GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Po transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt Durrësit, arrestohen dy persona në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Po transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt Durrësit, arrestohen dy persona në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operacion i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e dy personave, pasi dyshohet se po transportonin mbi 5.2 kilogramë heroinë dhe kokainë drejt Durrësit.

51-vjeçari Mirand Herri dhe 41-vjeçari Luftim Hoxha u kapën në flagrancë në rrugën “Kastriotët”, ndërsa droga u gjet e fshehur në një çantë brenda automjetit me të cilin po lëviznin.

Policia njoftoi se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Njoftimi

Mesditën e sotme, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Drejtimi”, gjatë të cilit u parandalua dhe u godit një rast i tentativës për trafikim të drogave të forta, në sasi të konsiderueshme.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Mirand Herri, 51 vjeç, banues në Maminas, Durrës;

– Luftim Hoxha, 41 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Maminas, Durrës.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u siguruan informacione në rrugë operative se dy shtetas do të transportonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në zonën e “Treshit”, në afërsi të Nishtulla 3, në drejtim të Durrësit.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, u organizua në një kohë shumë të shkurtër dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Drejtimi”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Kastriotët”, është konstatuar automjeti tip “Mercedes-Benz”, me dy shtetasit e dyshuar, të cilët po transportonin lëndën narkotike.

Shërbimet policore të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të automjetit, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një çantë, në brendësi të së cilës kishte 7 pako me lëndë të dyshuar narkotike.

Konkretisht, 4 pako me lëndë narkotike të llojit heroinë, me peshë 2 kilogramë e 123.6 gramë, si dhe 3 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 3 kilogramë e 120.6 gramë.

Gjithsej, 5 kilogramë e 244.2 gramë heroinë dhe kokainë.

Menjëherë është bërë shoqërimi i këtyre shtetasve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, ku ka rezultuar se këta shtetas do ta transportonin lëndën narkotike në drejtim të Durrësit.

Veprimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, për evidentimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale dhe, në këtë kuadër, nuk mund të bëjmë me dije detaje të tjera rreth operacionit.

 

Etiketa: ArrestimHeroineTirane

Lajme të lidhura

Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar
Aktualitet

Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar

16:07 - 23/08/26
U kap me armë zjarri, arrestohet në Palasë Elvis Kosova
Aktualitet

U kap me armë zjarri, arrestohet në Palasë Elvis Kosova

15:52 - 23/08/26
Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve
Aktualitet

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve

15:10 - 23/08/26
Para
U kap me armë zjarri, arrestohet në Palasë Elvis Kosova

U kap me armë zjarri, arrestohet në Palasë Elvis Kosova

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar
Aktualitet

Pelegrinazhi në Tomorr, mijëra besimtarë iu drejtuan teqesë së Kulmakut, Baba Mondi: Mirëkuptim dhe të bashkuar

16:07 - 23/08/26

Pelegrinazhi i Madh i Malit të Tomorrit që kulmon në muajin gusht ka mbledhur bashkë me qindra mijëra qytetarë për...

Lexo më shumë
U kap me armë zjarri, arrestohet në Palasë Elvis Kosova

U kap me armë zjarri, arrestohet në Palasë Elvis Kosova

15:52 - 23/08/26
Po transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt Durrësit, arrestohen dy persona në Tiranë

Po transportonin mbi 5.2 kg heroinë dhe kokainë drejt Durrësit, arrestohen dy persona në Tiranë

15:30 - 23/08/26
Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve

15:10 - 23/08/26
Riaktivizohet zjarri në Pishporo, flakët përhapen pranë grykëderdhjes së Vjosës

Riaktivizohet zjarri në Pishporo, flakët përhapen pranë grykëderdhjes së Vjosës

14:47 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com