GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Traktati i ekstradimit me SHBA, Balla deklaron votën pro: Shenjë vlerësimi nga partneri ynë strategjik

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Traktati i ekstradimit me SHBA, Balla deklaron votën pro: Shenjë vlerësimi nga partneri ynë strategjik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar votën pro të socialistëve për projektligjin “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Balla e cilësoi një shenjë vlerësimi nga SHBA për ecurinë e reformës në drejtësi dhe besimin tek institucionet.

“Padyshim që do ta votojmë pro marrëveshjen për traktatin për ekstradimin me SHBA sepse besoj që të gjithë biem dakord që është një shenjë vlerësimi nga partneri ynë strategjik mbi ecurinë e kënaqshme përpara të reformës në drejtësi dhe për besimin reciprok në institucionet e drejtësisë në secilin prej dy vendeve të angazhuara në këtë traktat.

Përfitoj nga ky moment që pikë së pari të shpreh gjithë falënderimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm qoftë për SHBA, qoftë për BE për gjithë mbështetjen që i kanë dhënë reformë në drejtësi. Nëse nuk do ishte mbështetja e tyre më 22 korrik 2016 ne nuk do t’i kishim numrat në këtë sallë për të votuar ndryshimet kushtetuese, natyrshëm të gjithë ata që u betuan dhe u stërbetuan se nuk do e votonin kurrë reformën në drejtësi në sallat brenda hapësirës së Kuvendit, muret janë dëshmitarë të atyre betimeve të gjithë atyre që zotoheshin se nuk do ta votonin dhe po ashtu dua të them sot që edhe pse janë të shumtë ata që mendojnë se procesi i reformës në drejtësi po ecën ngadalë unë nuk jam dakord. Unë them që një reformë kaq e thellë natyrshëm kërkon kohën e vetë por tani të gjitha institucionet janë ngritur”, tha Balla.

Ai bëri apel për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë dhe më pas atë Kushtetuese për të marrë vendime të plota, duke përmendur dhe vendimin për shkarkimin e Presidentit që mund të votojë parlamenti.

“Apeli im si kreu i kësaj shumice parlamentare është të përshpejtohet puna për plotësimin e vakancave të tjera në Gjykatën e Lartë apo Kushtetuese. Është e domosdoshme të kemi një Gjykatë Kushtetuese me 9 anëtarë që do të mundësojë marrjen e vendimeve të plota, me kuorumin e nevojshëm për shumë çështje që presin përgjigje nga Gjykata Kushtetuese dhe nëse komisioni hetimor parlamentar do gjejë fajtor në marrëdhënie me Kushtetutën edhe Presidentin e Republikës, dhe ajo është një çështje që do i shkojë për vendim Gjykatës Kushtetuese. Është shumë e rëndësishme që procesi dhe krijimi i kuorumit të nevojshëm në Gjykatën e Lartë, e cila më pas të hapë garën për tre vendet vakante që i takojnë Gjykatës së Lartë për të emëruar në Gjykatën Kushtetuese ne të kemi mundësin që këto vakanca të plotësohen në një kohë sa më të shkurtër.

Procesi i vettingut po ecën mirë edhe pse duhet që Kuvendi në kohën e duhur dhe besoj që edhe ky Kuvend por edhe Kuvendi tjetër duhet të mendojë procedurat qoftë për shtyrjen e afatit të komisionit të përkohshëm të kualifikimit sepse janë një numër shumë i madh gjyqtarësh dhe prokurorë që duhet të kalojnë në sitën e vettingut. Ne duhet të jemi parashikues në kohë që procesi i vettingut të shkojë në fund për çdo gjyqtar e prokuror për të garantuar një proces të drejtë e të barabartë. procesi i vettingut tregoi se sa i thellë dhe i pistët paskësh qenë sistemi ynë i drejtësisë në këtë vend por t’i referohemi numrit të gjyqtarëve e prokurorëve që nuk janë pjesë e këtij sistemi”, deklaroi Balla.

Etiketa: SHBATaulant Balla

Lajme të lidhura

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Para
KAS merr vendimin, rinumërohen 114 kuti në qarkun e Beratit

“Keni vetëm hipoteza, pa prova”, debate në KAS: Fikja mikrofonin!

TË FUNDIT

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26

Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2026, por ritmi i rritjes u ngadalësua dhe disa nga sektorët...

Lexo më shumë
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26
Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com