GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pas dy ditësh torturë në stacione, shoqata e transportit dhe qeveria arrijnë marrëveshje

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Pas dy ditësh torturë në stacione, shoqata e transportit dhe qeveria arrijnë marrëveshje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në takimin e zhvilluar sot me shoqatat e transportit publik, qeveria ka propozuar dhënie kompensimi në masën 50 lekë për litër për naftën. Kompensimi parashikohet të jepet për 3 muaj.

Kompensimi parashikohet të përfitohet për të gjithë operatorët e transportit publik në vend.

Nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata Kombëtare e Transportit Urban dhe Ndërqytetas është kërkuar subvencionim në masën 100 lekë për litër, një skemë e ngjashme me vitin 2022.

Për propozimin e subvencionimit në masën 50 lekë për litër, Kostandin Foni, kryetar i Shoqatës së Transportit Qytetas, tha se nuk arrin të mbulojë kostot shtesë nga shtrenjtimi i naftës. Por ai e vlerësoi pozitivisht si hap të parë propozimin e ministrave për të vijuar normalitetin e shërbimit.

“Në ditët në vijim ne presim që të zhvillojmë një takim me ministrat Ibrahimaj dhe Karakaçi për të diskutuar kostot e operimit për kategoritë që udhëtojnë falas, por edhe kërkesat tona për heqjen e akcizës së naftës dhe uljen e TVSH-së. Vetëm miratimi i tyre do të garantonte qëndrueshmëri për sektorin publik, i cili gjendet në vështirësi që pas Covid-19”, tha Foni.

Për shkak të vështirësive në kosto, një ditë më parë në të gjithë vendin shërbimi i transportit publik u reduktua deri në 60%.

Operatorët e 450 linjave të transportit në vend paralajmëruan përshkallëzime të mëtejshme nëse nuk do të kishte reagim të institucioneve.

Paketa antikrizë e transportit publik iu dorëzua ministrave Ibrahimaj dhe Karakaçi

Në kushtet e rritjes së ndjeshme dhe të vazhdueshme të çmimit të karburantit, e cila ka krijuar një disbalancë të thellë midis kostove reale të operimit dhe të ardhurave të pandryshuara të sektorit, paraqesim për diskutim këto kërkesa prioritare, të mbështetura në precedentë ligjorë dhe në nevojën për garantimin e një shërbimi publik esencial:

Miratimi i një pakete antikrizë emergjente, në përputhje me precedentët ekzistues

Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme përmes një pakete mbështetëse financiare, duke marrë si bazë ligjore dhe praktike VKM nr. 225, datë 13.04.2022 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, pjesë e paketës antikrizë”, e cila është miratuar në kushte të ngjashme krize për kompensimin e kostove të karburantit për operatorët e transportit publik me 100 lekë/litër. Ky vendim, i mbështetur në nenin 100 të Kushtetutës dhe në legjislacionin buxhetor (ligji për buxhetin e shtetit), ka sanksionuar parimin e ndërhyrjes së shtetit në situata të jashtëzakonshme për garantimin e vazhdimësisë së një shërbimi publik jetik.

Nga të dhënat e përgjithshme rezulton se paketa financiare e asaj periudhe ka qenë në vlerën rreth 500 milionë lekë, nga e cila është përdorur rreth 55–60% e fondit, për një periudhë rreth 6-mujore.

Ky precedent provon qartë se ndërhyrja është e mundur dhe e justifikuar ligjërisht, efekti financiar është i përballueshëm për buxhetin e shtetit dhe mekanizmi i kompensimit është i zbatueshëm dhe i verifikueshëm përmes dokumentacionit tatimor dhe kontrollit administrativ.

Në këto kushte, kërkohet riaktivizimi i një skeme të ngjashme, të përshtatur me nivelin aktual të çmimeve dhe kostove reale të sektorit.

Rishikimi i menjëhershëm i barrës fiskale, heqja e taksës së qarkullimit

Duke qenë se taksa e qarkullimit përbën një komponent të rëndësishëm në strukturën e çmimit të karburantit, kërkohet pezullimi ose përjashtimi i përkohshëm i saj për operatorët e transportit publik. Kjo taksë është e përcaktuar në Ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, në nivelin 27 lekë/litër, së bashku me taksën e karbonit prej 3 lekë/litër, dhe aplikohet në mënyrë të njëtrajtshme mbi benzinën dhe gazoilin.

