GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tre tendera korruptivë të Emirjana Sakos pasurojnë me 1.5 miliardë lekë Fatmir Kurtin dhe lënë në pisllëk Ishmin dhe Sukthin

15:19 - 24/11/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Tre tendera korruptivë të Emirjana Sakos pasurojnë me 1.5 miliardë lekë Fatmir Kurtin dhe lënë në pisllëk Ishmin dhe Sukthin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emirjana Sako i ndan prej vitesh fondet shërbimit të pastrimit me tendera të dyshimtë në favor të biznesmenëve të afërt me të. Një prej tyre është Fatmir Kurti, i cili prej 5 vjetësh ka marrë afro 1,5 miliardë lekë nga fondet e pastrimit në Ishëm dhe në Sukth, ndërsa banorët ankohen për mungesën e shërbimit.

Më së fundmi, Ndërmarrja Shërbimeve Komunale e Bashkisë Durrës ka zhvilluar tenderin me objekt “Shërbimi i Pastrimit të Njësisë Administrative Sukth” me fond limit 75 875 913,00 lekë pa TVSH.

Tenderi është paracaktuar për biznesmenin Fatmir Kurti nga Durrësi, pronar i firmës “AFA Grup” shpk.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Prokurimit Publik, procedura është zhviluar me vetëm një pjesëmarrës, dhe ky është Fatmir Kurti.

Tenderi është mbyllur me shpejtësi të jashtëzakonshme, pas njoftimit më 3 nëntor 2025, është mbajtur më 18 nëntor dhe të nesërmen është shpallur fituesi: AFA GRUP SHPK me ofertë sa 99% e fondit limit: 74 337 000,00 lekë pa TVSH.

Kohëzgjatja e kontratës është 3 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes kuadër, me kontratë me të drejtë përsëritje cdo 12 muaj. Afati i kësaj kontrate e kalon edhe mandatin e kryebashkiakes Emirjana Sako dhe të këshillit bashkiak që ka miratuar buxhetin.

Për mungesën e konkurrencës, Open Data Albania e ka shënuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është sinjali i riskut të korrupsionit. Tenderi është firmosur nga drejtori i Komunales së Durrësit, që varet drejpërsëdrejti nga Emirjana Sako.

Histori korrupsioni me paratë e pastrimit

Kompania AFA Grup shpk nuk është e panjohur, por përsëritëse në abuzimin me fondet e përfituara nga Bashkia Durrës përmes favorizimit.

Prej pesë vjetësh, kryetarja Emirjana Sako, e favorizon Fatmir Kurtin të marrë tenderin e pastrimit në këtë zonë shumë diskutuar për ndotjen dhe papastërtinë.

Në prill 2021, Bashkia e Durrësit ka zhvilluar një tender të diskutueshëm, ku janë skualifikuar shumica e konkurrentëve, përfshirë dhe ata me ofertë më të ulët.

Edhe ky tenderi mori “Flamur të kuq” nga Open Data Albania. Meqenëse ishte haptazi në shkelje të ligjit të prokurimeve, tenderi u anulua në qershor nga vetë Bashkia Durrës. “Nga verifikimet e kryera në procedurën në fjalë vërehet se Oferta e BOE : Afa Grup shpk dhe Egland shpk, që është shpalluar fituese, është e parregullt. Ne ofertën e BOE konstatohet se ajo tejkalon fondin limit me TVSH”, shkruhet në vendimin e komsionit për anulimin e tenderit.

Institucioni i pushtetit vendor i drejtuar nga Emirjana Sako ka hapur sërish këtë tender në datën 7 korrik të këtij viti procedurën për shërbimin e pastrimit të njësisë administrative Ishëm me fond limit 557 milionë lekë.

Thirrjes i janë përgjigjur katër operatorë ekonomikë, por dy prej tyre që kishin paraqitur ofertë më të ulët se kompania që më pas u përzgjodh fituese, u skualifikuan.

