GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tre pikë të arta për Laçin, Tirana zhytet në zonën e rënies nga kategoria

17:10 - 21/12/24
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Tre pikë të arta për Laçin, Tirana zhytet në zonën e rënies nga kategoria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Laçi mundi 3-1 Tiranën, në ndeshjen e elitës, të luajtur në Kurbin. Bardheblutë realizuan të parët me Ndrecën, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi.

Laçjanët u futën në pjesën e dytë me shumë dëshirë dhe përmbysën sfidën. Dopieta e Cordeiro dhe goli i Traoere përmbysën ndeshjen, duke bërë që ekipi i Moreiro të marrë 3 pikë dhe të shkojë në vendin e shtatë me 20 pikë.

Kësisoj Tirana ka rënë përkohësisht në vendin e 8 dhe mund të thuhet me plot gojë se është tashmë e përfshirë në luftën për mbijetesë.

LAÇI 3-1 TIRANA

47′, 51′ Melo, 60′ Traore – 40′ Ndreca

60′ GOOOL! Sërish Laçi, ndërsa këtë herë është Traore që mposht Selmanin.

(VIDEO)

51′ GOOOL! Melo përmbys gjithçka, bardheblutë në shok pas fillimit të pjesës së dytë.

(VIDEO)

47’ GOOOL! Melo, ish-lojtari i Partizanit, tund rrjetën e bardhebluve me një goditje që befason Selmanin. Sfida barazohet 1-1.

(VIDEO)

40’ GOOOL! Tirana kalon në avantazh me anë të Ndrecës. Ky i fundit pason për Ismajlin fillimisht. Mbrojtësi nis një top për Prengajn në të majtë. Sulmuesi i bardhebluve kroson ulët për Ndrecën, që shfrytëzon në maksimum pasimin duke mposhtur Dajsinanin.

(VIDEO)

LAÇI: Dajsinani, Lleshi, Prodani, Kristian, Mjaki, Papa, Opeh, Manellari, Kordeiro, Kofi, Bullari

Trajner: Françesko Moriero

TIRANA: Selmani, Përgjoni, Dembele, Kola, Haxhiu, Ismajli, Jaku, Soler, Prengaj, Ndreca, Abah

Trajner: Gugash Magani.

Reagimi i trajnerit

Magani nuk është kursyer aspak ndaj lojtarëve të tij, ndërsa tha:

“Janë disa gjëra të pashpjegueshme. E dyta herë që na ndodh dhe në ndeshjen me Skënderbeun ku skuadra luan në perfeksion në pjesën e parë. Laçi ka ardhur vetëm një herë. Ne kemi dalë, kemi pasur rast për të dyfishuar rezultatin. Bëjmë disa gabime që mendoj ndodhi në futboll, por janë disa gjëra që duhen realizuar me imtësi. Dy golat që morën ishin gabime individuale të qendërmbrojtësit tonë. Nuk e di, u mërzita shumë sepse patëm gjithçka për ta fituar sot.

Do të thoja që është aluduar shumë këto kohët e fundit që Tirana nuk ka marrë rrogat. Mendoj të gjithë skuadrat shqiptare kanë probleme, nuk po futem te pjesa e presidentit, por kur futet lojtari në fushë jep maksimumin. Karakteri i çdo lojtari është që pasi jep maksimumin, atëherë thotë që këtu stop. Kjo nuk ndodhi me lojtarin që ka qenë gjithë kohës ndër më të mirët. Na ndodhi dhe me Dinamon me të njëjtin lojtar. Na ndodhi dhe sot. Nuk dua ta paragjykoj këtë lojtar se është djal shumë i mirë, por mendoj nuk e ka pasur mendjen fare.

Është diskutuar shumë këtë kohë që Tirana ka krizë, por çdo lojtar ka kontratat e veta. Ka të gjithë të drejtën të marrë për atë që i takon djersën e vet, por kur futet në fushë jep gjithçka për gjithçka. Unë kështu mendoj, kështu kam qenë dhe vetë dhe kërkoj skuadrën time. Kjo nuk do të thotë se dua të penalizoj një. Ndodhën disa gabime individuale, vështirë të kuptosh se kjo është Tirana e pjesës së parë dhe kjo e pjesës së dytë. Do analizojmë gjithçka dhe shyqyr ndodhi tani se është dhe gjysma e titullit.

Mund t’ju them se që ditën e parë që kam ardhur te Tirana se është hera e dytë që e drejtoj, punoj me kënaqësi. I kam thënë lojtarëve që duhet ta kenë për nder që kanë veshur fanellën, por kjo nuk do të thotë se janë të gjithë lojtarë. Pjesa më e madhe jep maksimumin në fushë, këto që janë içik si më të përkëdhelur mendoj nuk kanë dhënë më të mirën për Tiranën. Ju e patë Ndrecën, ka pasur mendim se nuk po jep më të mirën. Ka bërë 4 gola dhe 1 sot, për mua meriton notën më të lartë. Dhe nga portieri dhe të tjerët. Futbolli është lojë grupi dhe të gjithë duhet të përgjegjshëm për punën që bëjnë

Sa më afër jemi portës, aq më i rreptë bëhet mbulimi i hapësira dhe markimi. Nëse do të fillosh nga poshtë lart kur ke presionin e kundërshtarit, mendoj është vetëvrasje. Kjo na ndodhi ne sot, 2-3 herë. Dhe goli që morim, por ishte diëka tjetër më parë. Dhe goli i dytë që lojtari i fundit fare futet në driblim, nuk e kuptoj këtë”, u shpreh Magani për RTSH.

gijotina.com/

Etiketa: Laçi-Tirana

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Para
Kthimi i emigrantëve për Krishtlindje, radhë e gjatë në Kakavijë, 700 qytetarë presin dy orë në anën greke

Kthimi i emigrantëve për Krishtlindje, radhë e gjatë në Kakavijë, 700 qytetarë presin dy orë në anën greke

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori Gonzato “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi
Aktualitet

Ambasadori Gonzato “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi

10:47 - 12/01/26

Një dekadë pas reformës së dështuar në drejtësi e cila u mbështet nga BE dhe përpjekjeve për të “pushuar” zërat...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

10:30 - 12/01/26
Tentoi të fshehë provat e ndalimit të vëllait të tij, AMP ndëshkon policin

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës

10:13 - 12/01/26
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

09:59 - 12/01/26
E rëndë në Greqi/ Djali dhe vajza mbysin babanë me jastëk, i ndihmon edhe dhëndri

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

09:45 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com