GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tregtia e mallrave pëson rënie, rritet numri i pasagjerëve

15:40 - 30/03/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tregtia e mallrave pëson rënie, rritet numri i pasagjerëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza në tregjet ndërkombëtare po pasqyrohet dhe në Shqipëri ku volumi i mallrave të ngarkuara/ të shkarkuara në porte për periudhën Janar-Shkurt 2022 ka rënë me 9,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar sipas INSTAT.

Lufta në Ukrainë dhe shtrenjtimi i naftës ka sjellë rënien e tregtisë duke u pasqyruar edhe tek transporti hekurudhor që ka pasur një rënie drastike me 37,5% për dy muajt e parë të vitit në krahasim me periudhën Janar-Shkurt 2021.

Ndërkohë transporti ajror i mallrave është rritur me 14,7% duke kompensuar disi rënien e transportit të mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte për dy muajt e parë të vitit 2022.

Lajmi i mirë është rritja e numrit të pasagjerëve për dy muajt e parë të vitit në krahasim me periudhën Janar-Shkurt 2021. Të gjithë sektorët e transportit të udhëtarëve janë rritur ndjeshëm ku spikat numri i fluturimeve me një rritje prej 101 % krahasuar me Janar-Shkurt 2021. Numri i lartë i fluturimeve ka sjellë një rritje eksponenciale të pasagjerëve, gati trefish më e lartë në krahasim me Janar-Shkurt 2021. Praktikisht numri i pasagjerëve që kanë përdorur transportin ajror për dy muajt e parë të vitit 2022 është 466 mijë ose 193% më shumë.

Rritja e transportit të udhëtarëve i atribuohet lehtësimit të masave shtrënguese brenda dhe jashtë Shqipërisë ku disa vende kanë hequr kushtet e vaksinimit për të nxitur turizmin siç është Izraeli apo disa vende në Bashkimin Europian.

Megjithatë hekurudha nuk ngelet pas sepse transporti i pasagjerëve është rritur me 100% duke e krahasuar me periudhën Janar-Shkurt 2021. Rritje ka pasur edhe transporti detar i udhëtarëve me 32,9% për të njëjtën periudhë sipas INSTAT.

Importi i mallrave në vendin tonë ka hasur një rritje të përgjithshme të tyre në të gjitha llojet e transportit kryesisht atij ajror dhe rrugor. Në dymujorin e vitit 2022 importi i mallrave nga sektori detar u rrit me 29,8%, nga toka me 19,2% dhe nga ajri me 22,4% në krahasim me periudhën Janar-Shkurt 2021.

Ndërkohë importi i mallrave nga hekurudha ka rënie dramatike me 67,8% për dy muajt e parë të vitit 2022 duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një ndër shkaqet e rritjes së importit është edhe rritja e kërkesave për shkak të frikës nga pasojat e luftës në Ukrainë. Sipas ekspertëve, kërkesa e lartë për miellin dhe vajin sollën një rritje artificiale të çmimeve duke u shtuar dhe abuzimet e tregtarëve dhe mungesën e kontrolleve nga Autoriteti i Konkurrencës.

Lajme të lidhura

Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n
Aktualitet

Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n

08:56 - 09/04/26
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve

08:09 - 09/04/26
Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë
Breaking Views

Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë

20:09 - 08/04/26
Para
Besonin në teoritë konspirative/ Familja me 5 anëtarë hidhet nga kati i 7-të, çfarë zbuluan hetuesit

Besonin në teoritë konspirative/ Familja me 5 anëtarë hidhet nga kati i 7-të, çfarë zbuluan hetuesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Izraeli miraton pr/ligjin, dënim me vdekje për terroristët
Botë

The Guardian: Humbësi më i madh i luftës është Netanyahu, ai rrezikoi gjithçka dhe dështoi

09:32 - 09/04/26

“Në një luftë ku nuk ka fitues, kryeministri izraelit duket se do të jetë humbësi më i madh,” shkruan Guardian,...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona

Aksident i rëndë në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagosen disa persona

09:10 - 09/04/26
Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n

Shqipëria humbet përsëri në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n

08:56 - 09/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:37 - 09/04/26
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit

26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve

08:09 - 09/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com