Fillimi i muajit nëntor ka shënuar edhe mbarimin e afatit të subvencionit për transportin publik, sektor i cili po përballet me krizë të thellë ekonomike sidomos pas pandemisë. Qeveria nuk ka dalë akoma në një vendim nëse do të ketë një zgjatje të afatit apo operatorët e transportit duhet të vazhdojnë tashmë me forcat e tyre. Konkretisht sot kompanitë e transportit urban dhe interurban nuk marrin subvencion, çka po i çon ata drejtë një kaosi total. Por, për të evidentuar më qartë situatën aktuale të këtij sektori dhe për të ditur çfarë do të ndodh tani Gjitona.com ka kontaktuar me kreun e Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban në vend, Dashnor Memajn.
Memaj tha për Gijotina.com se sektori i transportit akoma nuk e ka marrë veten nga kriza dhe subvencionimi i jepte një mbështetje, ndërsa tashmë ata janë sërish në kolaps. Ai tregoi se, i kanë parashtruar qeverisë kërkesat e tyre dhe madje kanë kërkuar politika më afatgjate për këtë sektor, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Duke përmendur edhe faktin që sektori i transportit e ka të vështirë të gjejë punonjës për shkak se e ka të pamundur që t’i paguaj. Memaj vuri në dukje se, një pjesë e mirë e punonjësve janë larguar jashtë shtetit për pagë më të mirë dhe të rinjtë nuk aplikojë për t’iu bashkuar këtij sektori. Memaj u shpreh që në rast se qeveria nuk merr në konsideratë kërkesat e tyre, operatorët do të detyrohen që të përgjysmojnë numrin e automjeteve. Ndërsa tha se qëndron si opsion edhe rritja e çmimit të biletave 70 -80 lekë, nga nevoja për financim.
Më tutje kreu i Transportit Publik vuri në dukje edhe nevojën për përmirësimin e infrastrukturës rrugore si dhe të sistemit të operimit për linjat interurbane. Sipas tij mangësitë dhe infrastruktura e keqe shtojnë problematikat, përplasjet, ulin fitimin dhe zhvillimin e këtij sektori, duke e çuar në kolaps total. Dashnor Memaj e mbylli intervistën duke i bërë thirrje qeverisë që të dëgjoj thirrje e tyre, në të kundërt në ditët në vazhdim situata do të përkeqësohet dhe kjo do të jetë një barrë si për punonjësit e transportit por edhe për qytetarët që e kanë të pashmangshëm përdorimin e urbanëve në përditshmërinë e tyre.
Discussion about this post