GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trajlerat me mallra kontrabandë, arrestohen shoferi dhe 2 doganierë, një biznesmen në kërkim

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Trajlerat me mallra kontrabandë, arrestohen shoferi dhe 2 doganierë, një biznesmen në kërkim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion kundër transportit të mallrave të kontrabanduara përmes pikës kufitare të Qafë Botës, ku si rezultat ka arrestuar një shofer trajleri dhe dy doganierë, ndërsa një biznesmen është shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tranzit 4” janë vënë në pranga shtetasit Niko Gazeli, 63 vjeç, i cili transportonte mallra të sasive të mëdha me kamionë dhe trajlera, për llogari të biznesit të shtetasit Arjan Murtaj, 52 vjeç,. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Niko Gazeli akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, ndërsa biznesmeni Arjan Murtaj akuzohet për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Në pranga janë vënë dhe shtetasja Anila Adhami, 54 vjeçe, me detyrë doganiere në Degën Doganore Qafë Botë dhe shtetasi Andon Velo, 49 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Degën Doganore Qafë Botë. Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe shtetasi Erion Ademi, 43 vjeç, me detyrë agjent në Degën Doganore Qafë Botë. Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

“Gjatë operacionit, shtetasi Niko Gazeli u kap në PKK Qafë Botë, duke futur në Shqipëri, me mjete të rënda (kamionë dhe trajlera), sasi të mëdha produktesh për konsum, të dyshuara të kontrabanduara. Ndërkaq, 52-vjeçari u shpall në kërkim, pasi dyshohet se këto mallra transportoheshin për llogari të biznesit që ai administronte. Arrestimi i shtetasve Anila Adhami dhe Andon Velo, si dhe procedimi i 43-vjeçarit u bënë pasi dyshohet se, duke shpërdoruar detyrat, kanë lejuar kryerjen e këtij aktiviteti kriminal. Punohet për kapjen e shtetasit Arjan Murtaj, dhe për individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast.” – thuhet në njoftimin e Policisë së qytetit bregdetar.

Blutë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha produktesh ushqimore dhe detergjentë, 2 kamionë, 1 trajler dhe 4 celularë.

Etiketa: kontrabandemallra kontrabandepolicia e Vlores

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Tifozi shqiptar hyri në fushë ndaj Italisë, UEFA nis procedim ndaj kuqezinjve

Tifozi shqiptar hyri në fushë ndaj Italisë, UEFA nis procedim ndaj kuqezinjve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

Demi Një ditë e qetë, por me disa zhvillime interesante. Në dashuri kërkohet më shumë mirëkuptim. Dikush mund të të...

Lexo më shumë
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com