GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trazirat në Francë, mbi 2000 të arrestuar dhe qindra dyqane të grabitura e të djegura

07:47 - 02/07/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Trazirat në Francë, mbi 2000 të arrestuar dhe qindra dyqane të grabitura e të djegura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se 2000 njerëz u arrestuan në Francë gjatë natës së katërt të trazirave që u nxitën nga vrasja e një adoleshenti ndërsa Presidenti Emmanuel Macron shtyu një vizitë shtetërore në Gjermani të planifikuar për të shtunën. Udhëtimi do të kishte shënuar vizitën e parë shtetërore të një presidenti francez në Gjermani pas 23 vjetësh.

Rreth 45,000 policë dhe disa automjete të blinduara u nxorrën në terren për të trajtuar krizën më të rëndë me të cilën po përballet Presidenti Emmanuel Macron që prej fundit të vitit 2018. Njoftohet se gjatë këtyre protestave janë plagosur mbi 200 policë.

Ministri i Financave, Bruno Le Maire, tha se më shumë se 700 dyqane, supermarkete, restorante dhe degë bankash ishin “grabitur, plaçkitur dhe në disa raste ishin djegur tërësisht që nga e marta”.

Nahel M., 17-vjeçar me origjinë algjeriane dhe marokene, u qëllua nga një oficer policie gjatë një ndalimi trafiku të martën në periferinë e Parisit, Nanterre.

Të shtunën pasdite u krye edhe ceremonia e varrimit e viktimës. Qindra njerëz u rreshtuan për të hyrë në xhaminë ku u zhvillua ceremonia mortore, e cila ruhej nga vullnetarë me jelek të verdhë, ndërsa disa dhjetëra kalimtarë vëzhguan nga ana tjetër e rrugës.

Dhuna në Francë nuk ka të ndalur, megjithëse njoftimet zyrtare thonë se ka rënie të intensitetit të dhunës krahasuar me protestat e të premtës.

Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu vuri theksin tek mosha e protesuesve duke shkruar në rrjetin social Twitter se “një e treta e të arrestuarve janë të rinj, disa prej tyre shumë të rinj. U bëj thirrje prindërve që të tregohen më të përgjegjshëm”.

Ministri Darmanin tha se mbi 300 policë dhe zjarrfikës janë lënduar.

Shtatëmbëdhjetë vjeçari Nahel me origjinë algjeriane dhe marokene, u qëllua gjatë një ndalimi trafiku të martën në periferinë Nanterre të kryeqytetit francez. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët e çastit tregojnë ikjen me makinë nga adoleshenti ndërsa qëllohet nga policia.

Pak metra më tutje, Nahel M. përplaset me makinë. Personi që regjistroi këtë moment dëgjohet duke thënë:

“Ai ka vdekur, ka mbaruar, gjithçka ka mbaruar për të. Nuk e di se çfarë ka bërë, por ka mbaruar”.

Zyra e prokurorit të periferisë Nanterre, njoftoi se adoleshenti Nahel vdiq më vonë nga plagët e marra. Pas publikimit të videos, Kryeministrja Elisabeth Borne foli për rastin në Senatin francez.

“Ka tronditje, zemërim dhe i takon gjykatave të përgjigjen. Unë e di për angazhimin e përditshëm të policisë dhe xhandarmërisë në terren. Ata e dinë që veshja e uniformës do të thotë të përmbushësh një detyrë. Pamjet tronditëse tregojnë një ndërhyrje që duket qartë se nuk është në përputhje me rregullat e angazhimit të punonjësve tanë të rendit”, tha Kryeministrja Borne.

Lajmi për vdekjen e adoleshentit me origjinë algjeriane dhe marokene nxiti fillimisht protesta në Paris dhe më pas edhe në qytete të tjera të vendit.

Qyteti port i Marsejës, i paprekur fillimisht nga dhuna, përjetoi një natë me trazira të premten. Të rinjtë hodhën shishe me benzinë, vunë zjarre dhe plaçkitën disa dyqane, tha policia.

Të premten në mbrëmje, grabitësit hynë në një dyqan armësh në Marsejë dhe morën armatime. Një burrë u arrestua më vonë me një pushkë gjuetie, tha policia.

Një natë më parë, dy punonjës të rendit pësuan lëndime të rënda, duke përfshirë një që u godit me thikë, kur u sulmuan nga rreth 20 persona, tha policia.

Ministri i brendshëm Gerald Darmanin urdhëroi ndalimin e qarkullimit të autobusëve publikë dhe tramvajave gjatë mbrëmjes, të cilët ishin ndër objektivat e tre netëve radhazi të trazirave urbane.

Qytete të tjera të prekura nga dhuna janë edhe Lioni, Tuluza, Strasburgu dhe Lilli.

Thirrjeve për të ndaluar dhunën i është bashkuar edhe futbollisti i kombëtares franceze, Kylian Mbappe. Në një postim të gjatë në Twitter, ai shkroi se e kupton zemërimin që njerëzit po e ndjejnë, por nënvizoi se shkatërrimet dhe dhuna nuk ofrojnë zgjidhje.

“Nga kjo ngjarje tragjike po shohim shprehjen e një mllefi popullor, burimin e të cilit e kuptojmë, por nuk e pranojmë mënyrën se si po shprehet. Për shumë prej nesh ajo vjen nga lagjet e varfra dhe ne ndajmë këto ndjenja dhimbjeje dhe trishtimi. Kjo po pasohet me një proces shkatërrimi. Dhuna nuk zgjidh asgjë…”, shkroi ndër të tjera futbollisti Mbappe.

Zyrtarët francez kanë paralajmëruar drejtuesit e rrjeteve sociale, sidomos Snapchat-in dhe TikTok-un që të mos lejojnë shfryttëzimin e tyre për të përhapur dhunën.

Sipas Presidentit Macron, rrjetet sociale po luajnë një “rol të konsiderueshëm” në dhunë.Ai njoftoi shtyrjen e vizitës në Gjermani e cila pritej të fillonte të dielen./VOA

Etiketa: Francetrazira

Lajme të lidhura

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur
Botë

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane
Botë

Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane

19:35 - 03/02/26
Para
Bebe Rexha merr masa sigurie pas incidentit të fundit, shfaqet me syze mbrojtëse në koncert

Bebe Rexha merr masa sigurie pas incidentit të fundit, shfaqet me syze mbrojtëse në koncert

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave
Aktualitet

Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave

10:04 - 05/02/26

Avionët privatë reaktivë për distanca të gjata, të cilët përdoren nga elitat globale të biznesit dhe politikës, nuk janë thjesht...

Lexo më shumë
Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com