mbahet seanca paraprake dhe nëse ka prova do ta marrim rastin”, tha kryetarja e Prokurorisë Speciale për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskovska.

Prokurorja theksoi se ka mundësi që rasti i hetimit të djegies së autobusit, në të cilin humbën jetën 45 qytetarë të vazhdojë edhe në Maqedoni të Veriut

“Nuk janë gati të gjitha ekspertizat dhe analizat e kolegëve nga Bullgaria. Nafta është vërtet e vështirë për t’u ndezur. Por është e mundur që të ketë pasur shumë shkëndija, autobusi ka goditur djathtas, pastaj majtas dhe përsëri në trotuarin e djathtë dhe ka mundësi të ketë pasur shkëndija”, tha Ruskovska.

Ruskovska tha se Prokuroria maqedonase ka bashkëpunim të mirë me kolegët bullgarë, duke e bërë më të thjeshtë zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Etiketa: autobusiBullgari

Lajme të lidhura

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Para
Kokaina në Mal të Zi, arrestohet shqiptari, në kërkim dy të tjerë

Kokaina në Mal të Zi, arrestohet shqiptari, në kërkim dy të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com