GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tragjedia me 45 viktima në Bullgari, flet Prokurori i çështjes: Nuk ka pasur karburant kontrabandë në autobus

16:26 - 03/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjendet një tjetër trup i pajetë nga aksidenti në Bullgari, është një fëmijë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dihen arsyet e mundshme dhe shkaktari i zjarrit që shpërtheu në autobusin në autostradën “Struma” në Bullgari. Këtë e deklaruan prokurori Biser Mihajllov dhe hetuesi Marian Marinov, të cilët punojnë në zbardhjen e tragjedisë. Prokurori Mihajllov pohon se nuk ka pasur fuqi me benzinë për kontrabandë dhe mjete piroteknike. Teoritë për “materiale për drogë” janë qesharake dhe nuk meritojnë asnjë koment, thotë prokurori.

“Kategorikisht pohoj se në autobusin në fjalë nuk ka pasur karburant dhe mjete piroteknike”, tha Mihajllov.

Por, siç shton Mihajllovi, fuqi me karburant ka pasur në pjesën e pasme të autobusit, e cila nuk ishte kapluar nga flakët, duke shtuar se këto fuçi nuk e kanë shkaktuar zjarrin. Hetuesi Marinov thekson se ka pasur tuba për naftë për lidhje me sistemin e ngrohjes në autobus, por se ato kanë mbetur të paprekura nga zjarri.

“Në autobus, gjegjësit në pjesën ku gjenden goma e përparme ka hyrë një copë të madhe të gardhit mbrojtës, kurse rezervuari ishte plastik dhe ishte shkatërruar tërësisht. Në rezervuar ka pasur karburant, e karburanti digjet”, tha Marinov.

Hetuesi shton se autobusi ishte shumë i vjetër dhe se është riparuar në Turqi. Të gjitha pajisjet janë zëvendësuar dhe mbetet që të qartësohet nëse është “jofabrik”. Motori i autobusit gjithashtu punon, edhe tash mund të funksionojë pa problem. Sipas Marinovit, nuk mund të thuhet se gardhi mbrojtës ka qenë në gjendje të keqe, sepse, sipas ekspertëve, ai është vendosur sipas standardeve.

“Edhe po të rregullohej me 100 vida, autobusi sërish do ta thyente, autobusi peshon 18 tonë”, shpjegon ai.

Nafta ndizet shumë vështirë, por ka gjasa të ketë pasur shumë shkëndija. Autobusi është përplasur në anën e djathtë, pastaj në anën e majtë, e në fund sërish në bankinën e djathtë, tha shefja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskoska, në një deklaratë për “Slloboden Peçat”.

“Të jemi të qartë – krim ka, korrupsion ka, por është fakt se për dallim nga e kaluara, tani po veprohet për çdo rast të paraqitur. Në Prokurorinë Publike Themelore në Shkup po zhvillohet procedurë para hetimore, nuk hetohen shkaqet e aksidentit, por aspektet e tjera për të cilat edhe opinioni publik, edhe unë me të drejtë reaguam. Si është e mundur që brenda këtij viti autobusi ta kalojë kufirin 135 herë pa pasur licencë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve?”, tha Ruskovska.

Prokurorja Ruskoska thotë se do t’i presë rezultatet e para hetimit të PPTH-së dhe nëse ka nevojë ata do ta marrin lëndën.

Etiketa: BullgariKarburantkontrabandetragjediaViktima

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
Lirohet nga detyra Prefekti i Qarkut të Fierit Baki Bala, ja kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra Prefekti i Qarkut të Fierit Baki Bala, ja kush e zëvendëson

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkimi Europian rrëzon Ramën: Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste
Aktualitet

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane

08:27 - 25/02/26

Nga Michael Rubin – Washington Examiner   Shumë progresivë dhe internacionalistë në të dyja anët e Oqeanit Atlantik mbështesin zgjerimin e...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

07:44 - 25/02/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 25 shkurt 2026

07:40 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com