Në fakt ato janë tërhequr vetë nga gara për t’i hapur rrugë Fatmir Kurtit të fitonte tenderin. Alko-Impex General Consturicion shpk, e Arbër Abazi ka paraqitur kërkesë për heqje dorë nga pjesëmarrja në këtë procedurë. Ndërsa “Pastrime Silvio” shpk e Fiqiri Allmucës nuk ka paraqitur dokumentet.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave e ka shpallur si të suksesshme ofertën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve Afa Grup dhe Egland shpk me vlerë 52.2 milion lekë.

Çuditërisht i njëjti bashkim operatorësh u shpall fitues dy muaj pas anulimit të procedurës, por këtë herë me një ofertë më të ulët në mënyrë që të siguronte kontratën.

Kompania e Fatmir Kurtit që drejton këtë bashkim operatorësh, nuk e ka justifikuar marrjen e fondeve. Puna e saj duket nga ankesat e banorëve të Ishmit në këtë video te vitit 2022. Ata shprehen se detyrohen t’i djegin plehrat pranë banesave.

Ndërkaq, kompania për punën që po bënte në Ishëm është “shpërblyer” me një kontratë tjetër pastrimi, pa mbaruar në Ishëm. Meqenëse kompania Rej shpk me pronar Luan Kaprin dhe Bashkia Durrës e kanë mbyllur marrëveshjen një vit para afatit, për njësinë administrative Sukth, lindi mundësia për një tjetër aferë.

Në 25 qershor 2024, Bashkia Durrës ka njoftuar tenderin “Shërbimi i Pastrimit të Njësise Administrative Sukth” me fond limit 20 474 895,00 pa TVSH.

Sipas komisionit, ky fond limiti ka qenë i përcaktuar në Marrëveshjen Kuadër të mëperparshme me nr.171 datë 2 mars 2021, me një afat 4 vjecar me të drejtë lidhje kontrate çdo 12 muaj. Kjo kontratë është zgjidhur pas 36 muajsh me marrëvshje midis palëve, më 28 shkurt 2024. Pra nuk është realizuar viti i fundit i kësaj marreveshje dhe fondi limit i mbetur është fondi aktual i përcaktuar për kryerjen e këtij shërbimi.

Tenderi është i dyshimtë dhe është shënuar me “Flamur të kuq” korrupsioni. Pjesëmarrës janë kompania e Fatmir Kurtit dhe “Rej” shpk që kuptohet se do të skualifikohej, pasi e kishte pasur më parë këtë kontratë dhe e kishte prishur.

Kjo është historia e fondeve të pastrimit në Sukth dhe Ishëm dhe e tenderave korruptivë të Emirjeta Sakos. Kujtojmë se kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako është thirrur më 17 maj 2024 në SPAK. Sako qëndroi përreth dy orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Pas daljes, ajo dha një prononcim të shkurtër për gazetarët ku tha se ishte thirrur për një çështje në hetim, por refuzoi të jepte më shumë detaje.

Derisa të pezullohet nga SPAK, Emirjana Sako dhe drejtorët e saj do të vazhdojnë të firmosin tendera korruptivë, ndërsa do të mungojnë shërbimet për qytetarët.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Emirjana SakoFatmir Kurtitendera

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
“Kemi marrë kërcënime nga politika…”/ Dumani i ankohet Brukselit: Prokurorët e SPAK janë të përgatitur për…

“Kemi marrë kërcënime nga politika...”/ Dumani i ankohet Brukselit: Prokurorët e SPAK janë të përgatitur për…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25

Florina Cani, nëna e 15-vjeçarit Martinit, i cili u vra një vit më parë në Tiranë nga një bashkëmoshatar, ka...

Lexo më shumë
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Salianji me ironi ndaj Berishës: Rama nuk ikën me muzikë poshtë zyrës

Salianji me ironi ndaj Berishës: Rama nuk ikën me muzikë poshtë zyrës

21:58 - 04/12/25
“Doktor ke shumë servila rreth vetes”, Militanti i PD-Berishës: Në Lezhë jemi pa kryetar partie…

“Doktor ke shumë servila rreth vetes”, Militanti i PD-Berishës: Në Lezhë jemi pa kryetar partie…

20:50 - 04/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com