Duke qenë një barrë fikse që përfshihet në çmimin final, ajo rëndon proporcionalisht më shumë në kushtet e rritjes së çmimeve të tregut. Në funksion të interesit publik dhe duke marrë në konsideratë natyrën e veçantë të transportit publik si shërbim social, pezullimi i kësaj takse për këtë sektor përbën një masë të justifikuar dhe të mbështetur në parimin e proporcionalitetit fiskal.

Heqja ose pezullimi i akcizës mbi karburantin për këtë sektor

Akciza mbi karburantin, e përcaktuar po në kuadër të Ligjit nr. 9975/2008 dhe legjislacionit fiskal përkatës, aplikohet në nivelin rreth 39.4 lekë/litër për naftën dhe përbën një nga komponentët kryesorë të çmimit final. Si taksë indirekte me efekt të drejtpërdrejtë në koston e operimit, ajo rëndon ndjeshëm mbi operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë mundësi të transferojnë këtë kosto te konsumatori për shkak të tarifave të rregulluara.

Në këto kushte, vazhdimi i aplikimit të akcizës në të njëjtin nivel krijon një disproporcion të dukshëm ndërmjet barrës fiskale dhe kapacitetit ekonomik të sektorit, duke cenuar parimin e drejtësisë dhe proporcionalitetit në taksim. Vetë legjislacioni shqiptar parashikon përjashtime për sektorë të caktuar (si peshkimi), çka përforcon argumentin për trajtim të diferencuar edhe për transportin publik.

Heqja e TVSH-së

TVSH-ja, e rregulluar nga Ligji nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, aplikohet në nivelin standard 20%, duke rritur drejtpërdrejt çmimin përfundimtar dhe duke kufizuar aksesin në këtë shërbim esencial. Duke qenë se transporti publik përmbush një funksion social dhe ekonomik, si dhe duke marrë në konsideratë praktikat e vendeve të rajonit ku kjo normë varion nga 0% deri në 5%, kërkohet heqja e plotë ose reduktimi i TVSH-së.

“Në rast se masat e mësipërme fiskale nuk janë të realizueshme në afat të menjëhershëm, kërkohet që të aplikohet një mekanizëm kompensimi financiar i drejtpërdrejtë, i bazuar në faturat reale të furnizimit me karburant, deklarimet tatimore dhe nivelin e konsumit të verifikuar sipas aktivitetit të licencuar.”/Monitor

Etiketa: marreveshjeqeveritransport

Lajme të lidhura

“Revanshi”/ Pretenca e SPAK për 5 të pandehurit, mes tyre dhe vëllai i ish-deputetit të PS: 56 vite burg në total
Aktualitet

“Revanshi”/ Pretenca e SPAK për 5 të pandehurit, mes tyre dhe vëllai i ish-deputetit të PS: 56 vite burg në total

11:30 - 31/05/26
Lëndohet shoferja në rrugën Lushnje-Fier, “Audi” përplaset me pemën
Aktualitet

Lëndohet shoferja në rrugën Lushnje-Fier, “Audi” përplaset me pemën

10:34 - 31/05/26
Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin
Aktualitet

Dhuna në Zvërnec, nis hetim ndaj drejtuesve të Policisë së Vlorës! Pranga rojes që goditi qytetarin

07:31 - 31/05/26
Para
“Olsi Rama është bosi kryesor i call-centerave”, Berisha: Ky aktivitet mafioz ka mbrojtjen e shtetit

"Olsi Rama është bosi kryesor i call-centerave", Berisha: Ky aktivitet mafioz ka mbrojtjen e shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë
Breaking Views

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë

12:28 - 31/05/26

Kompania "Zvërnec South Adriatic Development" u kërkon ndjesë qytetarëve për incidentin e shkaktuar nga rojet e objektit ndaj protestuesve. Madje...

Lexo më shumë
Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

11:40 - 31/05/26
Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
“Revanshi”/ Pretenca e SPAK për 5 të pandehurit, mes tyre dhe vëllai i ish-deputetit të PS: 56 vite burg në total

“Revanshi”/ Pretenca e SPAK për 5 të pandehurit, mes tyre dhe vëllai i ish-deputetit të PS: 56 vite burg në total

11:30 - 31/05/26
Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS

Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS

10:51 - 31/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet Giriş