GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Transportonin emigrantë të paligjshëm, dy makinat përplasen me patrullën e policisë, shpallen në kërkim drejtuesit

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Transportonin emigrantë të paligjshëm, dy makinat përplasen me patrullën e policisë, shpallen në kërkim drejtuesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy persona janë shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pas një operacioni gjatë transportimit të 15 emigrantëve të paligjshëm në Korçë.

Operacioni filloi që prej fshatit Kapshticë të Devollit dhe përfundoi në qytetin e Gramshit.

Sipas informacioneve, forcat e policisë kanë konstatuar dy mjete tip Audi Q7 në afërsi të fshatit Kapshticë, të cilët dyshohet se kishin marrë një grup me emigrantë të paligjshëm.

Forca të shumta janë vënë në ndjekje të dy mjeteve, pasi drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit të ndalimit.

Drejtuesit e mjeteve kanë lënë afër Lozhanit rreth 15 emigrantë të paligjshëm dhe janë larguar drejt Gramshit.

Aty janë përballur me postbllokun duke përplasur dy prej patrullave dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Pas përplasjes, ata kanë vijuar rrugën ndërsa dy mjetet Audi Q7 janë gjetur të braktisur në dy fshatra të Gramshit.

Policia ka identifikuar dy drejtuesit e mjeteve dhe i ka shpallur në kërkim ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë edhe një person të tretë.

Sa i përket 15 emigrantëve ata u gjetën të fshehur në një përrua në afërsi të fshatit Lozhan të Maliqit ndërsa janë sekuestruar dy mjetet që përdoreshin për transportin e tyre drejt Tiranës.

Nga policia vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, si dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrëthanave dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Etiketa: EmigrantëPatrulla e policisëperplasjetransport

Lajme të lidhura

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit
Aktualitet

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit

11:32 - 29/11/26
Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi
Aktualitet

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre
Aktualitet

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26
Para
Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, zbardhet takimi me presidentin Begaj

Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, zbardhet takimi me presidentin Begaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit
Aktualitet

“Më sekuestruan flamurin, më goditën dhe…”/ “Shabani i Flamurit”: Nuk e lëshova në asnjë moment, çfarë më thanë efektivët gjatë shoqërimit

11:32 - 29/11/26

Shaban Brika, i njohur ndryshe si “Shabani i Flamurit”, pasi në çdo protestë shfaqet me flamurin kuqezi në duar, ka...

Lexo më shumë
Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26
Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com