GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Gonxhe ia bën fora me 4.1 MLD lekë/ Si i mori paketë dy tendera Hervin Fora me ndihmën e Arlinda Pogajt, drejtore e OBP

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qysh nga viti 2024, kur Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) kaloi nga Ministria e Brendshme tek Ekonomia, e drejtuar nga Blendi Gonxhe, u shtuan abuzimet me tenderat. Shumica e prokurimeve të Shëndetësisë organizohen tashmë nga vartësja e tij në krye të OBP, Arlinda Pogaj. Fonde të dyfishuara për të njëjtin shërbim jepen nën procedura të dyshimta!

Një nga tenderat e mbyllur së fundmi është skandal i dukshëm. Bëhet fjalë për prokurimin “Shërbimi i Pastrimit për Spitalin Universitar të Traumës”. Për tre vitet e shkuara, kontrata e këtij shërbimi ka kushtuar dy herë më pak.

Sipas dokumenteve tenderi i këtij shërbimi për Spitalin e Traumës e kishte fondin limit 1.38 miliardë lekë.

Kjo është tabela me sipërfaqet që duhen pastruar brenda dhe jashtë siptalit dhe çmimet në vitin 2022.

Konsultuam edhe të dhënat për sipërfaqet në vitin 2025, kur është shpallur tenderi i ri. Nuk na rezulton shtesë hapësirash apo shërbimesh. Kanë ndryshuar vetëm çmimet.

Në fakt, ndryshimi thelbësor është përllogaritja e fondit limit të tenderit sa dyfishi i tre viteve më parë.

Konkretisht, më 20 tetor 2025 është mbajtur procedura e prokurimit me objekt: Shërbim Pastrimi për Spitalin Universitar të Traumës. Këtë radhë shuma e parave të caktuara është afro 2.5 miliardë lekë pa TVSH. (245 035 563,00 )

Historia e vazhdimit të tenderit është e njëjtë me vitin 2022: Kanë aplikuar shumica e operatorëve ekonomik që ishin edhe para 3 vjetësh, përfshirë fituesin që kryente shërbimin deri tani; pazaret dhe zvarritjet pa fund në KPP.

Më 1 nëntor 2025, operatorët pjesëmarrës janë njoftuar me rezultatet e vlerësimit të ofertave nga komisioni i ngritur nga Arlinda Pogaj.

Sipas këtij dokumenti janë skualifikuar të gjithë operatorët, përvec fituesit. Megjithëse nuk ishte oferta më e ulët, “AIR” shpk e ka pasur rrugën të lirë pasi komisioni e ka eliminuar konkurrencën.

Të pakënaqura me vendimin, më 4 nënëtor 2025, pjesëmarrësit e tjerë janë ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP). Gjithashtu ankimuesit kërkojnë edhe skualifikimin e ofertës së operatorit ekonomik “AIR” SHPK.

Fillimisht KPP u dha të drejtë. Në datë 20 janar 2026, Komisioni i Prokurimit Publik mori vendimin të pranojë pjesërisht ankesën e operatorëve ekonomik “Rej” SHPK, “Clean Fast” SHPK, ndërsa ka refuzuar kërkesën e “Pastrime Silvio” SHPK.

Madje, sipas vendimit, i rekomandihej Agjencisë së Prokurimit publik që të niste hetim administrativ për rastin.

Në reflektimin e saj, në 27 janar 2026, Arlinda Pogaj e njoftonte KPP se ishte rishikuar vlerësimin për operatorët e skualifikuar.

Edhe vendimi i dytë i komisionit të tenderit ishte si dy pika uji me të parin. Në këtë pikë, më 4 shkurt 2026, KPP krejt papritur, vendosi të hapë dritë jeshile për Arlinda Pogajn e OBP.

Kompania “Rej” shpk, e cila më parë kishte përfituar kontratën trivjecare 2022-2025 për pastrimin e Spitalit të Traumës, vendosi të ankohet sërish.  E si të mos pretendonte përsëritjen e kontratës, kur tani fondi ishte dyfishuar?!

Gjithsesi, kishin ndryshuar duart e pushtetit, dhe paratë i ishin premtuar një kompanie tjetër me lidhje të fuqishme në Ministrinë e Shëndetësisë. Më datë 16 shkurt 2026, është sërish “Rej” Shpk me kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin.

KPP e drejtuar nga zëvendëskryetari Fiorent Zguro, vendosi përfudimisht të mbetej në fuqi vendimi i Arlinda Pogajt.

Kështu, më 1 prill 2026, komisioni i dërgoi njoftim admnistratorit të kompanisë “Air” shpk të paraqitej si fituese për firmosjen e kontratës.

