GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Transporti publik redukton flotën nga 1 shtatori: Kostot e karburantit janë të papërballueshme

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Transporti publik në krizë për të ofruar shërbim, merr 2 mln euro për rimëkëmbje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i mjeteve të transportit publik në qarkullim do të reduktohet me rreth 20 deri në 30 për qind. Operatorët paralajmërojnë ulje të frekuencës së shërbimit dhe kërkojnë ndërhyrje nga institucionet.

Duke nisur nga 1 shtatori 2026, operatorët e transportit publik do të nxjerrin në qarkullim më pak mjete, për shkak të vështirësive financiare për të përballuar kostot e operimit.

Sipas njoftimit të tyre, reduktimi do të jetë në masën 20 deri në 30 për qind, në varësi të mundësive financiare dhe kapaciteteve operative të secilit operator. Si një nga shkaqet kryesore të situatës ata evidentojnë kostot e karburantit.

Operatorët kanë paralajmëruar se reduktimi i flotës do të ndikojë drejtpërdrejt te shërbimi, duke shtuar intervalet mes mjeteve dhe ngarkesën në autobusët që do të vazhdojnë të qarkullojnë.

“Për këtë arsye, njoftojmë se duke filluar nga data 01.09.2026, operatorët e transportit publik do të detyrohen të operojnë me një flotë të reduktuar në masën rreth 20–30%, në varësi të kapacitetit financiar dhe operacional që secili operator ka aktualisht në dispozicion. Masa e reduktimit nuk përbën një zgjedhje të operatorëve dhe as një mungesë vullneti për garantimin e shërbimit normal të transportit publik. Ajo është një pasojë e drejtpërdrejtë e pamundësisë financiare për të mbuluar kostot e operimit me flotë të plotë, sidomos kostot e karburantit, të cilat përbëjnë një nga zërat kryesorë të aktivitetit. Reduktimi i mjeteve në qarkullim pritet të sjellë në mënyrë të pashmangshme ulje të frekuencës së shërbimit, rritje të intervaleve ndërmjet mjeteve, mbingarkesë të mjeteve që do të mbeten në qarkullim dhe vështirësi për qytetarët që përdorin çdo ditë transportin publik”, thuhet në reagimin e tyre.

Operatorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse dhe realizimin e kompensimit për kostot e karburantit. Ata argumentojnë se, me kushtet aktuale financiare, nuk mund të vazhdojnë shërbimin me të gjithë flotën.

“Në këto kushte, u kërkojmë institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë me urgjencë, të japin një përgjigje konkrete mbi kërkesat e paraqitura nga operatorët dhe të mundësojnë realizimin e kompensimit të parashikuar për kostot e karburantit, si dhe vijimin e mbështetjes për periudhën në vazhdim. Operatorët kanë bërë dhe vijojnë të bëjnë çdo përpjekje për të garantuar vazhdimësinë e shërbimit, por në kushtet aktuale financiare operimi me 100% të flotës nuk është më i përballueshëm. Për sa më lart, kërkojmë trajtimin me prioritet dhe urgjencë të kësaj situate, me qëllim shmangien e përkeqësimit të mëtejshëm të shërbimit të transportit publik dhe rikthimin sa më parë të kapacitetit të plotë operacional”, vijon njoftimi.

Nëse reduktimi zbatohet sipas paralajmërimit, nga 1 shtatori në qarkullim do të ketë 20 deri në 30 për qind më pak mjete të transportit publik, ndërsa operatorët presin përgjigje nga institucionet për kërkesat e tyre financiare.

 

Etiketa: Kryesore1reduktimtransport

Lajme të lidhura

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës
Aktualitet

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

09:14 - 11/10/26
Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma
Aktualitet

Atentati me tritol në Gjirokastër, humb jetën shoferi Beqir Devolli, rrugës për tek Trauma

07:31 - 11/10/26
Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, flet për herë të parë Blerina Matraku: I dhashë 10 mijë euro për…

22:20 - 10/10/26
Para
Greqia ul çmimet deri në 35% për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë

Greqia ul çmimet deri në 35% për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26

https://youtu.be/f_hhKoYEQ3Y?si=IRvqnI_m__rJp73w

Lexo më shumë
Vinicius mund të humbë El Clásicon, raporti i arbitrit zbulon detajet e përjashtimit dhe protestave

Vinicius mund të humbë El Clásicon, raporti i arbitrit zbulon detajet e përjashtimit dhe protestave

10:00 - 11/10/26
Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

Atentati në Gjirokastër/ Policia jep detaje: 45-vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Tiranës

09:14 - 11/10/26
Sot do të jetë ditë vjeshte me shtrëngata, breshër dhe mjegull të dendur

Sot do të jetë ditë vjeshte me shtrëngata, breshër dhe mjegull të dendur

08:15 - 11/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel

Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel

07:50 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com