Po kush është kompania fituese, për të cilën është dyfishuar fondi i pastrimit të Spitalit të Traumës? AIR shpk është themeluar në maj 2015, nga Hervin Fora dhe ortaku i tij Engjëll Hoxha. Qëllimi ishte të që kjo firmë të fokusohej në tenderat e dezinfektimit. Por më pas Fora do të synonte tenderat e furnizimit me medikamente dhe pajisje mjekësore.

Në këtë valë, Fora dhe Hoxha krijuan “Euromed” shpk me të cilën morën shumë tendera përmes favorizimeve. Më pas Fora do të krijonte kompanitë “VINIPHARMA”, “CUREPHARM”, “3A PHARM”.  Në vitin 2022, Fora dhe Hoxha i dhuruan aksionet dhe tashmë AIR shpk me letra ka pronësinë e administratorit Alban Muca dhe Joriana Xamos.

Largimi duhet të jetë bërë për t’i shpëtuar vëmendjes së tepërt, pasi në këtë kohë nisën investigimet e medias për tenderat e Forës që favorizohej nga zyrtarët e Shëndetësisë. Emrat e Hoxhës dhe Forës shfaqen kudo ku ka fonde për laboratorë, reagentë dhe pajisje spitalore, duke krijuar një lloj monopoli të heshtur në QSUT dhe spitalet rajonale.

Nga ana tjetër, tenderi i pastrimit të  Spitalitt të Traumës rezulton të jetë pjesë e një “pakete” të Blendi Gonxhes dhe Arlinda Pogajt për Hervin Forën.

“Euromed” e Engjëll Hoxhës (90%) dhe Hervin Forës (10%) ka marshuar e vetme drejt fitores së Lotit 4 për pajisjet e mbledhjes dhe përpunimit të gjakut (Sistemi REVEOS dhe MIRASOL).

Një skenar i përsëritur ku “fituesi njoftohet” pa pasur nevojë të dalë në garë të hapur pavarësisht se po shkel ligjin.

Pra,  në një tender me vlerë 1.6 miliard lekë, në një treg që supozohet të jetë i lirë, më 15 janar 2026, paraqitet me ofertë vetëm kompania e Hervin Forës.

Nëse favorizohesh nga Blendi Gonxhe, është e mundur të fitosh dy tendera njëherësh, plot 4.1 miliardë lekë. Këtu brenda është edhe tarifa e korrupsionit!

gijotina.com/

Etiketa: Arlinda PogajBlendi Gonxhehervin foraSpitali i Traumes

Lajme të lidhura

Anuela i zgjidh punët e Tiranës me Florin e Gramshit/ Kryetarja fshin 12 kompani në tenderin 1.5 MLD lekë për asfalt në Kombinat
Breaking Views

Anuela i zgjidh punët e Tiranës me Florin e Gramshit/ Kryetarja fshin 12 kompani në tenderin 1.5 MLD lekë për asfalt në Kombinat

22:45 - 29/06/26
“Nesër në orën 10 para Parlamentit”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin
Breaking Views

“Nesër në orën 10 para Parlamentit”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

22:11 - 29/06/26
Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, çfarë mbeti pas hyrjes së protestuesve në Universitet
Lajme

Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, çfarë mbeti pas hyrjes së protestuesve në Universitet

22:06 - 29/06/26
Para
Zgjedhja e presidentit/ Opozita bojkoton, Haxhiu shtyn sërish seancën e Kuvendit në orën 23.00

Zgjedhja e presidentit/ Opozita bojkoton, Haxhiu shtyn sërish seancën e Kuvendit në orën 23.00

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anuela i zgjidh punët e Tiranës me Florin e Gramshit/ Kryetarja fshin 12 kompani në tenderin 1.5 MLD lekë për asfalt në Kombinat
Breaking Views

Anuela i zgjidh punët e Tiranës me Florin e Gramshit/ Kryetarja fshin 12 kompani në tenderin 1.5 MLD lekë për asfalt në Kombinat

22:45 - 29/06/26

Anuela Ristani e ka biznesmenin Florjan Muha mik të përbashkët me Erion Veliajn. Kur Muha futet në ndonjë tender të...

Lexo më shumë
“Nesër në orën 10 para Parlamentit”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

“Nesër në orën 10 para Parlamentit”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

22:11 - 29/06/26
Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, çfarë mbeti pas hyrjes së protestuesve në Universitet

Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, çfarë mbeti pas hyrjes së protestuesve në Universitet

22:06 - 29/06/26
Gjashtë politikanë europianë i bashkohen protestës para Kryeministrisë

Gjashtë politikanë europianë i bashkohen protestës para Kryeministrisë

21:58 - 29/06/26
Eurodeputetja holandeze Strik i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Fjala juaj do të dëgjohet edhe në Bruksel!

Eurodeputetja holandeze Strik i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Fjala juaj do të dëgjohet edhe në Bruksel!

21:50 - 29/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com